“Jam gati të shkelmoj by**ë”, biseda poshtëruese mes Bush dhe Blair për Irakun

redaktor

Daily Mail ka publikuar një bisedë telefonike të presidentit amerikan Bush dhe kryeministrit britanik Blair para luftës në Irak.

Fjalët e tyre janë tejet poshtëruese dhe vulgare.

“Jam gati të shkelmoj by**ë”, i thotë Bush kryeministrit Blair.

Ja një pjesë e bisedës së tyre:

Bush: Përshëndetje!

Blair: Çkemi, si je?

Bush: Jam mirë, Shumë mirë. Por më e rëndësishmja, si je ti…po tregohesh shumë guximtar Gjuha jote e trupitm shumë mirë. Të pashë në TV. Lider i vërtetë. Do të mbahesh mend gjatë.

Blair: Eh, vërtetë. Është e vështirë ndonjëherë. Më beso. Por edhe ti po ia del mirë.

Bush: Unë? Unë jam gati të shkelmoj ca by**ë!

Blair qesh i nervozuar dhe i thotë që presidenti francz Shirak po shkakton probleme për të ndaluar miratimin në OKB të rezolutës që mbështet luftën.

Bush: Francezët nuk kanë mbështetur asnjëherë askënd. A kanë fituar ata ndonjë luftë përveç Revolucionit Francez?

Blair: Po, ke të drejtë.

Vijojnë të bëjnë shaka lidhur me francezët…

Blair: Çfarë do bëjmë tani?

Bush: Them ta mbyllim, këtë të premte rezolutën e OKB> Do të flasim me Kilin, me Meksikën, ta mbyllim.

Blair: Mendoj se për europianët e premtja është herët…

Qetësi e gjatë në telefonatën mes tyre…

Bush: E di çfarë? Ne mund të regjistrojmë këtë bisedë dhe bëjmë në mënyrë të tillë që Shirak ta dëgjojë. Kur ai biri i kurvës Saddami të godasë Europën, ata do të thonë “Ku ishin George dhe Tony?”

Qeshin me njëri-tjetrin…

Blair: Duhet të bëjmë që njerëzit të kuptojnë se nuk po shkojmë në luftë pse duam ne, por sepse nuk ka zgjedhje tjetër.

Bush: Po, madje kam përgatitur një fjalim për nesër dhe do flas rreth kësaj gjëje. Por duhet të përmirësojë gjuhën e trupit. Ti je në rregull ndërsa unë kam probleme. Si ia del?

Blair: Epo…

Bush: Tony, amerikanët nuk do ta harrojnë atë që po bën ti. Njerëzit më pyesin: A është kryeministri britanik në krah me ty në këtë luftë? A ke besim te Blair? Dhe unë them me vendosmëri: Po! Sepse e di çfarë lideri je ti. Ke kurajo. Je njeri që nuk të lë në baltë!

Blair duke qeshur: Ky mund të jetë epitafi në varrin tim…

Bush: Po, pak a ashumë “këtu prehet një njeri me kurajo të madhe”.

Blair: Fiks ashtu…/ TemA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *