“Jam lideri i një vendi të vogël”, për çfarë u zotua Rama para Asamblesë së OKB

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama ka folur për terrorizmin si një nga sfidat me të cilat përballet njerëzimi sot, por tha se Shqipëria është rreshtuar e para në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit kombëtar. Ai premtoi para liderëve të 194 shteteve si lideri i një vendi të vogël se Shqipëria do vijojë ta bëjë detyrën e saj.

“Unë lideri i një vendi të vogël theksoj solemnitetit tonë për të bërë besnikërisht detyrën tonë.

ISIS ka humbur 90% të territorit që kontrollonte. Por të mos gabojmë, disfata në terren nuk do të thotë që do të zhduket. Shqipëria ishte një nga vendet e para të rreshtuara në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit kombëtar.

Ne mirëpresim vëmendjen e shtuar nga organizatat rajonale për çështjet e sigurisë.

Në të gjithë botën njerëzit duan të jenë të sigurt, të çliruar nga dhuna, të trajtohen me dinjitet, pa dallim gjinie, race, bindjeve politike etj. Duhet të bëjmë më shumë se një deklaratë pajtuese”, tha kryeministri shqiptar në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Share This Article
9 Comments
  • e paska tundur çuni i tironës!!
    paska bërë namin,sipas gjuhës gazekareske të sotme!
    thotë se është rreshtuar në rradhën e parë kundër ISIS dhe në krahun tjetër shkon mbles në dasmën e gocës së erdos!?
    mos mër mos se i binde të gjithë!!
    “për çfar u zotua rama”??
    për asgjë!!nuk është i zoti të mbajë fjalë!!
    vetëm të bëjë gallatë në mullaqebook!!
    dhe këtë gallatë e bën përsa kohë është në fron,se kur të largohet!?sja mban më pafidhja!!

  • RAMA ne OKB … JAM ne lufte kunder ISIS ,jam ne lufte kunder pronave , jam ne lufte kunder hapjes se dosjeve sigurimit , te diktatures famekeqe komuniste .Jam ne lufte kundra integrigimit ne BE . Si mund ta durojme ne diktatin e ligjit ne BE ,pa harruar edhe transparencen e saj . Pse aq budalllenj na beni ju ne .Qe tme kuptoni ju mire ,ne kemi bere shume maskaralleqe ,e nuk jemi aq budallenj sa na kujtoni ..
    Coh e pi…u oh urjaip i kuq i erret .

  • Perse ky mllef per Edi Ramen?Qendrimi qe ka mbajtur eshte dinjitoz e fjalet qe ka thene nuk kane asgje per t’u kritikuar.Nese dikush ka nje ide e mendim tjeter le t’a shpalose e te tjeret le te gjykojne nese eshte nje mendim e qenrim me I mire se ai I Edi Rames.Kush di vetem te shaje nuk ka asnje ide per te thene.Mjere keto qenie se njerez jane larg per te qene!

  • Pse nuk e botoni komentin tim?Nuk I shkon ndokujte per shtat?Ju botoni edhe banalitete te padenja edhe per nje rrugac..Beni “politike” te madhe.

  • Shkurt: siperkomentuesit e kane nga zilia e tmerreshme
    qe kane per Edin ,si Kryeminister. Me qe nuk e arrijne
    shkallen e intelegjences se kryeministrit bejne te veten
    fabulen e Ezopit : ” Dhelpra dhe rrusht” ! ” S’jane pjekur
    nuk i dua,s’jane per mua …! Keta komentues jane turpi
    i botes ,hyzmeqaret e blere nga Sali Efendiu dhe Lulash
    galkataxhiu…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *