“Jam penduar për vrasjen e shokut, më provokonte”

anazapta

Gjimnazisti që vrau shokun e klasës gjatë orës së praktikës në ofiçinën mekanike të shkollës së mesme “Beqir Çela” në Shkozet, pranon autorësinë në sallën e gjyqit dhe shpreh pendesë para gjyqtarit të gatshëm. Edrin Varaku, 16 vjeç, ka folur shumë pak mesditën e djeshme nga brenda kafazit të hekurt, në masën e sigurimit personal të zhvilluar në Gjykatën e Durrësit. Ai është përfaqësuar nga një avokate, e cila deklaroi se klienti i saj i mitur ka vepruar në momente gjaknxehtësie për shkak të konflikteve që kishte me shokun e tij dhe se është penduar për krimin e rëndë. Avokatja kërkoi që të merrej parasysh edhe mosha e mitur e Varakut. Gjyqtari ka pyetur nxënësin e vitit të parë nëse e pranonte krimin e kryer dhe nëse kishte gjë për të deklaruar. Masa e sigurisë u krye me dyer të mbyllura për shkak të masave dhe rrethanave.

 

Dëshmia në gjykatë

“Po, e kam vrarë në gjaknxehtësi. Nuk doja, por më provokonte. Jam penduar thellë për krimin që kam bërë”, ka thënë Varaku dhe është ulur. Prokurori kërkoi masën e sigurisë “arrest në burg”, duke u shprehur se krimi ishte i paramenduar. “I dyshuari ka bërë një vrasje të paramenduar për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, ka thënë përfaqësuesi i akuzës, ndërsa ka paraqitur si prova teshat, gjurmët e gishtrinjve, armën e krimit, e dëshmitë e nxënësve për vrasjen e Adriatik Totës, 16 vjeç, nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme. Nga dëshmitë e mbledhura rezultoi se dy të miturit grindeshin prej më shumë se një viti mes tyre dhe ofendonin njëri-tjetrin. Dy ditë para vrasjes, viktima kishte sharë të dyshuarin nga motra dhe kaq ka mjaftuar që gjithçka të mbaronte tragjikisht. Mëngjesin e së mërkurës, Varaku ka shkuar i armatosur në klasë, teksa nuk u ndal nga profesori i praktikës, i cili as nuk kallëzoi ngjarjen në polici. Pasi i ka thënë viktimës t’i kërkonte falje, në refuzim e sipër e ka qëlluar me pushkë dy herë në kokë dhe kraharor, duke e lënë të vdekur. Varaku u kap pas 7 orësh kërkimesh në një nga rrugët e qytetit. I mituri ka thënë gjithashtu se armën e kishte gjetur në lumin Erzen dhe e kishte fshehur.

 

Masa e mësuesit

Policia arrestoi edhe mësuesin e praktikës, Thoma Llazari, 55 vjeç, i cili nuk ka treguar për grindjet dhe madje nuk ndihmoi policinë në hetime. Po dje, për “moskallëzim krimi”, Gjykata e Durrësit la në masën e sigurisë “arrest në burg” edhe mësuesin e shkollës “Beqir Çela”. Mësuesit e tjerë dhe drejtori thanë se nuk kishin informacion për grindjet mes nxënësve. Kurse në Facebook, si viktima, ashtu dhe autori, shfaqen të armatosur dhe me preferenca agresive në sjellje. Familjarët mohuan të kishin dijeni për këto detaje.

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Sa djale i mire…! Qenka penduar per ate krim qe ndodhi ne forme aksidentale, ndersa mesuesi-fajtori i vertete i ngjarjes nuk ka dashur as te tregoje se cka ndodhur..! Edhe viktima kishte publikuar ca foto me shotgan ne fb..dhe mediat nxituan ta tregojne!

    Po na del vetem vrasesi djale i mire dhe po i lihet barra mesuesit…!

    Ata jane monstra kur guxojne te vrasin tjetrin qe ne kete moshe, kurse mesuesit e shkrete, te poshteruar nga politikat arsimore-mafioze te pushteteve dhunohen nga te gjitha drejtimet.. dhe ne fund u mbetet faji atyre..! Sa te kemi politikane-kurva keto ngjarje do na ndjekin pa pushim…!

    • Ky duhet futur ne burg per jete, ne menyre qe te tremben te tjeret dhe te bjene shkollat ne qetsi

      Ne Shqiperi vetem frika ben pune, ndaj denimi ndaj ketij te jete maksimal dhe i pameshireshem

  • I paska zbatuar mire mesimet e avokates. Pendese per krimin por ai me ka provokuar. Ato fotot ne fb me arme dhe ato shprehejet per vrasje jane te pa rendesishme dhe nuk tregojne asgje per karakterin e ketij krimineli te vogel qe i rritur, kushedi se cfare tjeter mund te bente

  • “ADI ” , ne se me te vertete ,viktima ja ka nxire jeten sic edhe ky thote une do ti jepja te drejte edhe sikur ta RRIHTE ,por qe te perdor Armen dhe te vras nej 16 vjecar as qe ma merrte mendja .
    Mesuesi po ta hapte gojen do te ishte vrare perpara viktimes .
    perndryshe ti ADI ke te drejte .

  • o avokate gjaknxehtesia eshte aty per aty e jo te marresh armen ta fusesh ne ambjentet e shkolles dhe te vrasesh njerez,shkollen juridike dhe pa te mesme ke mbaruar ne kohe te demokracise.

  • Tee gjithe kemi qene ne shkolla dhe gjimnaze, dhe na kane provokuar, dhe na kane fyer, por mendja per ta vrare shokun e klases nuk na ka shkuar kurre!!! “Njerezit e vegjel hakmerren, Njerezit e medhenj falen! Njerezit e mençur injorojne!”-thote nje shprehje e zgjuar. Keshtu qe ai vrasjen e ka bere me gjakftohtesi dhe nese e ka bere qe ne kete moshe, ai e ben perseri ne te ardhmen! Se krimineli kriminel ngelet! Dhe habitem me kete shprehjen qe i kerkon Gjykatesi perhere te paditurit perhere: “A je penduar apo jo??” Kjo eshte absurde, sepse krimineli: “Jam penduar” do te thote perhere per te ulur sa te mundet denimit!

  • Per rastin tragjik te vrasjes se nje nxenesi nga nje nxenes ne territorin e nje shkolle, te ben pershtypje se si trajtohet nga media dhe politika shqipetare ky rast.
    Qe ne fillim viktima dhe autori i krimit jane rezultat i nje shoqerie te dekompozituar ne te gjitha drejtimet si ne ate ekonomike, sociale, financiare dhe morale.
    Partite kryesore qe jane ne qeverisje si dhe ajo e opozites (PD) qe prej me se dy dekada nuk bejne gje tjeter porese merren me akuza te ndersjellta per te shitur figurat e tyre teatrale si te besueshme qe i kane bazat ne “demokraci”.
    Ne fushatat elektorale te ketyre partive kryesore nuk ka patur asnjehere nje plan te detajuar per brezin e ri dhe te ardhmen e te rinjve. Ne fokusin e ketyre partive ne elektoratin e vazhdueshem jane se kush te shese dhe te bleje sa me shume tek USA dhe Europa ne menyre qe ne marrjen e ndihmave financiare te mundesojne pasurimin e tyre vetiak dhe te nje shtrese te privilegjuar te sipermarresve ne ekonomi, ne finance dhe “drejtesine” e ketij vendi.
    Ne keta vite te zhvillimit te “demokracise” simbas tamtameve te PS dhe PD vendi i yne eshte nje lule ne oborrin e Europes qe per habi asnje nuk merr mundimin ti afrohet dhe ta pranoje si te tille.
    Brezi i ri mbas viteve 90 eshte nje brez i rritur ne kete amulli politike, gje e cila i ka mbyllur rrugen e nje zhvillimi normal dhe pa asnje shanse ne te ardhmen.
    Ky brez rritet dhe edukohet me mashtrime, genjeshtra te cilat i sheh dhe i degjon perdite tek politikanet qe drejtojne kete vend. Rezultati eshte i logjikshem, sorollatje nder rruge, krime, droge dhe prostitucion dhe kur per habi te dynjase kercet nje revolver ne mjedisin e shkolles
    diku do te degjoshe nga politika se une do te beje carmatimin e plote dhe nuk do te lejoje dyqanet pijeshitese ne nje rreze prej 500 metrash nga shkollat, a thua se te rinjte nuk jane ne gjendje te bejne 501 metra per te blere pijet alkoolike!?
    Elektorati shqipetar nuk eshte ne gjendje qe te ndahet nga keta “pehlivane te politikes” dhe te drejtoje vemendjen nga forca te reja si ato politike ashtu dhe te shoqatave te cilat te kuptojne se ky rreth duhet hequr me rrenje dhe jo te vazhdojne te genjehen dhe mashtrohen si nga ata qe i paten para disa muajsh, ashtu dhe nga ata qe kane nderruar kalin, porese vrapojne ne te njejten udhe, natyrisht me bojera te reja si ato qe ju vune dikur fasadave te Tiranes, porese problemet jo vetem qe mbeten por per habi dhe na u shtuan!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *