“Jam sëmurë, dua të dal”, GJKKO rrëzon për herë të katërt kërkesën për lirim të Fatos Tushes

J L

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar për të katërtën herë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe për të dalë nga burgu.

Ndaj ish-kryebashkiakut, trupa gjykuese e GJKKO-së ka vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në seancat e shkuara u shpreh: ”Nuk jam i rrezikshëm, dhe jam i gatshëm që të ofroj garanci pasurore për lirimin tim. Kam probleme kardiake, gur në tëmth dhe vuaj nga mushkëritë. Kërkoj lirinë pasi jam intolerant dhe alergjik edhe ndaj ushqimeve.”

Tushe u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që kërkesë për një masë më të butë kanë bërë dhe vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes.

Ish-kryebashkiaku u shkarkua të nesërmen e arrestimit, me firmë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tushe duhet të përballet me drejtësinë pa mbështetjen e PS-së.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Degjenerate i korruptuar.Shkatërruat dhe vpdhët gjithshka.
    Të ngordhësh brenda dhe nuk kemi asnjë mëshirë ndaj plehrave si ju.

  • Ky nuk e kuptoka fare me shum te rri Brenda me mir I behet se esht fryr shum nga drekat e darkat degjo partin rri brenda se te Ben mir te dopsohesh o I mjer se boll ke vjedh

    • gjat shërbimit ushtarak,oj lil kishim një tip që filloi të thoshte “unë nuk rri më këtu se se bëj dot ushtrinë,dua të shkoj në shtëpi”!!
      u këputën tu qesh në fillim dhe më pas filluam ta merrnim për budallë!!sidoqoftë ai e mbaroi deri në fund!!
      nuk e pordhi kush se ” e bënte apo nuk e bënte ushtrinë”!!
      ky lali ka probleme!?
      ti kishte menduar më parë!!po u bë dhe burgu si jeta!?atëherë më mirë në burg!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *