I njohur botërisht si këngëtar dhe autor, James Blunt, u bë i famshëm pas këngës “You’re Beautiful” në 2005.
Por ajo që është mbase edhe më interesante në jetën e artistit britanik, është jeta e tij si ushtar në Kosovë, kur për një moment ka menduar se do ishte pikërisht ai që do niste Luftën e Tretë Botërore.
Rahni Sadler, gazetare e Sunday Night, ka bërë një reportazh për ushtarin e njohur në Kosovë, ku tregohet si mjaft i qeshur, interesant dhe që vjen nga një familje e privilegjuar dhe e njohur ushtarake. Blunt udhëhiqte forcat e Ushtrisë Britanike në Kosovë.
Gjatë futjes në Prishtinë ai udhëhiqte me mbi 30.000 ushtarë.
Në kohën kur ushtria e NATOs kërkonte kontrollin e aeroportit të Prishtinës, atje ndodheshin forcat ruse. Kjo ishte e pa pranueshme për liderët e NATOs kur urdhëruan Blunt që të rimerrte kontrollin e aeroportit.
Blunt tregon se: “nuk isha i gatshëm të filloja unë Luftën III Botërore” dhe pas pak, sipas tij, “urdhëri fatmirësisht u tërheq”.
Tani James Blunt jeton në Ibiza të Spanjës dhe është i martuar me Alexandrina Sofia, që rrjedh nga familja e Dukës së Wellingtonit.
