James Hilton: Shqipëria meriton drejtësi të ndershme e transparente

DITA Online

Atasheu ushtarak i SHBA në Tiranë James Hilton në konferencën për Sigurinë në Ballkan organizuar nga Qendra Marshall deklaroi:

Për të krijuar një klimë ekonomike përfituese nga të gjithë, duhet të vijojë progresi për një shtet ligjor e për të nxjerrë jashtë loje korrupsionin dhe krimin e organizuar. Reforma në drejtësi është duke u zhvilluar. Ajo po ndodh sepse shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë e transparente, gjë të cilën e dëshirojnë dhe popujt e rajonit”.

Duke u ndaluar në zhvillimet që lidhen me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë me BE, atasheu ushtarak i SHBA James Hilton tha:

Ne besojnë se aspirate europiane e Shqipërisë,përfshi reformat e kërkuara, do të jenë udhëheqëse për më shumë prosperitet e stabilitet për vendin e në tërësi për të gjithë rajonin. Procesi zgjerimit të BE do të forcojë aleancën mes SHBA dhe Shqipërisë e mbi të gjitha do të shërbejë për një konsolidim për vetë europën duke e bërë më të fortë dhe të lirë. Lajmi i mirë është se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur dhe se progresi duhet të vazhdojë me patjetër”.

Pjesë e fjalës së atasheut Hilton ishte edhe shqetësimi për Rusinë për të cilin theksoi se:

“Liderët rus janë një sfidë e jashtme. Kremlini duket i vendosur për të nënvleftësuar institucionet demokratike në të gjithë botën e të shikojë ndarje mes nesh. Kërcënimet ruse ndodhin në mënyrë të hapur dhe të mbuluar përgjatë kufijve të NATOS”.

“Vetëm duke punuar bashkë – tha në fund të fjalës atasheu ushtarak i SHBA James Hilton, – ne do t’i tejkalojmë kërcënimet e brendshme e të jashtme të sigurisë në rajon duke marshuar përpara me vlerat Atlantike”.

v.l/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *