James, përshkon 33 km rrugë çdo ditë

Dita

James Robertson për të shkuar në punë, i duhet të përshkojë 33 km rrugë në këmbë. Këtë gjë ai e ka bërë për më shumë se 10 vjet dhe nuk ka humbur asnjë ditë pune. Por ajo që të habit më shumë është se Robertson gjithmonë mbërrin në kohë, duke mos u vonuar asnjë minutë. Historia e tij është publikuar disa ditë më parë në agjencinë e lajmeve “Detroit Free Press”  dhe bëri shumë bujë, duke i kaluar kufijtë e Miçiganit  dhe preku shumë qytetarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në web u  morën shumë iniciativa për të ndihmuar 56 –vjeçarin dhe brenda pak orëve u mblodhën 47 mijë dollarë. Më ato para Robertson më në fund mund të blejë një makinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *