Nga janari në korrik 76 viktima të tjera nga aksidentet rrugore

Bora Basholli

Renis Muça tentonte të kalonte me biçikletë në krahun tjetër të rrugës kur u përplas nga një makinë “Audi” e drejtuar nga 18-vjeçari Fabjan Haxhiaj.

14-vjeçari ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ndërsa aksidenti i shtohet ngjarjeve të rënda rrugore të ndodhura vetëm në Tiranë.

Në Shqipëri, nga janari e deri më 15 korrik kanë humbur jetën 76 persona.

Kur jemi në pikun e sezonit veror vetëm në Tiranë për të njëjtën periudhë kanë humbur jetën 15 persona.

Aksidentet me pasoja të rënda në Shqipëri vijojnë të mbeten në shifra të larta, megjithë masat që sa vijnë e ashpërsohen.

Sipas policisë, shumica e aksidenteve të rënda ndodhin si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesve të mjeteve.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
    • Masat qe merr policia jane 10 mije lekshet te xhami i shoferit.
      Vrisni veten sa te doni, nuk ja ndjen njeriu.
      Pervec Tiranes rruget e kombit jane pa sinjalistike te plote.
      Po shqiptaret e perjetojne vdekjen me me qef se perjetojne sigurine e jetes me shtet dhe me rregulla.
      I ka Rilindja keto

      • Prandaj ma shume te vdekur ne Tirane ku signalistika eshte e persosur!
        Alkooli ne cdo moment te dites edhe shpejtesia jane dy faktoret ne shqiperi , e i treti eshte mungesa e ndihmes se shpejt me cdo gje qe duhet qe le me vdek shume raste rruges !
        Perndryshe ndonje here shyqyr se rruget jane te keqija qe te zvogelojne shpejtesine se ndryshe do kishim ma shume viktima

        • Ndoshta duhen ashpersuar Ligjet ,

          si ata qe udhetojne te alkoholizuar edhe cilido

          qe injoron sinjalistiken semaforet etj tabela rrugore .

          Pse jo re reduktohet shpejtesia brenda qytetit ne

          30k/ore si eshte ne shume qytete Europiane .

          Por s’duhet harruar edhe kjo qe vet e shikojm saher jemi ne Shqiperi ,

          levizjet e kembesoreve jo ne vijat e bardha ,ke zona (Zebra)e kembesorit kur tranveson rrugen ,ku te ndodhet e kjo shkakton shpesh her aksidentin .

          Edhe kembesoret duhet Gjobuar kur kalojne rrugen jo ne vendin e caktuar .

          Ligji disiplinon i ben katnaret qytetare .

          Kush peson meson !

  • JA KALOJME EDHE SIRISE, SI PERQINDJE POPULLSIE, SEPSE JEMI POPULL TRIM DHE HEROIK,

    NGATERROJME KEKUN ME BYREKUN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *