Janari mbyllet me temperatura të larta

Leda Hysa

Temperaturat e larta mbi normën mujore do të na shoqërojnë të paktën deri në ditët e para të muajit Shkurt.

Janari do të na ofrojë mesdita të ngrohta dhe aspak të zakonta për stinën e dimrit.

Sinoptikanët kanë parashikuar që mëngjeset të jenë tipike dimërore, ku në zonat malore temperaturat zbresin deri në -3 gradë, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, termometri pritet të shënojë 4-6 gradë. Por ajo çfarë e bën të pazakontë këtë Janar, i cili konsiderohet më i ngrohti në shumë vite është mesdita, ku temperaturat janë 4 gradë mbi mesataren, duke na dhuruar ditë të ngrohta.

Sinoptikanët thonë se reshjet kanë realizuar normat mujore të Janarit në të gjithë territorin, ndërsa janë tejkaluar me 30% në zonat veriperëndimore dhe qendrore.

Janari 2018 mund të klasifikohet si muaj i ngrohtë dhe i pasur me reshje shiu e dëbore.

E nëse do ta krahasojmë me një vit më parë, ky muaj qëndron mesatarisht 4 gradë më lart se Janari 2017, i cili është renditur në 5 Janarët më të ftohtë shqiptarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *