“Janë dokrra hini”, do thoshte Fishta. Është e gjitha një valle ku palët i hedhin këmbët me detyrim e përcaktim, sipas ahengut amerikan”

redaktor

 

Nga Skënder Minxhozi

Botuar në JAVA

“Do pastrojmë llumin, do luftojmë korrupsionin, PD s’mund të jetë parti antiamerikane, nuk e kthejmë partinë në bunker të interesave personale”, thotë i pari. “Do ringremë PD, do heqim kryetarin që na la përjetësisht në opozitë dhe që nuk fiton dot kurrë, do rrëzojmë patericën e Ramës, do rinisim protestat”, ja pret i dyti.

Po të dëgjosh këto ditë Lulzim Bashën dhe Sali Berishën ke përshtypjen se kanë qenë armiq prej shekujsh, se nuk kanë ndarë kurrë të njëjtën zyrë, llogore politike, të njëjta mendime e linja politike, madje që nuk ndajnë mes tyre as stafetën e drejtimit të një partie që ka marrë tatëpjetën e s’po di të ndalet.

Berisha dhe Basha janë në kurs total përplasjeje dhe e vetmja që do e pësojë është PD megjithë çka brenda.

Berisha dhe Basha ishin të gatshëm ta shtrinin paqen e tyre të shtirë e hipokrite edhe pas 25 prillit. I pari, me kusht që kryetari ta linte të qetë në liturgjinë e tij prej lideri historik dhe instance supreme brenda partisë. I dyti, me kusht që paraardhësi i tij të mos ngrinte zërin e të mos ngryste vetullat sa herë që ai humbte. Domethënë çdo dy vjet afërsisht.

Provat e kësaj loje të pisët në kurrizin e demokratëve të thjeshtë janë në vitrinë, në sytë e të gjithëve. Berisha e toleroi Bashën në 25 prill, i la fushë të lirë të shtypte me këmbë rivalët në të hyrë të verës, duke u rizgjedhur kryetar në mes të një depresioni nervash të pashoq që kishte kapluar të gjitha katet e Partisë Demokratike.

Partia ishte në zi, por kishte një kryetar të ri. Që në fakt ishte ai i vjetri, i cili sapo kishte humbur për herë të katërt përballë Edi Ramës. Por Berishës aq i bënte. E la Lulin të gëzojë paqen e shtirë në zyrën që dikur kishte qenë e tij, vetëm e vetëm që ish-nxënësi i tij të sprapste sulmet e pritshme nga jashtë. Domethënë nga SHBA.

Shkelja e kësaj marrëveshjeje nga Basha është shkaku i vetëm i asaj që po shohim sot në PD. Nëse pyet një përkrahës të Lulit a do e kishin goditur Doktorin po të mos jua kishte kërkuar këtë gjë Amerika, të përgjigjet fët e fët se nuk do e hidhnin atë hap. Nuk ka nevojë të mendohet fare, e ka në majë të gjuhës përgjigjen. Pra, janë “dokrra hini”, siç thoshte Fishta i madh, përbetimet e sotme për pastrimin e llumit në parti, për ndarjen me të shkuarën etj etj.

Është e gjitha një valle ku palët i hedhin këmbët me detyrim e përcaktim, sipas ahengut amerikan.

Në rrafshin e perspektivës, asaj që pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt, të krijohet përshtypja se të dy kalorësit janë të bindur se po bëjnë më të mirën për partinë. Basha po përpiqet të bindë grigjën rreth vetes se këto tetë vite e ka penguar Berisha që të jetë vetvetja. Megjithëse i ka vënë surratin dhe shpatullat Çadrës, dorëzimit të mandateve, protestave me molotov e braktisjes së zgjedhjeve, Luli po tenton të kryejë këto orë një operacion makijazhi. I cili konsiston në faturimin e gjithçkaje të zezë tek dera e Sali Berishës. Ma hiqni qafe, e do t’ju sjell në pushtet, duket sikur thotë në çdo hap që hedh. Edhe ata që i rrinë afër e dinë mirë se ky që flet është autosugjesioni i Lulit, jo vetë Luli.

Nuk duhet shumë njohuri politike dhe nuk duhet të kesh lexuar shumë gazeta, për ta ditur se edhe kësaj rradhe Basha po gënjen. Duke premtuar një erë të re, një vit zero të presidencës së tij në PD, Lulzim Basha po përpiqet të ngrejë një kështjellë rëre, e cila po kërkon të bëjë kurban vetëm trashëgiminë e Berishës, pa futur askund në faturën e humbjeve tetëvjeçare veten e tij.

Është një operacion sa grotesk e qesharak amputimi të së shkuarës. Sepse i bie që Luli të ketë qenë një buratin nga ata që trembin harabelat, pa zë, pa tru, pa shtyllë kurrizi. Jo se i ka pasur me tepri këto, por edhe që s’ka qenë fare në zyrën e tij në vitet 2013-2021, këtë s’mund ta besojë kush.

Berisha nga e tij po tenton të bëjë një operacion plastik edhe më radikal dhe absurd në imazhin e tij historik. Po thotë se PD ka respektuar debatin e brendshëm, se ka zgjedhur mes kandidaturave që kanë bërë garë, se do të ndërtojë një parti ku do respektohen me rigorozitet rregullat dhe demokracia etjetj. Po thotë pra një grumbull rrenash banale me të cilat shqyhen gazit edhe pulat e lagjes kur i dëgjojnë.

Njeriu që ka ngritur Inkuizicionin në parti që në vitin 1992, s’mund të predikojë sot moderacionin.

Sali Berisha po përpiqet të arnojë disi faktin që nuk foli kur duhej, por vetëm kur i ra mbi krye halli amerikan. Në ndryshim nga Basha, ai arrin të përdorë të paktën një pjesë të mllefit që rrethon humbësin që drejton sot partinë. Duke krijuar kësisoj një masë kritike mbështetësish që mund ta rrezikojnë seriozisht pozitën e Bashës në javët e fundit të këtij viti.

Problemi i vërtetë i PD nuk ndodhet faktikisht tek kalorësi që do të arrijë të dalë i gjallë apo i vdekur nga kjo sfidë brenda llojit. Partia Demokratike do të jetë në çdo rast më e vogël, më e pafuqishme, më e ridimensionuar, cilido prej dy sfidantëve të fitojë.

Këto orë ka nisur të filtrojë brenda opozitës një ide e tretë, nëse mund të quhet kështu. Është ai zë arsyeje që del jashtë rreshtit të burokratëve brenda selisë, apo jashtë sallave plot urrejtje e sharje të Foltores, e që sheh me sy të lirë dhe pa shumë mundim se mbreti është lakuriq, cilado qoftë rruga që do marrë përplasja Basha-Berisha.

Zgjidhja e krizës së PD nuk vjen tek mbajtja gjallë e në krye të vendit e njërit prej dy shkaktarëve të rënies së saj në tetë vjetët e fundit. As Basha nuk e drejtoi partinë pa pyetur Berishën, as ky i fundit nuk firmosi e vulosi linjën që opozita ndoqi në këtë periudhë kohore.

Berisha dhe Basha kanë qenë “zgjatimi” i njëri-tjetrit në parti pas vitit 2013. Ata janë aksionerë të pandashëm të kaosit ku është zhytur sot Partia Demokratike. Ka vetëm rëndësi periferike nëse njëri është më i fuqishëm se tjetri në këtë përplasje gjelash të lodhur. Qëndrimi i PD brenda qerthullit fatalist të dyshes Berisha-Basha, vetëm sa shtyn daljen nga gropa, duke shtuar kostot dhe afatet kohore të qëndrimit në opozitë.

Në kushte të tilla rreshtimi me secilin nga humbësit është si t’i japësh shtysën një makine që është nisur tashmë drejt greminës.

—–

Titulli është i redaksisë

 

Share This Article
12 Comments
  • Titulli është i redaksisë…, kurse përmbajtja e bishtave të partisë.

    Po si s’doli së paku një gazep i pavarur “ditor” që të vërë në shënjestër çakejtë e tetë viteve të fundit, por mbetën vetëm duke “analizuar” gjurmët e “freskta” të ujkut plak?

    Ato dy apo tri kalá prej rëre, të ngritura me aq përkujdesje e stërmundim tre dekada më parë prej katovicarëve pardesybardhë e veglave të tyre pëpëshëiste më përpara shemben vetë se sa prej grimcave humoristike të fishtës e minxhozit.

  • PD nese done te behet aset poltik dhe kombetar, Ate mund ta arrije pa Salihu e pa Bashen!Asnjeri nuk i duhet e as nuk i bene ndere PD-se.Ka kuadro mte reja,por juo edhe ata “nxenesit”te infektuar nga Berisha.apo Basha.PD-ja te mbaje zgjedhjet,por jo ne drejtim te ketyre qe e shkaterrun.Por ta zgjehdin nje keshill te ri inicues zgjedhor.

  • berisha nese ka merak me u ba krietar partie, te dale më vehte e te krijoje nje force te re politike dhe pse jo, te provoje se sa vota merr ne zgjedhje.

    eshte e djallezore , e padrejte, dhe e pandershme levizja e tije ne kete moment. ky nuk don me e lan PD-ne te vije ne pushtet, edhe pse kjo e fundit i kadhene maksimumun shokut Salih. Dyhere president, 2 here kryeminister, 27 vite kryetar i PD-se. Qa kerkon ma ky njeri?

  • Bismarku e ka postuluar me kohe e vakt, shqipot mbajne me moral e gajret njeri tjetrin, popull pa kurfare civilizimi,…….

  • Të vërtetat nuk mund të mohohen.
    Si salihu, si basha, si pasha, si bardhi apo gardhi, si klevisi, i ati, apo murrizi, si noka apo pakoka, paloka, si salihanji apo grida, si mesila apo pasila, dmth e gjithë grigja është një bandë, që jo vetëm vetveten e shkatërruan, por shkatërruan edhe Shqipërinë.
    Fitorja e tyre e vetme me votë të lirë ishte 1992 dhe atëhere erdhën fill pas masakrës në Shkodër…
    Salihu premtoi mrekullinë, që do tu sillte shqiptarëve, duke u servirur “bashkëvujtësve” fitoren, mirëqënien, lirinë…, dukej “madhështor”, çirrej me të madhe se do të bënte “mrekullinë” dhe ia nisi me luftën e re të klasave: luftën kundër komunistëve me parrullën “komunistët pa punë”! Këtë aksion renegati komunist PUSHTetar e ligjëroi me ligjin 24/1 dhe e bëri Shqipërinë çamur!
    Shqiptarët ia njohën hundën kalorësit provincial dhe u ngritën në protesta demokratike. Salehu menjëherë ngrinte shkopin e policisë së agim shehut dhe litarin e përçarësit gazideda përballë protestuesve dhe i niste me kërbaç, të protestonin në Fushën e sportit të Lagjes “Ali Demi”. Sheshin “Skënderbej” salehu e kishte privatizuar për llogari të pd!
    Në zgjedhjet e 26 majit 1996 ishte kulmi i krimeve të salehalesë! Pas kësaj vjen lufta civile, bandat, hapja e depove ushtarake, krimi mori dhenë, familjarë të salihalesë u arratisën në Itali, shumë kriminelë morën pasaporta diplomatike dhe ikën, ndërsa salihorri mbeti si qyq ne Presidencë, nën mbrojtjen e Izet Haxhisë… Ky kriminel sot na shet demokraci në foltore! Mbrojtësi i tij, Izet Haxhia, bën burg për shkak të krimeve të salehut!
    Luliëzim Berisha, ish ministër i brendshën në masakrën e vrasjes së 4 protestuesve të pafajshëm dhe i qindra të tjerëve të rrahur e torturuar, përgjegjësi direkt pas salihut,
    përgjegjës për shumë vepra të tjera kriminale kudo në postet, që ka drejtuar, sot na hiqet si reformator, këshillues, diktues, akuzues, shpifës, fodull, kërkon pushtet për të bërë rrëmujë e shkatërrim.
    As për salihun dhe as për lulziun Shqipëria nuk ka nevojë!
    As për pd inekzistente nuk ka nevojë Shqipëria!
    Shqipëria ka nevojë për zbatim të ligjshmërisë, për njerëz të pakorruptuar në qeveri dhe për drejtësi të paanshme!
    Shqipëria ka nevojë për uljen e rrogave dhe privilegjeve te përrallamentarëve, të administratës shtetërore, për kontrollin dhe luftën ndaj krimit, për rritjen e kujdesit shëndetësor të popullatës, rritjen e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, kontrollin e punësimit, vjeljen e taksave nga bizneset…dhe rritjen e sigurisë së jetës së qytetarëve.
    Këto punë atdhetare mund t’i bëjë kushdo, me përjashtim të saligërdallës, lulziut të etur për km dhe të pd-së së krimbur nga interesa korruptive, egoizmi, nepotizmi, paaftësia, etja për pasuri të paligjshme, sabotimi i reformave, destruktiviteti, etj.
    Gazetari i mirënjohur, Skënder Minxhozi, jep fakte dhe arësyetime të mbështetur mbi argumente.
    Ndeshjet e dy “kalorësve” mbi gomarët e Don Kishotit i ngjajnë një maskarade, që askujt nuk i hyn në punë, përveç atyre, për të qënë “të ndershëm” në krye të PD, kur secili prej tyre meriton të qënit jashtë çdo partie dhe jashtë politikës dhe shumë më mirë do të ishte, të jenë përpara drejtësisë për krimet e tyre.

  • Handikapet e Ramutit, akoma tremben nga Berisha.
    Lulin e ka Rama, mos u ankoni kot.
    Ka kosto, diku te 15 milione euro per zgjedhje, po dhe ato jane therrime me miliardat e borxheve qe merr Ramuti per koncesionet. Me aq, nuk e merr kurre Luli pushtetin

  • Çfarë pret nga një popull që ka pranuar të qëndrojë 500 vjet nën pushtimin osman,nga genocidet të njëpasnjëshme nga Serbët,nga injoranca sunduese e Zogut të vendosur nga agjentura sllave dhe i vetshpallur mbret,nga diktatura komuniste 47 vjet dhe më në fund nga hajdutët dhe kriminelët e 31 viteve të fundit?

    • Cfare pret nga nje popull, historine e te cilit e shkruajne kriminelet dhe hajdutet.
      Te gjithe ata qe shajne diktaturen cuditerisht jane pellgu i maskarenjve. Te gjithe ata qe shajne diktaturen e cuan kete vend 500 vjet mbrapa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *