Harrohet a s’harrohet çdo dhunë mbi tokë por nderi mbi komb asht i shenjtë se i shenjtë asht gjaku i derdhun për At’dhé.
Ne përulemi përpara martirëve dhe viktimave të rezistencës antikomuniste. Çmojmë fort gjakun e derdhun, sakrificat dhe vuajtjet e të gjithë atyre që nuk u thyen por qëndruan si heronj. Të përndjekurit politikë i mbijetuan asaj që nuk i la me marrë frymë, diktaturës më të egër komuniste. Madhështia e të përndjekurve është në faktin që ata nuk ushqejnë urrejtje në zemrat e tyre por vetëm kërkojnë drejtësi. Shembujt e tyre do të frymëzojnë brezat për tu qëndruar besnikë idealeve të shenjta, që shqiptarët i çmojnë aq shumë, burrërisë e atdhedashurisë dhe do të forcojnë nismat për rilindjen kombëtare.
Është e pafalshme që në këto 20 vjet të postdiktaturës komuniste, për ish të përndjekurit politikë nuk pati asnjë moment drejtësie por vetëm keqpërdorje, tallje dhe fyerje. Ish të përndjekurve politikë u grabitën idealin, votën, dinjitetin dhe me ngjarjet e fundit edhe jetën. Për Partinë Socialiste ish të përndjekurit politikë nuk janë një grumbull votash, por një kauzë e drejtë për tu fituar, një padrejtësi që pret drejtësinë, një plagë e hapur shoqërore që pret shërimin. Ne marrim përsipër t’i japim fund hipokrizisë dhe abuzimit 20 vjecar me të përndjekurit politikë. Partia Socialiste në programin e saj për një rilindje kombtare ka në qendër të vëmendjes ish të përndjekurit politikë dhe sëbashku do të punojmë për tua shlyer borxhin moral dhe ekenomik që mbarë shoqëria shqiptare i detyrohet. Programi i Partisë Socialiste për ish të përndjekurit politikë i hartuar përgjatë një viti në këshillim intensive me grupet e interesit shtrihet në tre rrafshe kryesore, atë ekonomik, moral dhe social.
Skema jonë e kompensimit për të përndjekurit politikë do të zbatojë një shpërblim prioritar në varësi të moshës ku:
Në vitin e parë të qeverisjes socialiste do të dëmshpërblehen të gjithë ish të burgosurit, gra mbi 70 vjec, burra mbi 75 vjec Brenda 2 viteve në vijim, do te dëmshpërblehet pjesa tjetër e ish të burgosurve politikë.
Ndërsa në dy vitet e tjera, do të vijojë dëmshpërblimi i trashgimtarëve të të pushkatuarve dhe ish të burgosurve politikë.
Të gjithë ish të përndjekurit që disponojnë letra me vlerë, gjatë dëmshpërblimit nuk do u zbritet shuma në vlerën nominale te tyre, por vetëm vlera reale e tregut ose do u jepet mundësi reale për t’i përdorur në privatizime apo transaksione të ngjashme.
Të gjthë ish të përndjekurve, që kanë privatizuar shtëpi, nuk do u zbritet vlera aktuale e tregut për shtëpitë, por vetëm vlera reale e tregut ne vitin 1992, i cili është edhe viti i privatizimeve masive të ish banesave shtetërore.
Politikat tona publike dhe sociale do ta respektojnë Statusin e ish të Përndjekurit politik. Të gjitha shërbimet publike për ish të përndjekurit do të përballohen nga shteti.
Do të krijojmë azile të vecanta për ata Ish të Përndjekur, të cilët nuk kanë asnjë të afërm që mund të kujdeset për ta.
Përvec detyrimeve që na nxjerrin ligjet dhe konventat për dëmshpërblimin material dhe moral të kësaj shtrese, integrimi social është dhe do të jetë detyrë parësore e jona duke i dhënë kësaj shtrese përparësi në punësim, strehim dhe në të gjithë sektorët social-ekonomikë.
Ne do të ngremë një institucion europian të kujtesës historike që do të dokumentojë dhe bëjë të aksesueshme për publikun historinë e persekucionit nën regjimin komunist.
Do të rishikojmë tekstet e historisë me një këndvështrim realist përsa i përket veprës dhe vlerave të të përndjekurve politikë.
Do të bëjmë të mundur ngritjen e varrezave monumentale për të gjithë ata që u pushkatuan nga rregjimi komunist, si dhe krijimin e të gjitha lehtësive ekonomike dhe administrative nga ana e qeverisë për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të pushkatuarve dhe të burgosurve.
Do të bëjmë hapa konkretë në dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare sipas modeleve më të mirë të vendeve ish komuniste të Europës lindore duke përfshirë edhe dënimin i figurës së ish diktatorit.
*****
Botuar sot ne DITA
Foto LSA: Nje ish i perndjekur politik, duke u perqafuar me familjaret e tij, ne diten e 19 te greves se urise paraditen kur Lirak Bejko u vetedogj me benzine.
PS-ja ka krijuar nje grup pune me ne krye zonjen Keti Bazhdari, qe vjen nga nje familje e njohur dhe e persekutuar, nje familje qe ka respektin ne vendilindjen e saj Shkoder, do te beje te mundur qe ne nje kohe sa me te shkurter, te zhbllokoje fondet dhe te permirsoje jeten e kesaj shtrese.
Une kam shume besim se per here te pare pashe nje program mjaft te qarte dhe me nje stature europiane.
Vota per PS-ne eshte vote per nje rilindje.
Keti me gjithe respektin per ish te persekutuarit E VERTETE te kohes se shkuar mendoj se PS pak do jua kete ngene kesaj shtrese. Shqiperia e Saliut ka kaq shume te persekutuar te ketyre 22 viteve te mender demokracise sa e kalon numerin e atyre te kohes se shkuar me 20 fish. Lere pastaj qe ne akren e shtetit nuk ka per te gjetur gje tjeter vec carapeve te pa lara te Ridvan Bodes dhe sanduicit te len pergjysem nga Fullani.
Eureka ! Ben Shkodra per Ju Z. Rama u rringjall shpresa per ne, me Keti Bazhdarin