Janë grabitur që nga thesari i shtetit, e gjer tek rezervë e floririt!

Ornela

Kaq vite-Vatanin,
e latë të uritur,
po sa do të rroni,
o të babëzitur!

Çfarë krijoi Atdheu,
për afro 50 vjet,
thellë në xhepat tuaj,
e gjitha u tret!

Të gjitha-të gjitha,
krejt pa turp i morët,
që nga varkë e thjeshtë,
deri tek vaporët!

Çfarë kishin krijuar,
masat popullore,
u bënë për pak njerëz,
pasuri prrallore!

S’ka kurrfarë dallimi,
të kuq-apo blu,
dhe askush për vjedhje,
burg s’bëri këtu!

Ç’qe blerë me valutë,
juve e grabitët,
tanke-aeroplanë,
veç për skrap i shitët!

Këtu kusëria,
s’është më një çudi,
ka plehra që kanë,
gjer njëqind shtëpi!

Çdo merrnim të gjithë,
këta 30 vjet,
e vodhën pa turp,
as dhe njëqind vetë!

U ngrit OFL-ja,
të bënte çudira,
kur kryekusarët,
janë në qeverira!

Çdo gjë e çdo gjë,
e vodhi qafiri,
nga thesari i shtetit,
e gjer tek floriri!

Nga vjedhje e thesarit,
keq u tall “Sovrani”,
kur dhe dëmshpërblim,
rrëmbeu Fullani!

Rrëmbeu Fullani,
ky derr i kënaqur,
se paraburgimi,
e kishte zgërlaqur!

Kur një që bërtet,
në krye u ndodh,
me gomerë e mushka,
floriri u vodh!

Aty as një mizë,
s’mund të futej dot,
por u futën mushkat,
u ngarkuan plot!

Asgjëkund s’është bërë,
çfarë u bë këtu,
njeri s’u dënua,
se njeri s’u zu!

Maskarenjtë në burg,
të futen së paku,
ndaj që nga fillimi,
të rihetojë SPAKU!

Këto 30 vite,
s’bëmë ndonjë gafë,
thjesht ujkut i varëm,
mëlçitë në qafë!

Ndaj kur vijnë votimet,
luajnë nga mentë,
për të marrë pushtetin,
coptohen si qentë!

Në sallë të Kuvendit,
ndaj dhe ulërasin,
një ditë pa pushtet,
e dinë sa humbasin!

Çdo fjalë në fushatë,
e kanë gënjeshtër,
popullit i hyri,
thika gjer në eshtër!

A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • Zogu mori me proces verbal 160 kg florinj.
    Sali Berisha,Ardjan Fullani,Fatos Hapsani,Ilir Shejtani,Arben Imami,,moren nga thesari i shtetit dhe thesari armatimit 5 ton flori pa proces verbal..
    Me dokument ka marre edhe Vace Zela nje napolon,per te mbushur dhembin(120 leke te reja).
    Kur historianet te zhyten ne arkiva per te zbuluar hajdutet e thesarit te Bankes,,do te zbulojne Ahmet Zogun dhe Vace Zelen,,
    Hajdutet e vertete as historia nuk i shenon.

  • Shto shto zoti poet ,keta kane vjedhur edhe trojet e pronareve dhe trojet shtetrore ,Apo e kini lene per te shkruar ndonje here tjeter ???Mos haro o Ben Duka !!!!

  • Tabllo e trishtuar mjerimi per popullin fukara shkaktuar nga bandan nen drejtimin e qeverive te tranzicionit me të zi te Shqiperise per 30 vjetet e fundit dhe prape keta bandite nuk e leshojne karrigen.
    Arben Duka – kritiku me i vertete, me i sakte, me i plotë, me i drejte – nje atdhetar, qe nuk i gjendet shok.
    Shendet, jete te shendeteshme dhe te gjate per krijime te reja, i nderuari Atdhetari i Pare i Shqiperise@

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *