Letër e nënshkruar
Nexhat Nallbati
Më 23 Nëntor 2013, nga burgu u arratisën shtatë vetë në Drenovë të Korçës. Rregull e disiplinë aty nuk ka patur, përderisa këta të burgosur u ndihmuan nga jashtë aq lehtësisht. Burgu konsiderohej i sigurisë së lartë emrin, por vetëm siguri nuk kishte aty bazuar në rrethanat e arratisjes. Që të shtatë të armatosur?! Kjo është skandaloze për çdo ushtarak që merr vesh nga sistemi i burgjeve. Pa diskutim janë ndihmuar nga vetë gardianët. Ndaj kjo që ndodhi s’ka bërë ndonjëherë vaki. Po nuk u largua kultura e korrupsionit dhe të korruptuarit nga policia, burgjet, administrate, ngjarje të rënda do dëgjojmë prapë. Dhe nuk është çudi të jemi edhe secili prej nesh, viktima e radhës.
