Me një mllef të madh, disi «i përligjur» do të thosha unë, Uran Butka, duke i dhënë vetes atributet e «historianit të Luftës së Dytë Botërore», dje ka shkruar një shkrim «Mehmet Shehu, 100 vjetori i një krimineli». Butka e konsideron kremtimin e 100 vjetorit të lindjes së Mehmet Shehut, këtij burrit të vërtetë shteti, këtij udhëheqësi të ndritur të formacioneve të mëdha luftarake në Luftën e Dytë Botërore, «si një nga ngjarjet më të shëmtuara të këtij fillimviti!»
Butka e konsideron Mehmet Shehun «kriminel», duke marr kështu atributet e prokurorit dhe të gjyqtarit! Prova kryesore që Uran Butka përdor për të arritur në konkluzionin se Mehmet Shehu paska qënë “kriminel”, është libri “me dokumente arkivore” që paska shkruar ky “historian” me titullin “Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945”!
Dhe duke përmëndur disa ngjarje të shkëputura, disa emra konkret vendesh dhe ballistësh, të ndodhura gjatë Luftës së Dytë Botërore, Butka përpiqet t’u mbush mëndjen shqiptarëve dhe më gjerë se Mehmet Shehu “ka vrarë pa gjyq!”
Është për të ardhur keq me këtë kategori njerëzish, që për fatin e keq, u është mbushur mendja se janë “historian” dhe mendojnë se populli “i ha pa i përtypur” historitë banale dhe “konkluzionet” e tyre për historinë e pandërprere kombëtare të këtyre 100 vjetëve të fundit. U bënë plotë 22 vjet që këta tipa “historianësh”, duke u pozicionuar, kush me të drejtë, kush pa të drejtë, në krahun e “të persekutuarëve”, kanë marrë në dorë penat e ndryshkura dhe “derdhin” pa karar një vrer aq të madh, sa e kanë mbushur vendin me helm. Nuk kanë masën, nuk kanë më të voglën qetësi dhe lartgpamësi, nuk kanë vetpërmbajtje, nuk duan t’ia dinë se mllefosja e tyre i bënë keq kombit dhe popullit, dhe në fund të fundit cënonë sigurinë kombëtare.
Ky vend ka kohë që është ndarë dhe përçarë, ka kohë që të dyja “kampet” kanë zënë “llogoret” dhe luftojnë në mënyrën më të paskrupullt mes njëra-tjetrës për interesa meskine. Së paku për këto 100 vjet shtet, nga më i madhi e deri te më i vogli, janë futur në rrethin vicioz të “lojës me letra”, dhe “Asin Spathi”, herë e përdor njëra palë, herë pala tjetër. Asnjëra palë nuk lodhet t’a bëjë ndryshe, vetëm merr pushtetin dhe ktheje “Asin Spathi” me kokë posht, duke i parë në mënyrë të përhershme gjërat vetëm me dy ngjyra: Bardh dhe Zi!
Jeta njerëzore kudo në botë as ka qënë, as edhe është bardhë e zi. I ka të gjitha llojet e ngjyrave dhe kombinimet e tyre që ka falur Zoti, dhe i vënë në përdorim ato sipas kohës, sipas vendit, sipas trupit, sipas natyrës. Ndërsa këtu në vendin tonë, vjen Zogu e nuk lë gjë pa bërë kundër Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit e Fan Nolit, vjen Enver Hoxha dhe nuk lë gjë pa bërë kundër Ahmet Zohut, vjen Sali Berisha me “butkët” e tij të vrerosur dhe nuk lë të zezë pa bërë kundër Enver Hoxhës… Dhe ku n’a ka çuar dhe po n’a çonë kjo mëndësi bizantine antishqiptare? Na ka çuar dhe po n’a çonë më tej në humnerën e historisë, në përçarje, në vlavrasje, në një çunitet të pashoq kombëtar, në një jetë të zymtë, të varfër e plotë rreziqe, në një humbje të pashëmbullt të dinjitetit, të nderit dhe identitetit kombëtar.
Kudo në botë tregohemi me gisht si “dele e zezë” dhe si “dhi e zgjebosur”! Pse?! Sepse në çdo sistem, si në feudalizëm, si në komunizëm, si në demokraci, shtetarët tanë dhe shërbëtorët e tyre të këqijë, që i nxisin dhe i frymëzojnë t’i bëjnë gjërat keq e më keq, kriter vlerësimi për kohën, interesat e kombit, për njerëzit, për figurat kombëtare, për hallet e vendit, bëjnë vetëm egon e tyre të sëmurë.
Dhe me qënë se kur u është dhënë mundësia dhe rasti të tregohen atdhetar, janë pozicionuar keqaz në rrugën e tradhëtisë, kur u vjen “zogu” në dorë dhe marrin pushtetin, ndryshojnë konceptin dhe vendet për atdhetarinë dhe tradhëtinë. Tradhëtarin e konsiderojnë “hero” dhe heroin e kombit e konsiderojnë “tradhëtar”!
Këtë mëndësi të keqe po përjetojmë edhe këto 22 vjet të vendosjes së sistemit demokratik në vcendin tonë.
Librin e Uran Butkës “Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945” e ka lexuar vetëm autori i saj dhe ata pak mbështetës të tij, të cilët kanë dëshirë të “rregullojnë” historinë fatkeqe të tyre përmes deformimit dhe tjetërsimit të historisë objektive të kombit dhe të popullit tonë. Me qënë se prindërit e Butkës dhe të shumicës së ballisto-kolaboracionistëve të tjerë, dikush nga interesi për të përfituar privilegje dhe pasuri, dikush nga papjekuria, dikush nga kokëfortësia, apo dikush nga armiqësia e hapur kundër vendit dhe popullit të vet, u bashkuan me të keqen dhe u renditën me të drejtë në krahun e të humburve dhe të turpit, përpiqen me thonjë e me dhëmbë duke krijuar “historianët” dhe kalemxhinjtë e tyre, për të mbuluar “diellin me shoshë”!
Kategoria e njerëzve si Butka e të tjerë, me qënë se i shërbyen okupatorëve nazifashist, në vend që t’i bashkoheshin formacioneve luftarake antifashiste për të shporrur nga trualli ynë pushtuesit italian e gjerman, përpiqen që t’a konsiderojnë luftën antifashiste, si “luftë civile”, dhe heronjtë dhe dëshmorët e kësaj lufte, përfaqësuesi më i denjë i të cilëve ishte Mehmet Shehu, si “kriminel”. Veprojnë në këtë mënyrë sepse mendojnë që do t’ia hedhin popullit dhe memories historike e kombëtare, duke justifikuar veprën e tyre të turpshme.
Sipas historigrafisë botërore Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare e popullit shqiptar nuk ka qënë luftë civile. Përkundrazi, ka qënë një luftë e drejtë, heroike, dhe kontributive në kuadrin e antifashizmit evropian dhe botëror. Ishte kjo arsyeja që në të gjitha evenimentet botërore të pasluftës së dytë botërore, shteti dhe populli shqiptar u renditën në krahun e fitimtarëve të kësaj lufte, u konsideruan aleatë të anglo-amerikanëve, morën reperacione lufte dhe gëzuan një sërë të drejtash të tjera në kuadrin e OKB-së etj.
Ishte pikërisht kjo luftë e drejtë antifashiste nacional-çlirimtare, ishte masivizimi i saj me një ushtri prej 70 mijë njerëzish, në afro një milion popull, e cila mbuloi edhe turpin dhe tradhëtinë kombëtare të ish-Mbretit Zog, i cili, pasivodhi thesarin e shtetit, iku për t’i hapur rrugën pushtimit fashist të vendit. Ndryshe, në se në këtë vend do të ishte bërë luftë civile, Shqipëria do të kishte pësuar fatin e dhjetra e dhjetra vendeve dhe kombeve të tjera, të cilat humbën shtetësinë, humbën identitetin dhe pavarësinë, e u morën si “dëmshpërblim” nga vendet fituese të Luftës së Dytë Botërore.
Gjithkush në këtë vend e kupton që Uran Butka ka mision të justifikojë aktet dhe veprimet e të parëve të tij. Është puna e tij të bëjë historinë e ballistëve, pjesë e së cilës ishte babai i tij dhe ai vet. Është puna e tij të thur “legjenda heroike” për çdo llojë kolaboracionisti. Madje askush nuk ja heq të drejtën që, edhe pendimin e babait të tij për rrugën e gabuar ku ishte futur në Luftën e Dytë Botërore, rrugë e cila e çoi në të kundërtën e asaj që ishin pozicionuar të parët e tij, të cilën e “pagoi” me një akt sublim, ta konceptojë dhe t’a analizojë në të kundërtën e atij pendimi.
Por askush nuk i jep të drejtë Butkës që ne një shtet demokratik, siç është Shqipëria, ku liritë dhe të drejtat e njeriut janë të shenjta, të dhunoi dhe të fyej intelektualët dhe shoqatën atdhetare të një krahine martire, siç është Mallakastra, për të përkujtuar 100 vjetorin e birit të saj, heroin e popullit spanjoll dhe të popullit shqiptar, gjeneralin e luftës së dytë botërore, ish-Kryeministrin më jetgjatë të këtij vendi, Mehmet Shehun.
Butkën nuk e ka ndaluar dhe nuk do t’a ndaloi askush të bëjë varrime dhe çvarrime të lloje-lloje bashibozukësh, “dëshmorë” të ballit, t’u bëjë atyre monografi, t’i proklamoi si “heronjë”. Nuk është faji i jonë që ata që përfaqëson Butka nuk kanë një histori, nuk kanë një emër, nuk kanë një lavdi, apo nuk kanë një burrë shteti për t’u lakmuar.
Nuk është faji i ynë që për plotë 22 vjet me radhë të vendosjes së sistemit pluralist në vend, Butka dhe “historianët” e tjerë të ballistëve nuk gjetën as në arkiva, por as edhe në gjirin e popullit qoftë edhe një këngë të vetëme ku t’u këndohet ballistëve të tyre. Ndërsa ne, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, kishim ç’të flisnim, kishim ç’të kujtonim, kishim ç’të vlerësonim dhe kishim me çfarë veprash dhe veprimesh të Mehmet Shehut të ishim dhe të jemi krenar. Pastaj kishim edhe çfarë kënge t’i këndonim, sepse nuk e kemi harruar këngë e Tendës së Qypit”, të “Lufta e Spanjës”, të Brigadës së Parë, të Çetës së Mallakastrës, ku protagonist është heroi ynë Mehmet Shehu.
Ajo që është më e rëndësishme, ka ardhur koha që Butka dhe të tjerët që e pasojnë në mbrapështi, të kuptojnë një herë e mirë se historia nuk mund të bëhet dhe të shkruhet prej palëvë që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Të anëshmit, të interesuarit, të infektuarit, të vrerosurit nga persekutimi, apo edhe persekutorët, nuk janë në gjendje të bëjnë histori, apo të vlerësojnë figurat historike, që kanë qënë, ose janë kundërshtarë me bindjet dhe me aktet e tyre.
Në se nuk do të ishin interesat meskine që e sundojnë Uran Butkën, nuk do të arrinte të bënte ai një vlerësim kaq banal vetëm me ngjyrën zi për Mehmet Shehut, i cili luftoi si antifashiste për dy vjet me radhë në Luftën e Spanjës, ngriti formacionet luftarake kundër fashizmit në Shqipëri dhe luftoi për 3 vjetë me radhë deri sa u çlirua Shqipëria, si dhe ndërtoi dhe konsolidoi shtetin shqiptar në postet më të rëndësishme për 40 vjet pa ndërprerje, prej të cilavë 28 vjet me radhë si Kryeministër!
Të numurosh “kokrrat” e ballistëve, të kolaboracionistëve apo edhe ndonjë viktim të luftës që “qënkan vrarë me urdhërin e Mehmet Shehut pa gjyq në luftën e dytë botërore”, sikundër bënë Uran Butka, dhe për këtë “pikë ujë”, sikurse e konsideron çdo popull dhe çdo komb i qytetëruar në botë, në “oqeanin” e ngjarjen madhore të Luftës së Dytë Botërore, do të thotë se je dashakeqës i vendit tëndë, i popullit tëndë dhe që synon t’a lesh pa lavdi kombin tënd.
Ne jemi vend kandidat për në BE, kemi 20 vjet demokraci, jemi larg 1943-1944 plotë 70 vjet, dhe pushteti vrau 4 persona të pafajshëm në 21 janar 2011 vetëm se protestuan para Kryeministrisë. Dhjetra e dhjetra të tjerë vriten çdo vit në Shqipëri, sa është mbushur vendi me varre, nga mungesa sot e burrave të shtetit, si Mehmet Shehu. Dhe para kësaj masakre të përditshme Uran Butka hesht!
Ky Uran Butka kërkon nga Mehmet Shehu që të mos i vriste bashkëpunëtorët e fashizmit, pavarësisht se ata i vrisnin luftëtarët e lirisë, popullin e pafajshëm, apo që digjnin e plaçkisnin fshatra të tëra, apo i udhëhiqnin si udhërrëfyes nazifashistët, që t’a bënin këtë gjë. Ishte luftë, kishte rënë mbretëria, vendi ndodhej në kolaps të paimagjinueshëm, sa nuk njihej miku dhe armiku. Çdo bënte Mehmet Shehu, do t’u thoshte bashkëpunëtorëve të nazifashistëve “me që jeni shqiptar, largoni kokën, sa të marrë në shenjë gjermanin?!”
Janë të gjitha këto arsyet që të mbrothësohemi si popull e si komb, me qëllim që t’i pranojmë të kundërtat, t’i vlerësojmë me objektivitet ngjarjet, njerëzit, figurat kombëtare. Të heqim dorë nga ekstremet, o me mua, o kundër meje. Ndryshe do e degjeneronim shumë shpejtë demokracinë, e cila nuk është hakmarrje, nuk është “kush ka pushtetin, ai ka edhe lavdinë”, nuk është bardhë e zi! Të mësohemi me demokracinë, e cila ka vend për të gjithë, e nuk është “ballist po”, “antifashist jo”!
Nje analize e tille eshte per t’u bere fletpalosje dhe t’a kene ne xhep te gjithe shqiptaret, nga Sali Ram Berisha, deri tek zullumqari i fundit ne kete vend. Avokati n’a ka dhene nje mesim kapital se si duhen analizuar, veshtruar, konceptuar dhe zbatuar te gjitha ngjarjet e kaluara dhe te sotme. Bravo. Dhjete me yll.
Alban, ku i gjete kaq fjale te bukura. Jam i nje mendimi, por nuk i shpreh dot kaq bukur sa ty. Vertete eshte nje platforme per t’i pare fenomenet jo bardh e zi, por me tolerance e largpamesi. Dhe une noten dhjete do t’i vija avokatit te mirenjohur Idajet Beqiri, te cilin une e di se eshte nga Tepelena, jo nga Mallakastra.
Idajet te lumte pena miku yne!!!
…..Antifashiste ishin edhe De Goli ne France dhe De Gasperi ne Itali por ato luftuan dhe vashduan ne Nato . Ndersa antifashizmi komunist na dergoj ne Traktat te Varshaves.Forcat komuniste nuk mund te mburren se ishin aleate me Anglo- Amerikanet pasi ato mburren se nuk i lejuan forcat angleze te zbarkojne ne Sarande – Kujto edhe filmin :fortuna”:- Ne luften e dyte Bashkimi Sovjetik ishte aleat politik i komunisteve. Anglo – Amerikanet ishin aleate natyrore te Nacionalizmit shqipar dhe aleat te perkohshem te Partizaneve te Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhes. …..Cfare mendimi keni sot per ato luftetare te lirise qe niseshin nga Anglo -Amerikanet kunder pushtetit komunist te Enverit – Mehmetit dhe quheshin diversante te imperializmit anglo – amerikan?????? tung
ky uran butka megjithse bir ballisti ju dha shkolle e larte nga diktatura se ishte njekohesisht nipi i patriotit sali butka
ai ka patur mbiemer tjeter ne kohen e diktatures,qe e ndryshoi pas viteve 90
i jati safet butka ja hoqi vehtes ne hale kur u rethuan nga partizanet per te mos dhene llogari per krimet ndaj popullit qe perkrahte partizanet
ka qene kriminel e shkuar kriminelit , i ka vrare shqiptaret sikur kane qene dhi, faktet jane gjalle
Reminishenca historike dhe patriotike e Mallakastrës në vite.
Në memorien time ka mbetur si një imazh që s´venitet lehtë edhe ai i një nga figurat e hershmë të saj, për Bektash Cakranin, që ishte fillimisht kryetar i lëvizjes së rezistencës së Mallakstrës, ndaj pushtuesëve dhe këtë stafetë ja dorëzoj “me dëshirë“ Mehmet Shehut dhe ky “ kapedan i ri“ ja “shpërbleu“ dorëzimin e stafetës dhe kontributin e tij patriotik dukë e varuar në litar në Ballsh pas çlirimit, ashtu siç veproi dhe me një nga Vrionasit që megjithëse i kishte shpëtuar të jatit të tij (shehut fanatik siç shkruan Eqrem bej Vlora në kujtimet e tij ( faqe 396) e vdiq në dru‘ pas lufte për ti sekuestruar floririn (?!).
Dhe më tej nuk mund të thuhet apo gjykohet lehtë sot për “enigmën“ Mehmet Shehu por nëqoftëse letra që është botuar shkruar në vendimëmarrjen e vetëvrasjes dhe dërguar Enverit, nëse është shkruar nga dora e tij vë në dyshim përmasat e këtij “vigani“, ndonëse nuk mund të errësohet aspak dhe t´i mohoet “haku i Çezarit“ për trimëritë e luftës paçka se ka dhe bëma të padenja dhe sidomos kontributin e tij të papërsëritshëm dhe zotësinë dhe kopetencën e rrallë në menaxhimit dhe drejtimin shëmbëllor të shtetit shqiptar, qe s´i afrohet dot asnji kryeminister nga të derisotmit, për një periudhë të gjata afro 30 –vjeçare. Por fundi, .. tragjik, apo tragji-komik nga sistemi tragji-komik .. (?!!).
Figura të shquara patriotike nga një krahinë“e vogël“ por e vetma e quajtur “martire“.. !
Që në kohën e Perandorit Bizantin me nam Kantakuzene (Cantacuzene, sh. XII-të) dalin në pah Mallakastriotët në takime-direkte me të për problemet e krahinës. Dhe siç e dimë historinë dhe më pas në reformat e mëdha radikale të Tanzimatit qe ndermori Perandoria Osmane/Turke del në pah emri i heroit Mallakastriot Rrapo Hekali. Dhe kjo traditë kësaje krahine martire ka vazhduar e trashëguar e tillë në shkekuj dje dhe në kohën tonë.
Për të nënvizuar këtë fakt po përmend disa nga njerëz që kan lënë gjurmë në historinë tonë e më gjerë, që nga Rrapo Hekali, etj, si prijës të kryengritjes së Tanzimatit apo të patriotëve Ismail Klosi, Hajredin e Musa Fratari (qe ka hapur dhe shkollen e pare shqipe ne Mallakaster) e Refat Rexhepi, Shefqet Hekali apo dhjetra heronj të tjerë të luftës nacional-çlirimtare si Dervish Hekli, Ramiz Aranitasi e Dino Kalenja dhe të tjerë heronjë të spikatur të kombit, pra nga nacionalistët më në zë dhe deri tek figurat e forta Liri Belishova, Mehmet Shehu, Hajdar Aranitasi, Feçorr Shehu, Idriz Seiti, Zaim Myftari pa harruar ketu dhe “heronjt e heshtur“ të dalë nga kjo krahinë, që qen vërtetë burra që punuan me ideal për këtë vend. Nuk e ndante asnji dekikë bilbili dhe burri i mençur i Tepelenës, Mustafa Matohiti, trimin e shkolluar Mallakastriot Ramiz Aranitasi se s´e “linte kurrë në baltë“ qofte për fjale qoftë per pushkë si ta lypte nevoja në ato kohë të trazuara nga pushtimi. Por kjo krahinë ka patur dhe “të kqij“, mbajnë nofken “të kqij“ sepse u rreshtuan në krahun tjetër të palëve ndërluftuese, si Isa Toska, Besim Belishova, Kadri Cakrani, Isuf Hasani etj. Kjo më kujton Korsikën e vogël që megjithkëtë nxori Napoleon Bonopartin e Madh apo Maqedonia e Lashtë që “nxorri“ Aleksandrin e Madh, burrin më të madh të të gjitha kohërave, apo Mongolia me Xhinxhis Khan-in, se pritej që Perandoria Romake nxorri Çezarin e Madh etj.
Dhe le të vijmë tek hallet e mallakastriotëve që janë si kudo të shumta dhe që lidhen me mjetet më minimale jetike dhe pas kaq vitesh pritshmërie dhe stanjacioni ndryshimi është bërë një gjendje e padurueshme këto janë sa ekonomike dhe mjedisore për shkak të Uzinës së Përpunimit të Thellë të Naftës, që rrallë përmenden “bëmat “ përveçse ka mbetur i vetmi vend-pune për Mallkastriotët dhe qytetarët e Ballshit dhe nga rrethinat e tij dhe Fieri, por nga analizat e ajrit thuhet se “qyteti është bërë i pabanueshëm“. Alternativat e punësismit dhe të jetesës janë tejet të kufizuara, ndoshta mbetet ende krahina më e varfër në vend, dhe një uzinë të përpunimit të thellë të naftës që e ka “dhurat“ nga kryeministri “i hekurt“ Mehmet Shehu, i cili nëse Çezari i vuri emrin “Malecaste“(kala e keqe) ky “i paudhe“ dhe sistemi komunist i trazoi biografinë e fisme dhe bashkë me sistemin mizor komunist bëri që Mallakstriotët të ndahen dhe jenë dhe sot në dy kampe kryesore partish por që ketu kjo ndarje mbetet ende-armiqësore, në “të kuq“ sidomos Mallakastra e sipërme dhe “blu“ ajo e poshtëme, ku në këtë zonë spikatin fshatrat dhe njerëzit e tyre “djathtë“ të para gjithmone shtrëmbër nga Partia e Punës si: Cakrani, Belishova, Ngraçani,etj. Kjo erdhi si pasojë e qëndrimit që mbajtën njerëzit apo prijësit e këtyre fshatrave – që në kohën e grindjeve dhe ndasive që solli ardhja e Mehmet Shehut dhe përçarja e ish-“Çetës Plakë“ të Mallakstrës këto fshatra gjykuan të shkonin pas Bektash Cakranit, këtij fisniku të mirënjohur dhe sprovuar për ta dhe jo pas Mehmet Shehut anonim. Dhe kohët treguan se ata patën të drejtë‘.
Ndoshta për kontributin në luftë Mallakastriotët “e privilegjuar“ disi më shumë se të tjerët nga shteti i kaluar pritën më shumë dhe nga shteti i ri, por abandonimin s´e kishin pritur dhe për këtë janë të shumtë ata që thonë se ajo nuk ka patur përfaqësimin e duhur siç e meriton në parlament dhe qeverisje. S´është bërë për të asnji investim serioz që mund të përmendet, këtë e dëshmon realiteti vajtues i qytetit te Ballshit dhe krahina e tërë, por dhe dhe lumi Gjanica që vazhdon të rrjedh i zi, nga jashtëqitjet kimike të naftës së uzinës apo ç´eshtë më kryesorja gazrat (SO2) që emeton uzina e kan bërë qytetin e Ballshit pothujase të pabanueshëm, dhe këto për hiçgjë, për vendosjen e një impianti-purifikues në oxhakët e uzinës dhe nji në dalje të lëngjeve-mbetëse (outlets) të sajë, gjë që mesa di ka filluar të projektohet dhe që Qeverite duhet t’i çojnë deri në fund. Ashtu si dhe duhet të mendojnë për hapjen e fronteve të punës për mallakastriotët, se kjo krahinë më kodra të ëmbla dhe ujrat e Lumarës, mund të zhvillojë një frutikulturë dhe agrumeri´ model siç tha dhe Krushovi kur i hodhi nje sy krahinës gjatë udhetimit që bëri për Sarandë.
Por të gjitha këto, ndonëse nuk janë veza e Kolombit, mendoj se arrihen kur të vritet mendja dhe nga ish-menaxherët me përvojë të bujqësisë së krahinës të konsultuar dhe në bashkëpunim me risitë e kohës dhe praktikat bashkëkohore dhe rregullat e ekonomisë së tregut e promovuar ndoshta kjo dhe e mbështëtur me një politike krediti dhe teknologjie bashkekohore, kjo dhe për krahina të tjera të ngjashme dhe të vrafëra nga vet shteti, etj si këto dhe për të bërë projektë zhvillimi, ku asajë si kan munguar dhe s´i mungojnë dhe intelektualët por shpesh në krye të punëve dhe përfaqësimit në qeverisaje dekdën e fundit kan dalë dhe njerëz të pamerituar. Këto qe tham ketu nuk jane sa për in memoriam Mallakastrioteve por për ndryshime tërësore që mendoj se do të bënin të mundur që Mallakastriotët të mos mbeten akoma në istikamët e vjetër dhe nje nga krahinat më të varfëra të vendit por të merren dhe harxhojnë energji më shumë me punë dhe ndjekin ritmet e zhvillimit se sa me komente e retorika politike të kota.
ore idajet by / qiri shume filma me partizane ke pare mo djale,po do vije ndonje dite kanani te te zere prej hunde mos ki merak
Masoviku nga Patosi eshte nje kolaq e bir kolaqi..Ne komunizem ate dhe sojin e tij nuk e pirdhte askush e aq me pak Mehmet Shehu!Sot na del i flakte per komunizmin ,ky kurvar i aksioneve neper hekurudha…