Ne shqiptarët duhet t’ia dalim vetë. Nëse duam një vend ku mos jetojmë e flasim me frikën se na përgjon apo na vret qeveria si dikur ën diktaturë, duhet të lëvizim, të bëjmë secili atë që ka në dorë për të ndryshuar gjendjen.
Shumë shqiptarë mendojnë se zgjidhja do vijë ngajashtë. Të huajt kanë rolin e tyre por të mos harrojmë një gjë: Bota po jeton ditë shumë të vështira. Fuqitë udhëheqëse në botë janë të rrethuara me kriza ekonomike ose me gjendje të ndryshme të tranzicionit politik. Institucionet botërore, qoftë Kombet e Bashkuara, Grupi 20 ose Bashkimi Evropian, janë të dobësuara dhe jofunksionale. Rregullimi liberal i botës, i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, është buzë shkapërdredhjes. SHBA-të po bëjnë sforco të mëdha dhe i kanë përqëndruar energjitë e tyre brenda vendit me problemet ee ekonomisë, Lindja e Mesme po kalon nëpër trazira politike, në Azi po rriten tensionet, gjithçka është më e vështirë se më parë dhe nuk mund të shpresojmë që bota me hallet e veta të zgjidhë dhe hallet tona.
Unë them që në Shqipëri nuk na mungon as kurajoja, as vullneti për të ndryshuar. Ne jemi popull vital, por fatkeqësisht konformistë. Për këtë arsye, duhet vetëm të kuptojmë që kështu nuk vazhdohet: po jetojmë në një vend ku nuk ka më as shtet, as ligj. Është një person i vetëm i shfazuar që dikton vendim-marrjet në çdo fushë të rëndësishme të vendit. Berisha është një ish-komunist në formim dhe mendësi dhe i tillë ka për të vdekur. Por gjysma e të keqes të ishte vetëm kaq. Tashmë është kthyer në problem të rëndë si për ata që ka pranë ashtu edhe për ne të tjerët që e ndjekim politikën nga distanca. Ai njeri duhet larguar një orë e më parë nga pushteti. Nuk ka rëndësi kush vjen në pushtet, më keq se kaq, nuk bëhet. Nuk di kujt i pëlqen kjo lloj jete pa asnjë siguri dhe pa asnjë garanci për të ardhmen veç atyre pak njerëzve që janë familjarë dhe besnikë të Berishës, por ata janë shumë pak për të na mbajtur kaq gjatë peng të gjithëve.
Email nga adresa: [email protected]