Lexova dy shkrimet e Bushatit dhe Zaloshnjës për kopertinën dhe kryeartikullin tuaj mbi lidhjet e Berishës me interesa të huaja antishqiptare. Doja t’i thosha zotit Bushati që me një të perdredhur të gjuhës nuk mund te rrezosh nje mori faktesh qe nuk jane aspak rastesi. Nje analist i vertete do ti duhej ti analizonte me kujdes te gjitha faktet. Nje analist i vertete, është nje shkencëtar i vertete i fjalës: duhet t’i ndricoje ato nga te gjitha anet (nëse ka aftesine intelektuale ta beje kete) dhe jo te kerkoje te beje historine me SIKUR… Historia nuk behet me sikur!… Historia behet me faktet dhe ngjarjet ashtu siç kane ndodhur. Jane nje mori faktesh:
E rastesishme na qenka kundershtimi Rambujes?!….
E rastesishme thyerja e embargos?!…
E rastesishme vrasja e Remzi Hoxhes?!…
E rastesishme shitja e armatimit gjigant shqiptar nepermjet sekserve serb?!…
E rastesishme pasurimi duke fituar miliona dollare i Dajes Fazlliç nepermjet privilegjeve?!…
E rastesishme katrahurat berishiane ne Shqiperi sa here Kosova tentonte shkeputjen nga Serbia?…
E rastesishme preferecat per qindra firma serbe te privilegjuara ne Shqiperi?!…
E rastesishme vrasja e disa figurave te levizjes kosovare ne Shqiperi?!
E rastesishme pengesat dhe shitja me tregje mafjozesh i armatimeve shqiptare per UÇK-ne!?…
E rastesishme deklaratat e se vese se Enver Hoxhes per biografine e dyshimtë te Berishes?!….
Te rastesishme deklaratat e hierarkve te zbulimit shqiptar per Berishen si spiun serb?!…
E rastesishme takimet me Arkanin dhe njerez te tjere te Miloshevicit?!…
E rastesishme sabotimi i linjes se interkonjeksionit, qe favorizon serbet te shesin energjine kosovareve sa tu doje Suma?!…
E rastesishme….. E te tjera e te tjera fakte te “rastesishme”!…
Mos u bëj analist-vuvuzel, z.Bushati. Kemi boll të tillë, që e përdredhin gjuhën sipas xhepit. Nuk na duhen më se na vjen për të vjellë sa herë I shohim në rrugë e ekrane.
Email nga adresa: [email protected]