Janë si ai Mahmuti që bëri një krua

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Për të thumbuar ata që s’kishin efektivitet në punë, apo që hapnin telashe atje ku s’kishte të tilla, dikur, një shok i vjetër, Zylyftar Hoxha, gazetar me përvojë thoshte se “Mahmuti bëri një krua, as sevap as m..t ju qua, se e bëri në përrua”! Që Shqipërisë për hashashin i ka dalë nami, s’do shumë mend, por që PD-ja të fitojë kredo politike brenda e jashtë vendit me tymuse të tilla, më mirë të jesh shurdh e të mos dëgjosh. Por një gjë është e vërtetë, Luli e të tjerë pas tij, me këtë thashethemnajë i bëjnë keq dhe vetëm keq vendit, meqë është në prag firmosja e marrëveshjes me BE-në. Po ja “Dita”, a s’punojnë këta për vendin, si Mahmuti që citova më sipër?! I shkreti popull, paguan me rroga të majme të tillët për bëma të tilla. Përshëndetje ju dhe lexuesve tuaj, nga Xhevdet Cora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *