Janë ushtarët e tija

redaktor

Vargje të nënshkruara,

Kapo Labi, Vlorë

 

Ditë, ti na e ke thënë

cilët i bëjnë porositë

kush kërkon pushtet me dhunë

dhe paguan ca banditë

 

Moj PD-ja histerike

sa herë del në opozitë

Shqipërinë e trondite

me tritol e dinamit

 

Është histori e vjetër

që askush nuk e ka gjetë

krye terroristi plak

akuzon e s’di të heshtë

 

Janë ushtarët e tija

paguar për shumë vjet

sulmojnë shtylla e shtëpia

se sulltani do pushtet

 

E vërteta e tritolit

është ajo që tha memeci

është idjoti më fatkeq

që ka tru më pak se keci

 

Dalin ndrikullat me radhë

me tre gisht tualet

vetëm akuzojnë e shajnë

pa patur një argument

 

Mazhorancë moj frikacake

që nuk je as mish as peshk

nga banditët u përgjake

dhe asnjë nuk e ke prek

 

Të na ruajnë perënditë, të mos hame ndonjë dinamit. Përshendetje nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *