Një version i jashtëzakonshëm i këngës polifonike këndohet nga katër këngëtarë profesionistë francezë në Paris
Është kaq emocionuese të dëgjosh tek këndohet frëngjisht kjo këngë e mrekullueshme e polifonisë shqiptare. Janë mbresëlënëse emocionet, me të cilat këngëtarët francezë këndojnë këngën e bukur shqiptare.
Më 25 nëntor 2005, “Iso-polifonia popullore shqiptare” ka hyrë në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris.
Për të mbërritur në këtë vendim, Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 Nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”.
Dy ditë më parë, 27.al publikoi një video ku shfaqet kori gjerman duke kënduar këngën e bukur shqipe, “Po vijnë krushqit maleve..”.
Sot publikojmë këtë version kaq të bukur të këngës polifonike “Janinës ç’i panë sitë”, kënduar nga këngëtare francezë.

Quajeni polifoni popullore shqiptare. Termi isopolifoni ka konotacione greko bizantine dhe nuk eshte perdorur nga asnje tjeter studiues i huaj apo vendas
Rrofsh o Feti Brahimi e ke bere legjende kete kenge
Te mos quhet as polifoni , as isopolifoni
, por te quhet kenge ne … Oi , ose kenga Labce , ose kenge me … Isoi , qe domethene kenge qe esht me te mbajtur Isooo
Ne fakt kjo kenge esht kenge me Oiii dhe vjen qe nga koha kur mbreteronte mbreti Oji-gos , qe ishte mbreti pas permbytjes se madhe nga Uji
Dmth ajo fjala Oji esht shtremberim i fjales Uji gjate shekujve , ose snasjrlltas
Tkfgos. More trap. Polifonia vetem ne jug te shqiperise kendohet. Dhe ne morene shqiptare
quhet kenga “vendce” thote nje profesor i kesaj fushe ne nje artikull te para disa diteve dhe ka te drejte per mendimin tim.