Llaqi Janko, ish-Drejtori i Kooperativave Bujqësore të Republikës tregon kalvarin dhe jetën e burgut: “Bashkëvuajtës kisha gjeneralët Todi Naçi, Arif Hasko, Rrahman Parllaku, Dilaver Poçin e Vaskë Gjini, si dhe Bashkimin, djalin e Mehmet Shehut”
Kujtim Boriçi
Pas afro 8 muajsh hetim, Llaqi Janko dhe bashkëpunëtorët e tij në veprimtarinë armiqësore, nisen nga burgu 313 i Tiranës në Fier ku do të zhvillohej gjyqi. Në përfundim të tij, Janko dënohet me 15 vite heqje lirie dhe dërgohet për të nxjerrë krom në minierën e Batrës në Martanesh…
Si u ndjetë kur gjykimi juaj për veprimtari armiqësore u bë në vendlindje?
-Siç e përmenda dhe më parë, gjykimi në vendlindje, më vuri në siklet. Na vendosin të katër të lidhur edhe me njëri-tjetrin para trupit gjykues. Kryegjykatësi, para se të dilte në podium, kaloi para nesh. U ndal te unë dhe më tha: “Nëse do që të lehtësohesh është mirë që të pranosh akuzën!” “Ti ke ardhur të më gjykosh”, -i thashë unë aty për aty, “-apo të më bësh moral?!” Nuk e zgjati, por u ngjit në podiumin e gjykatësit. Ishin edhe dy ndihmës gjyqtarë, nga ata që zgjidheshin nga populli, por që luanin një rol formal, sepse s’kishin njohuri juridike. Ata ishin vullnetarë dhe seç merrnin një shpërblim për ditët që ishin në gjykim. Përbri trupit gjykues, prokurori, në një vend të veçantë, paraqiti akt-akuzën…
Diçka nga zhvillimi i gjyqit?
-Filluan pyetjet. Për çdo akuzë unë përgjigjesha: “Nuk e pranoj.
Nuk pranoj akt-akuzën dhe s’kam pse të kërkoj mëshirë nga trupi gjykues!” Kjo ishte sentenca që e përmenda disa herë. Ata u ndjenë ngushtë, sepse donin që të më bënin model se si e dërrmon diktatura e proletariatit një hajdut edhe kur është kuadër dhe e bën atë pulë.
Në një moment ndërhyn prokurori Shahini dhe më thotë: “Ti je armik popullit!” I them: “Armik je ti jo unë. I shikon të gjithë këta që janë në sallë e qëndrojnë me kokë ulur. Ata më njohin dhe e dinë se kush jam dhe çfarë kam bërë. Ata nuk ndikohen nga shpifjet dhe stisjet tuaja. Pse nuk e lini popullin që është të hyjë në sallë, por keni sjellë brez policësh që ta mbajnë larg nga dyert e sallës?
Cili qe reagimi në këtë moment?
-Kjo ndërhyrje e imja i dogji shumë prokurorit. Në revoltën që iu krijua urdhëroi policin që të më lidhte. M’i hodhën prangat dhe që nga ai moment derisa mbaroi dita e parë e gjyqit unë jam gjykuar i lidhur. Filluan të paraqisnin dëshmitarë. Nuk sollën ata që më sollën në hetuesi por të tjerë. Ata më shumë pohonin se sa argumentonin. Ishte e kotë të merresha me ata. Të gjithë ishin të instruktuar se kur duhej të flisnin dhe kur duhej të thoshin po. Kështu u mbyll dita e parë e gjyqit…
Si vazhdoi gjykimi të nesërmen?
-Të nesërmen, më 22 janar vazhdoi përsëri gjyqi. U dha pretenca e prokurorit, i cili kërkoi për mua të dënohesha 17 vjet burg. Më kujtohet se në këtë kohë jashtë filloi një farë zhurme. Populli afrohej tek dyert e shtëpisë së kulturës dhe ato u hapën e vërshuan brenda aq sa i nxinte vendi. U tërhoq trupi gjykues dhe komunikoi vendimin e tij. Unë u dënova 15 vjet burg. Na nxjerrin nga salla dhe na drejtojnë për te makinat. Njerëzit më hidhnin qese me çokollata e biskota. Këto i kapnin policët dhe i shkelnin me këmbë.
Ku ju dërguan pas përfundimit të gjyqit?
-Na kthyen përsëri në qeli. Mbaj mend se një ditë më erdhi një person, që as e njihja dhe as emrin nuk ja mësova. Më pyeti: “A do të bësh rekurs?” “Po!” -thashë. Dhe prisja që të vinte dikush për të nisur procedurën e rekursit. Asnjë nuk më erdhi më. Avokat nuk kishte. Unë isha i izoluar plotësisht. Me kë të komunikoja, kujt t’i qahesha. As nga shtëpia nuk takoja njeri. Më vonë marr vesh se hapën fjalë se Llaqi nuk ka kërkuar rekurs, prandaj do vuajë dënimin aq sa e dha gjykata. Këtë u kishin thënë edhe prindërve të mi dhe njerëzve të tjerë që pyesnin. Kjo gjendje vazhdoi deri më 8 mars, derisa më transferuan…
Ku ju dërguan më pas?
-Më 8 mars të vitit 1981 më hipin në një makinë dhe më dërgojnë në Tiranë, në burgun 313. Këtu grumbulloheshin të gjithë ata për të cilët kishte një vendim gjyqësor të formës së prerë. Nga këtu, niseshin në vende të tjera, për të vuajtur dënimin. Në futën në kaush, ashtu quhej vendi i burgimit provizor. Për herë të parë më lejuan të takohesha me familjen, që pas 27 qershorit l980. Nata e parë e imja në qelitë e burgut 313 ka qenë ndër netët më të vështira të jetës sime…
Çfarë ndodhi me ju atë natë?
-Nuk di çfarë të them. Isha dënuar me 15 vite burg, e nuk kuptoja se për çfarë isha dënuar!!! Çfarë kisha bërë!? Nisa të analizoja e të flisja me veten, ndërsa përfytyroja gjykatësin që, me një gojë të stërmadhe shqiptonte: “15 vjet burg!”, e rrihte çekanin e verdiktit.
Shtrihem në “krevat”, s’kisha çfarë emri tjetër t’i vija, sepse ai çdo gjë mund të ishte por krevat jo. Meditoj. Kaloj si në pasqyrë jetën deri atëherë. Çfarë kam bërë që të dënohem 15 vjet burg? Çfarë kam bërë, që u bënë mbi 7 muaj që s’i kam parë fëmijët, gruan, prindërit, vëllanë, motrat? Sa i rrezikshëm paskam qenë, për t’u izoluar nga të gjithë, nga miq, nga shokë e të njohur? Po këta miq, shokë e të njohur, si s’pyetën një herë për mua, si nuk më dërguan asnjë sinjal shprese?! Njerëzit…! Kur dola nga salla e gjyqit më “qëllonin” me çokollata e biskota në qese. Policët i shkelnin ato me këmbë. Nuk e di çfarë shenje ishte kjo!? E mirë apo e keqe! Truri im ishte paksa i çekuilibruar. 7 vjet kryetar kooperative, në një kooperativë nga më të dalluarat në Republikë. Unë bëra emër si kryetar i dalluar. Shkruan nëpër gazeta, organizonin emisione në radio, në orët e bujqësisë, citoheshin kooperativistë të thjeshtë se: “kooperativa është e mirë, sepse kemi kryetarin të mirë!” E çuditërisht, gjithë kjo ndodhte plot pas 4 vitesh që unë isha transferuar në Tiranë në një detyrë të rëndësishme, atë të Drejtorit të Kooperativave Bujqësore të Republikës.
Ku ju dërguan për të kryer dënimin e dhënë nga gjykata?
-Që më 8 mars të vitit 1981, më mbyllën në qelitë-kaush të burgut 313 në Tiranë. Pas një jave më thonë se do të më çonin në kampin e Batrës (Martanesh), që ishte minierë kromi. Kështu, më 14 mars, me autoburgun më çojnë në Batër. Kur hymë në territorin e kampit autoburgu u fut në një rrugë të hapur midis 3 m borë lartësi, nga të dy anët. U sistemova për të fjetur në një kapanon, ku flinin 40 veta. Të gjithë të dënuarit punonin në minierën e kromit. Këtë punë do të bëja dhe unë, bile, që të nesërmen e arritjes në minierën e Batrës në Martanesh… Por thashë se kisha vajtur në 40 kg e nuk isha mirë me shëndet… Kisha një djegie shumë të madhe të trupit, të padurueshme. Kujtoj se vetëm larja me ujë të ftohtë, madje shumë të ftohtë më qetësonte. Dhe kështu bëra. Dilja në mëngjes herët dhe sa kishte borë fërkohesha me të deri sa të më ndjente trupi rehat. Nuk mund të shkoja në punë. Gjendjen time shëndetësore të keqe e konstatoi edhe mjeku dhe rekomandoi që të mos futesha në minierë. Mjek ishte Agron Belishova, i vëllai i Liri Belishovës. Ishte i dënuar edhe ai dhe vizitonte të burgosurit e sëmurë. Më trajtoi shumë mirë e më dha raport për t’u mos u paraqitur në punë. Kisha një gjendje depresioni shpirtëror. Pasdite ndjehesha shumë keq. Më hipte një e qarë e papërmbajtshme, sado që përpiqesha ta mbaja veten lotët më rridhnin si pa dashje duke ma dëshpëruar shumë shpirtin. Me siguri kjo ishte pasojë e atij trajtimi sfilitës, sidomos nga ana shpirtërore, mëse dy vjeçar, që kisha pasur në hetuesi dhe gjatë gjykimit.
Diçka për jetën tuaj në këtë burg?
-Unë nuk shoqërohesha me asnjë. Nuk pranoja kafe nga askush, megjithëse më ftonin dhe nuk shkëmbeja biseda me të burgosur të tjerë. Më dukej vetja si në një botë tjetër dhe s’mund të ambientohesha me atë mjedis në asnjë mënyrë. Ushqimi i burgut ishte kryesisht patate të ziera dhe presh, si dhe çaj pa sheqer. Për gjendjen shëndetësore që kisha unë, nuk mund të konsumoja këtë lloj ushqimi. Fillimisht aty më erdhi Kristina (gruaja), Albana (vajza) dhe vëllai i Kristinës. Unë ndjehesha keq dhe mendja më shkonte tek fëmijët. Kujtoj këtu se me familjen time në Tiranë nuk ushtruan ndonjë masë represive… Kaushi vetadministrohej nga të burgosurit. Ishte një personel rreth 14 vetë, që punonin kuzhinier, pjatalarës, shpërndarës të bazës materiale, caktim të vendeve të fjetjes për të burgosurit që vinin aty, si dhe komunikonte se kush do të ikte çdo ditë dhe ku do të shkonin. Aty kishte një mjek ushtarak dhe një ndihmës mjek. Në atë kohë ishte mjek Sefer Haxhia. Ne të gjithë flinim në një dhomë, ku kishte 4 krevate me 3 kate. Mbaj mend se aty prunë grupin e gjeneralëve, pasi përfundoi gjyqi dhe u dha dënimi i formës së prerë.
Cilët gjeneralë ishin bashkëvuajtës me ju në burg?
-Kujtoj Todi Naçin, Arif Haskon, Rrahman Parllakun, Dilaver Poçin, Vaskë Gjinin, etj. Në një kohë erdhi edhe i ashtuquajturi “Grupi i Ballshit”. Ndër ta ishte Hekuran Qazimi, Ferik Hysen, Pasho Pashaj.
Në grupin e administrimit të kaushit erdhi në një kohë edhe Bashkim Shehu, i biri i Mehmet Shehut. Në kaush ishte një person, me shumë autoritet, operativ i sigurimit Nevzat Haznedari. Më thotë që ta merrja Bashkimin në dhomën time, pra atje ku flija unë. Ai flinte në një dhomë me mua. Bashkimi u vu të punonte pjatalarës. Më thoshte se ne nuk e kemi njohur fare jetën. Lexonte libra më shumë nga ne. Unë isha përgjegjësi i kaushit dhe kisha dhe librarinë. I ishin krijuar edhe disa privilegje, nëse mund t’i quajmë kështu. Për shembull, në çdo dy ditë i vinte në takim gruaja, një ditë u takua edhe me të ëmën, Fiqretin, e cila po aty, në katin e dytë, hetohej. Në orën 9-10 të natës binte në gjumë e zgjohej herët në mëngjes. Ishte shumë i rregullt. Korrekt dhe me lëvizjet brenda në kaush. Ishte dobët me ushqim. As e shoqja kur vinte e takonte nuk i sillte gjë. Më kujtohet se një oficer një ditë, duke e parë me kokë ulur, i tha: “Ngrije kokën se ke qenë biri i kryeministrit!” Pastaj pas disa kohësh, shefi i hetuesisë e shikon rastësisht nga dera dhe pyet, se ç’ne ai aje? Nesër mos ta shikoj më atje. Dhe e hoqën.
Me ju në këtë burg ishte dhe një nga anëtarët e “Bandës së Xhevdet Mustafës”?
-Po. Ishte Sokrat Bita. Ai ishte dënuar me grupin e Xhevdet Mustafës. Ai ishte nga Divjaka dhe atë ditë, që zbarkoi banda, kishte qëlluar me shërbim në plazhin e Divjakës. Banda, pasi i kishte vrarë shokët e Sokratit, policë të veshur këta, e kishin marrë peng Sokratin, pasi ishte me kostum banje. Ngjarjet ndodhën si ndodhën dhe në Rrogozhinë Sokrati mundi të mbetej gjallë. Mirëpo Sokrati u dënua 7 vjet burg për mungesë vigjilence. Edhe ky ishte caktuar me administrimin e kaushit. U jepte pjata, lugë dhe batanije atyre që vinin aty për herë të parë. Si përgjegjës kaushi, unë pak a shumë gjeta një farë qetësie. Isha në Tiranë, familja ishte afër dhe në vinte rregullisht, kisha një farë variacioni, dhe më jepnin edhe 1200 lekët të vjetra në muaj. Kështu vazhdoi kjo gjendje për 7-8 muaj…
Kur dhe në ç’rrethana u liruat nga burgu?
-Më liruan ditën që preva shpresat. Ishte fillimi i vitit 1986. Në kuadrin e festës së Republikës, 11 janarin, shumë të burgosur prisnin amnisti. Unë kisha bërë shumë letra për pafajësi. Dëgjoja nga të afërmit se kishte shumë diskutime për mua. Ata më mbanin me shpresë se do të më kapte amnistia sepse një pjesë e miqve tanë dhe të atyre që na kanë njohur nga afër, më quanin të pafajshëm. Megjithatë, emri për amnisti nuk më doli para 11 Janarit, ditës së festës. I preva përsëri shpresat për ndonjë falje në ato ditë. Rashë në një farë dëshpërimi. Erdhi data 14 janar. Atë ditë kishte ardhur emri im për t’u liruar. Më thërrasin në drejtorinë e burgut. Bëhu gati, -më thanë, -se nesër do të shkosh në Tiranë. Do lirohesh bashkë me të tjerët që kanë fituar amnisti. Çfarë të bëja gati. Me një palë rroba të vjetra, sigurisht, udhëtoj në një makinë me të burgosur të tjerë, të cilët ishin përgatitur, sepse e kishin marrë lajmin e lirimit më parë. Zbresim të ”Zogu i Zi”. Asnjë nuk më priste aty, sepse nuk kishin dijeni për lirimin tim dhe në listat paraprake të bëra ata nuk kishin parë emrin tim. Ishte data 15 janar, 4 ditë pas festës. Marr trotuarin nga e majta e rrugës së unazës dhe nisem për në shtëpi te stacioni i fundit i Tiranës së Re. Më dukej vetja sikur isha në një botë tjetër…(Fund)
… ky ben gjyqtarin , juristin ,avokatin , vetes se tija , duke u vetshpallur i pafajshem… nga gjeneral pederasti ,Ramohito ca mutin e ka… e cuan tek ky manofi … mos u cudisni se kane per te dale plot e per plot si pune e ketyre … Sipas ketij sistemi , domosdo qe , tipat si pune Saliut dhe Ilir metes , ramohito , ketij janko frankos , bashke me Kadarecken … dalin te pafajshem …
O kadarecke … o muti … Sala Bala … Iliri eshte bere si lop , Ojt Baliska Ojt ! ahahahahhahahah … cfare monstrash qe jeni , hem keni pushtetin dhe sdini cpo beni … Ore sa kurioz qe jam , kush i ka drejtuar gjithe kete klan boergjezash ne kete bote , qe arriten e palosen mire boten ne kete menyre … sa bukur ka punuar …
Demek diktatura ua ka marre shpirtin kuadrove, drejtoreve, gjeneraleve?! Nce, nce, nce! O Kujtim Borici, po gjynah more djale. Ky i gjori, Jankoja, mbase ka shkelur ndonje lekure pjepri e i ka rreshqitur kemba… Edhe ky eshte i vuajtur nen diktature. Po nuk ka vlera, more Kujtim. E ti i kushton 10 puntata! Ia bere lekuren cope, diktatures!
“Njerëzit më hidhnin qese me çokollata e biskota. Këto i kapnin policët dhe i shkelnin me këmbë”. E hape keq thesin o Janko, me keto ja vure kapakun tregimit tend.
Ore c’na pandeh ty, aq naive sa te hame brockullat e tua. Na dolle i superpersekutuar dhe ty.
Ik te Saliu te te jape ndonje dekorate.
Nje sugjerim per gazetarin qe merret me rubriken ta quajme “dosjer”…
Ne kohen e diktatures se proletariatit denoheshin edhe qytetare te cilet me sjelljet e tyre kunder moralit shoqeror te shoqerise rrezikonin te prishnin familjet e shokeve apo miqeve te tyre apo qytetareve te tjere.Zakonisht kjo kategori te denuarish perbehej nga nepunes te administrates te cilet shfrytezonin poziten e tyre per kerkuar favore seksuale ne kembim te zgjidhjes se halleve.Veprime te tilla Partia dhe shteti i denonte ashper (jo si sot qe kur ta ve kadiu nuk ke ku ta çitsh davane)…Por,… me nje por perpara, motivi i denimit konvertohej ne ndonje nen ekuivalent si agjitacion e propogande per te minimizuar sado pake pasojat ne familjet e demtuara…pra si te thuash perdorej antibiotiku si medikament per “disa semundje” duke arritur qe fajtoret te denoheshin mbi dhjete vjete burg.Natyrisht ne regjimin e sotem demokratik te Saliut shfrytezimi seksual i shqiptareve konsiderohet diçka normale,sepse shqiptaret tashme kane “evoluar”!!!???
Pra te kthehem perseri tek gazetari i “dosier”…
Ndoshta mund ti trajtoni fenomene e trajtime te tilla nepermjet dokumentave qe keni disponibile.
*Nuk kam asnje gje me rastin qe po trajoni aktualisht,por shikoni per raste te tjera..
Qe ta ndihmoj kete zoterine me lart, po i them gazetarit, qe rastete kurverimit jo vetem inlacionojne burgimin politik, por nuk sjellin dot tipiken e fshikullimit te mendimit te lire. Nuik eshte mendim lire, te jesh fan i nje artisti te kinemase, apo i nje sportisti. Si ky zoteria me lart, nuk kam asgje me rastin ne fjale. Edhe une flas per rate te tjera ne te ardhmen. Varferi, i dashur Borici, varferi!
Mos u merzit zoti Janko të gjith te burgosurit politk ne shqiperi jane denuar pa as nje lloj fai.http://bit.ly/jAL5ep
Sa per dijenine e atyre qe nuk e dine, Batra, nuk ishte burg per armiqte, por per ordineret.Nje armik, ne kohen qe flet zotnia, e conin ne Spac, Burrel apo Ballsh…