Janosh Huniadi, heroi kombëtar i Hungarisë është nderuar sot në Tiranë me vendosjen e një pllakate përkujtimore, në afërsi të sheshit “Skënderbej”.
Presidenti hungarez, Janos Ader, që po viziton Tiranën, dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj zbuluan pllakatën përkujtimore në nderim të Huniadit, figurës së shquar politike të Evropës Qendrore e Juglindore të shekullit të XV-të dhe mikut te ngushtë të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kryebashkiaku Veliaj e konsideroi si ‘detyrim ndaj një populli mik’ vendosjen në Tiranë të pllakatës për udhëheqësin hungarez që luftoi ushtritë osmane, përkrah Skënderbeut.
“Unë vij nga një brez që nuk mund të kaloje klasën nëse nuk mësoje për lidhjen e fortë mes Skënderbeut dhe Huniadit të Hungarisë. Nuk ka pasur moment në historinë e Skënderbeut ku të mos përmendej Janosh Huniadi, një shtetar i madh dhe mik i Skënderbeut e shqiptarëve. Huniadi është një figurë e madhe jo vetëm për hungarezët por edhe për shqiptarët. Një figurë që shënjon njëherë e përgjithmonë marrëdhëniet e shkëlqyera mes popujve tanë. Një miqësi që daton qindra vjet më parë. Historia e marrëdhënieve tona diplomatike shënon sot vitin e saj të 94-t”, tha Veliaj.
Më tej, ai nënvizoi nivelin mjaft të kënaqshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Hungarisë, ndërsa e vuri theksin tek nxitja e investimeve hungareze në Tiranë.
“Hungaria është një vend mik që na ka mbështetur pa rezerva në të gjitha hapat tona të integrimit. Ne në Tiranë jemi mirënjohës sepse Hungaria ishte vendi i parë që ratifikoi anëtarësinë e Shqipërisë në NATO dhe na ka mbështetur vijimësisht në rrugën drejt integrimit në BE. Presim që sipërmarrjet hungareze në vendin tonë të marrin një hov të madh”, u shpreh Veliaj.


Janosh Huniadi me pllake perkujtimore pran sheshit Skenderbej. Eshte figura jo shqiptare me e denje per tu nderuar ne Tirane. Mbrojtes i Europes si Skenderbeu kunder hordhive islame. Hungaria sot zbaton tamam deshiren e Huniadit te Math duke mos pranuar vandale islam si gjoja refugjate. Le te bejme dhe ne si Hungaria, te nderojme Heroin Kombetar Skenderbeun e Heroin Huniadi duke mos pranuar sot islam ne Shqiperi si refugjat.