Email nga adresa
Pershendetje Dita. Ju falenderoj per punen e paludhur qe beni ne informinimin e opinionit publik. analizave dhe kendveshtrimeve tuaja ne lidhje me gendjen ne vend. Urime! Shumica e shqiptarëve, sidomos pas zgjedhjeve të 23 qershorit, janë të zhgënjyer dhe në dilemë se a do të ketë ndonjëherë drejtësi në vend. Janukoviçi shqiptar me emrin Sali, pasi vrau pa i’u dridhur dora 4 njerëz të pafajshëm dhe plagosi e torturoi dhjetra të tjerë më 21 janar, flet për skenare ukrahinase, që endërron t’i bëje edhe në Shqipëri (!). Këtij krimineli ish-komunist, i konvertuar në demokrat, nuk i dhimbset gjaku i shqiptarit që rrjedh në Bulevardet e Shqipërisë të shkaktuar nga dora e tij dhe e klaneve Basha-Prendi, por i’u dogj shpirti për gjakun e ukrahinasve, të shkaktuar nga vëllai i tij siamez, Janukoviç.
Me gjithë gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Ukrahina sot, ata përsëri janë me vite drite larg nesh, në vënien e në vend të drejtësisë, me kërkesën për gjykimin e zyrtarëve të lartë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, për krimet e bëra. Në Shqipëri, kur sistemi i drejtësisë është tërësisht i korruptuar dhe i kapur, qeveria shqiptare për çështje kardinale, siç është edhe 21 janari, duhet t’i drejtohet dhe të kërkojë ndihmë komunitetit ndërkombëtar. Precedenti Ukrahinas duhet të shërbejë si një ogur i mirë për çuarjen para drejtësisë të vrasësve të 21 janarit, Gërdecin, etj. Këtë kërkon populli sot.
