Nga Janusz Bugajski
Një debat i nxehtë ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara në lidhje me pozicionin e presidentit në demokracinë amerikane. Lirimi i pritshëm nga akuzat i Donald Trump nga Senati, megjithëse Dhoma e Përfaqësuesve ka kërkuar shkarkimin e tij, ka bërë që disa të arrijnë në përfundimin se përkundër përpjekjeve të themeluesve të Amerikës, tashmë ka ardhur epoka e “Presidentit Perandorak”.
Kongresi ka prova të qarta se Trump ka shkelur nenin dy të Kushtetutës, në të cilin thuhet se presidenti “do të hiqet nga detyra me shkarkim për, dhe ndëshkohet për Tradhti, Ryshfet, ose Krime të tjera të Larta dhe Shkelje.” Sipas pikave të shkarkimit zyrtar të përpiluar nga Dhoma e Përfaqësuesve, Trump është akuzuar për abuzim korruptiv të pushtetit, duke i bërë presion dhe (duke i dhënë) ryshfet Ukrainës për të filluar hetime nga të cilat ai mund të përfitonte politikisht.
Anëtarët republikanë të Senatit ka të ngjarë ta lirojnë Trump nga akuzat, duke argumentuar se faktikisht presidenti është mbi ligjin. Nëse Trump shpallet i pafajshëm, atëherë Kushtetuta humbet efektivitetin në lidhje me ndërhyrjet e huaja në zgjedhjet e SHBA. Në fakt, të gjithë kandidatëve presidencialë do i lindë mundësia të marrin informacion nga qeveritë e huaja për kundërshtarët e tyre në zgjedhjet e vitit 2020.
Trump i ka kërkuar Ukrainës dhe Kinës që t’i sigurojnë atij informacione kompromentuese rreth Joe Biden. Kandidati demokrat mund të kundërpërgjigjet me kërkesa për të dhëna dëmtuese rreth Trump(drejtuar) burimeve të huaja. Kjo do i hapte rrugën të tjera skandaleve dhe dezinformacioni dhe do të bënte që politikanët amerikanë të jenë më të ndikueshëm nga ndërhyrjet e huaja dhe shantazhet e mundshme.
Në politikën e jashtme, presidenti tashmë ka më shumë fuqi sesa ishte parashikuar nga themeluesit e Amerikës. Ata besonin se duke i dhënë Kongresit kontrollin financiar, ratifikimin e marrëveshjeve, si dhe konfirmimin (në detyrë) të zyrtarëve të kabinetit dhe ushtarakëve të nivelit të lartë, mbikëqyrja do të mbahej nga kongresi. Por, rritja e (fuqisë së) ekzekutivit dhe fuqisë ushtarake sëbashku me rolin global të Amerikës e ka shndërruar presidentin në një aktor me pushtet pothuajse të pakufizuar në punët e jashtme. Një proces i ngjashëm tashmë po merr udhë edhe në politikat e brendshme.
Prokurori i Përgjithshëm William Barr është një prej mbrojtësve më të mëdhenj të një ekzekutivi të fortë që kufizon rolin e Kongresit. Duke argumentuar se fuqitë presidenciale janë absolute, Barr po hedh themelet e një “presidence perandorake”. Kjo është pikërisht ajo që George Washington, Benjamin Franklin, Thomas Jefferson dhe të tjerë formulues të Kushtetutës u patën përpjekur të shmangnin. Kolonitë amerikane u patën shkëputur nga Britania perandorake për të hapur themelet e një demokracie përfaqësuese dhe jo tënjë mbretërie tjetër autokratike.
Presidenca e Trump duket se po e rikrijon Amerikën si një autokraci presidenciale. Jo vetëm që ndërhyrjet e huaja në zgjedhje do të tolerohen, por, në gjykatat e SHBA, mbikëqyrja e kongresit mbi ekzekutivin tashmë është sfiduar. Shtëpia e Bardhë nuk i ka përmbushur kërkesat për të dorëzuar dokumentet në Kongres; të dhënat financiare private të Trump pothuajse janë kthyer në një sekret shtetëror që mund të fshihenedhe nga të emëruarit e tij në Gjykatën Supreme; dhe Departamenti i Drejtësisë po humbet çdo aspekt të pavarësisë.
Trump dhe promovuesit e tij, gjithashtu, po përdorin edhe një pjesë të madhe të opinionit publik, i cili ka pak njohuri apo interes në mënyrën se si funksionon demokracia amerikane ose do të preferonte një pushtetar të fortë autokratik në vend të rrëmujës politike që ata besojnë të ekzistojë në Washington. Thirrjet e Trumpit për të “pastruar kënetën” nuk i referohen edhe aq çrrënjosjes së korrupsionit, në të cilin vetë Trump është bashkëpunëtor, por heqjes qafe të çdo kufizimi demokratik mbi presidentin.
Sondazhet e opinionit publik për fat të keq kanë shmangur disa pyetje të rëndësishme për të ardhmen e demokracisë amerikane. Në veçanti, do të ishte e rëndësishme të mësohet përqindja e popullatës që është e gatshme të sakrifikojë mbikëqyrjen e kongresit dhe gjyqësorit për një ekzekutiv më të fortë? Sa njerëz do të ishin të gatshëm të kufizonin rolin e Kongresit në vendimmarrje? Sa prej tyre do të ishin të kënaqur me kufizime të rrepta për mediat mbikritikat ndaj presidentit? Dhe në fund të fundit, cila ështëpërqindja e popullsisë që do të preferonte të jetonte në një shtet autoritar presidencial dhe jo në një demokraci parlamentare?
Baza e Trump, që është rreth një e treta e elektoratit, me siguri do ta mirëpriste shumicën e këtyre masave. Mbështetësit e Trump e shohin atë si një shpëtimtar karizmatik që mund të thjeshtojë kompleksitetet e politikës konkurruese. Një e treta e popullsisë është ose e pavendosur ose indiferente ndaj politikës amerikane dhe as nuk shqetësohet të votojë. Edhe pse shumica e politikanëve republikanë mund të mos e mbështesin një presidencë perandorake, ata mbeten të varur nga baza e Trump për rizgjedhjen e tyre. Në një moment të caktuar, kur Kongresi të kthehet në një vulëvënës të Shtëpisë së Bardhë, ata janë të prirur ta kuptojnë se mbështetja e pakushtëzuar për Trump minon institucionet për të cilat ata konkurrojnë.

Dita, Albania
AMERICA’S KING DONALD
Janusz Bugajski, 13 December 2019
A heated debate is raging in the United States about the position of the President in American democracy. The expected acquittal of Donald Trump by the Senate despite his impeachment by the House of Representatives, has led some to conclude that despite the efforts of America’s founders the era of the “imperial President” has arrived.
Congress has clear evidence that Trump violated Article Two of the Constitution which states that the President “shall be removed from Office on Impeachment for, and Conviction of, Treason, Bribery,or other high Crimes and Misdemeanors.” Under the articles of impeachment drawn up by the House of Representatives Trump is accused of a corrupt abuse of power by pressuring and bribing Ukraine to launch investigations that could benefit him politically.
Republican members of the Senate are likely to acquit Trump, in effect arguing that the President is above the law. IfTrump is found innocent then the Constitution loses relevancewith regard to foreign interference in U.S. elections. In effect, all presidential candidates will be empowered to solicit information from foreign governments on their opponents for the 2020 elections.
Trump has called on Ukraine and China to provide him with damaging information about Joe Biden. The Democratic candidate canreciprocate with calls for detrimental dataon Trump from foreign sources. This will leave the door open to even more scandals and disinformation and ensure that American politicians will be more susceptible to foreign interference and potential blackmail.
The President already possessesmore powers in foreign policy than America’s founders envisaged. They believed that by giving Congress financial control, the ratification of treaties, confirmation of cabinet-level officials and high-ranking military officers,they would maintain congressional oversight. However, the growth of the executive and of America’s military power and global role has transformed the President into a largely unconstrained actor in foreign affairs. A similar process is now underway on the domestic front.
Attorney GeneralWilliam Barrisa key advocate of a strong executive that limits the role of Congress. In arguing that presidential powers are absolute, Barr is laying the basis of an “imperial presidency.” This is precisely what George Washington, Benjamin Franklin, Thomas Jefferson, and other framers of the Constitution sought to avoid. The American coloniesseceded from imperial Britain to construct the foundations of a representative democracy and not another autocratic kingdom.
The Trump presidency appears to be reinventing America as a presidential autocracy. Not only will foreign involvement in elections be tolerated but congressional supervision over the executive is now challenged in U.S. courts. The White House has not complied with subpoenas to provide documents to Congress, Trump’s private financial records have become a virtual state secret that may be protected by his appointees in the Supreme Court, and the Justice Department is losing any semblance of independence.
Trump and his promoters have also tapped into a broad stream of public opinion that has little knowledge or interest in how American democracy functions or would prefer a strong autocratic ruler to the political mess they believe exists in Washington. Trump’s calls to “drain the swamp” is no so much about rooting out corruption, in which Trump himself is complicit, but in discarding any democratic constraints over the President.
Public opinion polls have unfortunatelyavoided severalimportant questions about the future of American democracy. In particular, it would be important to learn what percentage of the public is willing to sacrifice congressional and judicial oversight for a stronger executive? How many people would be willing to curtail the role of Congress in decision-making? How many would be happy with strict restrictions on the mass media in criticizing the President? And ultimately, what percentage of the population would prefer to live in an authoritarian presidential state than in a parliamentary democracy?
Trump’s base, consisting of about a third of the electorate, would probably welcome most of these measures. Trump’s supporters view him as a charismatic saviorwho can simplify the complexities of competitive politics. Another third of the population are either undecided or indifferent about American politics and do not even bother to vote. Although most Republican politicians may not support an imperial presidency, they remain dependent on Trump’s base for their re-election. At some point they may realize that unconditional support for Trump undermines the institutions for which they are competing,when Congress becomes a rubber stamp for the White House.
***
Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Arnautia eshte Osmani.
Cifuti Jonuz!
Grushti shtetit kunder Trump nuk do te ket sukses.
Ky i qan hallin kaloresit se i varen kembet. Je standart tjeter per shqiptaret o Januz.
Ne nuk po na mbarojne hallet e mjerimit jo me te merremi me hallet e Amerikes
Janosh !
Stolltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO , në një dhjetor të këtij viti , deklaroi se Rusia për NATO-n është armike .
Para 3 apo 4 ditësh deklaroi se Rusia nuk është aspak armike për NATO-n .
Si politikan i hollë që je , të lutem , na shpjego ç’ka ndodhur , cila qëndron .
Ti vetë dukesh që je skifter , por, unë nuk kuptoj Stolltenbergun !
Atë punën e Trampit lere , mos u merrë më të , ato impiçmente e më the e të thashë janë muhabete kot , aty do e kini Trampin edhe 4 vjet të tjera , Trampi sheh larg , kundërshtarët e tij janë miopë dalë boje!
Janosh , shiko k/m tonë trim si i lëpiu ato gëlbaza që hodhi kundër Trampit , korigjo shënjestrën Janosh !
Jonuzi,ty gazeta te prenoton dhe te paguan cdo jave,qe ta hedhesh vallen,gjithmone me kemben e majte.
Dhe ti ca nga formimi ca nga mungesa e integritetit,ne nje vrime i bie fyellit dhe harron qe njerzit kane sy dhe veshe dhe gjykojne mbi bazen e atyre qe shohin dhe degjojne:
Demokratet,qe nuk duan te pranojne deshtimin skandaloz te demagogjise Obama,pandehen se populli amerikan do te vazhdonte me syleshllekun e tij,te cilat e sollen dhe e mbajten Obamen ne pushtet.
Por popullit amerikan i kish sosur durimi,me piruetat e deshtuara te obames,por ca si puna tende,nuk duan te shikojne dhe degjojne se si personaliteti Trump,ardhur nga bota e biznesit,kerkonte qe me pragmatizmin e tij ,ta ngrinte perseri Ameriken,ne te kundert me rrokullisjet qe i kishi shkaktuar,obama e bushi asaj,
Keshtu si pasoje e programit te tij,ai njeri mbas tjetrit, i eleminoi,para syve te popullit,njeri mbas kandidatet me eksperience republikane dhe se fundi dhe te sterkonsumuaren Klinton.
Megjithse nuk e kane lene asnjehere te qete krahu i obames, me ngacmime si president,duke bere qe puna e tij te mos ish ne nivelin e asaj qe ai deshironte,si akuzat e deshtuara te bashkepunimit me ruset,apo me verifikimin e korrupsioneve ne Ukrain te djalit te ish zv presidentit Biden,ekonomia amerikane vazhdon te perjetoje suksese ne te gjitha drejtimet,qe nuk i kish perjetuar,qysh gjysem shekulli para.
Prandaj Jonuzi,nqse vazhdon dhe shkaravit ne kete gazete,do te vazhdosh te dukesh si ata lypsit e mjere qe zgjatin doren,per te perfituar ndonje cent.
Nje analiz e shkelqyer per ataqe kan sy e veshe….
Ne fakt ketij karallojit tone i duket vetja Danold, por se po e imition me se miri ne politikat ekonomike.
Nuk ja vlen ti krahasosh, se sido qe te jete trami i Amerikes mendon Amerika per te.
Analize e vertete dhe e sakte por kush do te jene pasojat e ketij shnderrimi te madh ne jeten amerikane ne ekonomi, lirite e njeriut, medias, grumbullimeve e protestave etj etj,
Ua thomi une:do te sjelle nje lufte tjeter civile amerikane dhe ndarje te USA ne copa, dy a tre copa.
Amerika nen presidencen Trump ka nje ekonomi te shendetshme dhe te stabilizuar ndryshe nga koha Obames me ekonomi me probleme. Per kete sukses ne ekonomi as Januzi as kori sorosian nuk mund te thone dot ate shprehjen – “nga nderhyrja e Rusise” – aq te dashur per ta.
Shikoni Turqin n.q.s doni te jeni shtet.N.q.s doni te jeni lepires shikoni B.E,Ameriken,Greqin…..