Janusz Bugajski
Perandoria Britanike është në fazat e fundit të shpërbërjes së saj. Brexit po merr një kuptim të ri : jo vetëm largim nga Bashkimin Evropian, por edhe largim nga Britania. Pasika sunduar çdo kontinent dhe kontrolluar çdo oqean për mbi dyqind vjet, dy protektoriatet e pushtuara që në fillim, Skocia dhe Irlanda e Veriut, tani janë në prag të largimit.
Skocia u aneksua zyrtarisht nga Anglia në vitin 1707, përmes Akteve të Unionit që krijuan Britaninë e Madhe. Kjo u pasua nga shekuj pushtimesh nga kurora angleze, për të përfshirë fqinjin e saj verior. Ajo që dikur konsiderohej si një bashkim i pathyeshëm, tani është në prag të copëtimit, pasi Londra po injoron vullnetin e skocezëve, 62% e të cilëve votuan për të qëndruar në BE.
Mbretëria e Bashkuar u formua në vitin 1801, kur Britania e Madhe përfshiu edhe Irlandën, pas shekuj pushtimi dhe kolonizimi anglez. Irlanda u nda në 1922-in, pas rebelimeve kundër sundimit anglez, dhe Republika e Irlandës u shpall shtet i pavarur. Irlanda e Veriut qëndroi në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse me një popullsi të madhe pro-republikës. Votimi i Brexit nuk ka zemëruar vetëm pro-republikanët e Irlandës së Veriut, të cilët kërkojnë bashkimin me Irlandën, por edhe unionistët pro-britanikë që ndjehen të braktisur nga Londra, ndërsa një kufi i ri tregtar po vendoset me BE.
Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme vota për Partinë Kombëtare Skoceze (SNP), e cila kërkon pavarësinë e Skocisë dhe të qëndrojë në BE, u rrit në mënyrë domethënëse. SNP fitoi 48 nga 59 mandatet, ndërsa lideri i saj Nicola Sturgeon po bën presion për një referendum të ri për pavarësinë në fund të vitit 2020. Sturgeon ka deklaruar se kryeministri Boris Johnson nuk ka pushtetin që të largojë Skocinë nga BE.
Partia Konservatore e Johnson u trondit në zgjedhjet në Skoci, ndërsa pakënaqësia ndaj nacionalizmit anglez dhe centralizmi i Londrës po rritet. Mbretëria e Bashkuar po përballet me një krizë kushtetuese të paprecedent. Pa miratimin e qeverisë në Londër, një referendum (i mundshëm) nuk do të ishte domosdoshmërisht i ligjshëm dhe Johnson mund të injorojë rezultatin e tij, ashtu si qeveria spanjolle kur Katalonia mbajti një votim të pautorizuar mbi pavarësinë në vitin 2017.
Sidoqoftë, nëse kryeqeveritari Johnson refuzon të lejojë (mbajtjen) e një referendumi, skocezët mund të bëhen më radikalë, konfliktet midis Londrës dhe Edinburghut mund të përshkallëzohen, dhe mbështetja për pavarësinë mund të rritet më. Një pjesë e rëndësishme e platformës së SNP është qëndrimi ose ribashkimi me BE. Kjo gjithashtu do të nënkuptonte negocimin e një marrëveshjeje të re tregtare me Anglinë, partnerin më të madh ekonomik të Skocisë, ndarjen e borxhit kombëtar dhe vendimin për një monedhë të re.
Shumica kryesisht protestante pro-Britanike e Irlandës së Veriut dhe pakica e saj katolike, e cila mbështet bashkimin me Republikën e Irlandës, jetojnë në paqë në BE, pas dekadash dhune ndërmjet sekteve. Heqja e kufirit midis dy shteteve ka inkurajuar bashkëjetesën. Kur Mbretëria e Bashkuar votoi të largohej nga BE, Irlanda e Veriut, e cila votoi të qëndronte në BE, u gjend përballë një kufiri të ri e të vështirë me Republikën(e Irlandës), një shtet anëtar i suksesshëm i BE.
Rreziqet ekonomike, politike dhe të sigurisë që vijnë nga rindarja tashmë janë në rritje. Vetë kufiri mund të kthehet sërish në një “zonë të nxehtë” për terrorizmin. Ekziston frika se mund të rifillojë koha e “Trazirave”, periudhës mbi 30 vjeçare gjatë së cilës u vranë mbi 3500 veta. Dhuna mund të rindizet nga militantët e republikës, të cilët janë kundër ndarjes së Irlandës ose nga paramilitarët unionistë, të cilët janë kundër bashkimit irlandez.
Por në fund të ditës, mbështetja për një Irlandë të bashkuar dhe një ndarje përfundimtare me Britaninë mund të rritet. Ndryshimet demografike në kohë parashikojnë se brenda pak viteve, katolikët do të jenë më të shumtë në numër se protestantët në Irlandën e Veriut. Shumica e asaj kohe atëherë do të ishte në favor të bashkimit të Irlandës. Edhe unionistët mund të jenë të gatshëm të respektojnë rezultatin e një referendumi për të shmangur konfliktin e armatosur. Diskutimi do të përqendrohej në strukturën e shtetit,nëse (do të ishte) unitar apo federal, ndërsa veriu, me shumë mundësi, do të arrinte të kishte ekzekutivin, parlamentin dhe policinë e vet.
Edhe ndikimi ekonomik i bashkimit do të duhet të përllogaritet. Republika është më e pasur se Irlanda e Veriut, rajoni më i varfër i Mbretërisë së Bashkuar, por shumë nga tregtia e Irlandës së Veriut është me pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe Dublini merr subvencione prej shumë miliardë paund nga Londra, çfarë do ta kishte të vështirë t’i paguante.
Në zgjedhjet e fundit, për herë të parë që nga ndarja e Irlandës, Irlanda e Veriut zgjodhi më shumë pro-republikanë se unionistë pro-Britanikë për parlamentin e Britanisë. Tashmë, në krahasim me ata që duan të mbeten pjesë e MB, më shumë ligjvënës favorizojnë bashkimin me Irlandën. Për më tepër, shumë unionistë e shohin marrëveshjen e Brexit të Londrës si një tradhti, pasi ajo e ndan provincën nga Britania, duke vendosur edhe një kufi përmes Detit irlandez. Në fakt, Irlanda do të bashkohet ekonomikisht, çfarë do të promovojë edhe unitetin politik. Ka ardhur koha e Brexit.

Dita 49, Albania
DISUNITED KINGDOM
Janusz Bugajski, 20 December 2019
The British Empire is in its final stages of disintegration. “Brexit”is acquiring a new meaning – not just leaving the European Union but leaving Britain. Having ruled on every continent and controlled every ocean for over two hundred years, London’s two earliest conquered dominions of Scotland and Northern Ireland are now on the verge of leaving.
Scotland was formally annexed by England in 1707 through the Acts of Union that created Great Britain. This followed centuries of invasions by the English crown to incorporate its northern neighbor. What was once considered an unbreakable union is now on the verge of fracturing, as London is ignoring the will of the Scots, 62% of whom voted to remain in the EU.
The United Kingdom was formed when Great Britain absorbed Ireland in 1801 after centuries of conquestand English colonization. Ireland was partitioned in 1922 after rebellions against English rule, and the Republic of Ireland became an independent state. Northern Ireland remained in the UK although with a large pro-republic population. The Brexit vote has not only outraged republicans in Northern Ireland seeking unification with Ireland but also the pro-British unionists who feel stranded by London as a new trade border is established with the EU.
In the recent general elections the vote for the Scottish National Party (SNP), which seeks Scotland’s independence and to remain the EU, increased dramatically. The SNP won 48 of the 59 seats, and its leader Nicola Sturgeon is pushing for a new referendum on independence in late 2020.Sturgeon has declared that Prime Minister Boris Johnson has no mandate to take Scotland out of the EU.
Johnson’s Conservative Party was trounced in the Scottish elections and resentment of English nationalism and London centralism is rising. The UK faces an unprecedented constitutional crisis. Without the approval of the government in London, a referendum would not be legally binding and Johnson could ignore the result, like the Spanish government when Catalonia held an unauthorized independence vote in 2017.
However, ifpremier Johnson refuses to allow for a referendum, this could radicalize the Scots, escalate conflicts between London and Edinburgh, and further increase support for independence.A key part of the SNP platform is to remain in or rejoin the EU.This would also mean negotiating a new trade deal with England, Scotland’s biggest economic partner, dividing up the national debt, and deciding on a new currency.
Northern Ireland’s mainly Protestant pro-British majority and the Catholic minority, which supports unification with the Republic of Ireland, are now living peacefullywithin the EU after decades of sectarian violence. The removal of the border between the two states encouraged coexistence. When the UK voted to leave the EU, Northern Ireland, whichvoted to remain in the EU, faced a new hard border with the Republic, a successful EU member state.
The economic, political, and security dangers of redevision are now growing. The border itself could again be a flashpoint for terrorism. There are fears that the time of “the Troubles,” in which 3,500 people were killed over 30 years, could restart.Violence could be reignited by militant republicans opposed to Ireland’s division or by unionist paramilitaries opposed toIrish unity.
Ultimately, support for a united Ireland and a final break with Britain could grow. Long-term demographic changes indicate that Catholics will outnumber Protestants in Northern Ireland within a few years. A majority would then be in favor of Ireland’s unification.Even unionists may be prepared to respect the result of a referendum to avoid armed conflict. Discussion would focus on the structure of the state,whether unitary or federal, with the north probably retaining a separate executive, parliament, and police.
The economic impact of unification would also need to be calculated. The Republic is richer than Northern Ireland, the UK’s poorest region, but much of Northern Ireland’s trade is with the rest of the UK and receives multi-billion-pound subsidies from London that Dublin would find hard to pay.
In recent elections, Northern Ireland elected more republicans to Britain’s parliament than pro-British unionists for the first time since the partition of Ireland. More lawmakers now favor union with Ireland than want to remain part of the UK. Additionally, many unionists see London’s Brexit deal as a betrayal,as it cuts off the province from Britain by drawing a border through the Irish Sea. In effect, Ireland will become economically united and this will promote political unity. The hour of Brexit has arrived.
****
Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Cifuti Jonuz nje shkrim nuk e ka ber se c’fare do te ndodh me Palestinen.