Kullimi i kënetës / Shqipëria dhe shkatërrimi që sjell Korrupsioni

J L

Nga Janusz Bugajski

 

Ekskluzive Dita – Indeksi i ri Transparencës Ndërkombëtare (TI) mbi perceptimin e korrupsionit shfaq se vendet e Ballkanit, mes tyre edhe Shqipëria, vazhdojnë të bien në renditjen globale. Rezultatet tregojnë se ka një lidhje të ngushtë midis korrupsionit të shtetit, regresit demokratik dhe stanjacionit ekonomik si dhe rritjes potenciale të dhunës në familje.

Indeksi i TI rendit 180 vende në bazë të nivelit të tyre të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik, sipas ekspertëve vendas dhe njerëzve në biznes. Indeksi i vitit 2019, bërë publik së fundmi, tregon se vendet e Evropës Juglindore ose nuk po përparojnë ose po shkojnë prapa në luftën kundër korrupsionit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u renditën  më keq në rajon duke ndarë vendin e 106-të. Shqipëria ra në renditje që nga viti i kaluar, kur  u pat renditur në vendin e 99-të, e madje edhe Kosova u rendit mbi Shqipërinë, në vendin e 101-të. Serbia ra në vendin e 91-të, ndërsa Mali i Zi u përmirësua lehtë dhe mori vendin e 66-të. Edhe anëtaret e BE, Hungaria dhe Rumania u renditën në vendin e 70-të, ndërsa Bullgaria në vendin e 74-të. Si rajon, Ballkani doli më keq se vendet afrikane.

Indeksi nuk është treguesi i vetëm i korrupsionit në Ballkan, pasi Banka Botërore përgatit periodikisht artikuj që portretizojnë një pamje të zymtë për pjesën më të madhe të rajonit. Të gjitha raportet e kësaj natyre konfirmojnë/pohojnë se korrupsioni gërryen dhe shkatërron tre shtyllat mbajtëse të një shteti të shëndetshëm: sistemin politik, ekonominë dhe strukturën shoqërore.

Korrupsioni sistematik në mesin e zyrtarëve të qeverisë, një administratë publike e politizuar dhe një sistem drejtësie i prirur ndaj ryshfetit i deformon shtetet si Shqipëria. Korrupsioni në sektorin publik merr shumë forma, qoftë atë të dështimeve për të bërë publike burimet e financimit të fushatave partiake, (qoftë atë të) flukseve të parregullta të parave private dhe të huaja drejt zyrtarëve të qeverisë, (atë të) goditjeve nga dhënia e kontratave të qeverisë bizneseve të favorizuara, ose edhe atë të ndarjeve të politizuara të buxhetit të shtetit. Ashtu si kriminelët profesionistë që janë zakonisht një hap përpara policisë, zyrtarët e korruptuar përpiqen të shmangin zbulimin duke gjetur mënyra të reja për të kanalizuar fondet e paligjshme për miqtë dhe të afërmit e tyre.

Sistemi politik gjithashtu dëmtohet nga shtrëngimi i medias së lirë, kërcënimet ndaj gazetarëve dhe kufizimet për organizatat e shoqërisë civile që monitorojnë korrupsionin e qeverisë. Një qeveri e korruptuar gjithmonë kërkon të ruajë rregullin e saj në mënyrë që zyrtarët të mund të vazhdojnë të përfitojnë nga thesari i shtetit dhe një administratë e re nuk zhvillon procedura ligjore kundër tyre. Në rastin më të keq, korrupsioni rezulton në “kapje të shtetit” dhe konsolidon regjimin një partiak.

Korrupsioni qeveritar minon ekonomitë në zhvillim përmes një forme të shtrembëruar të kapitalizmit të egër. Ai pengon investimet, pasi biznesmenët e huaj shmangin zhvatjen dhe pasigurinë. Kjo ka pasoja të rënda në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Banka Botërore ka prova të qarta se vendet që përballen sistematikisht me korrupsionin përmes mjeteve ligjore tërheqin më shumë investime dhe rriten më shpejt.

Strukturat shoqërore vuajnë gjithashtu nën një korrupsion të tejzgjatur. Sistemi komunist mbështetej në korrupsionin e (ofrimin) të privilegjeve në këmbim të besnikërisë së paqëndrueshme. Në një demokraci në zhvillim si ajo e Shqipërisë, korrupsioni gërryen besimin e publikut në qeveri. Kjo është veçanërisht e dëmshme në shtetet e polarizuara, ku korrupsioni sjell pabarazi dhe pakënaqësia mund të çojë në ekstremizëm dhe dhunë.

Gjatë vitit të kaluar, lëvizjet antikorrupsion në të gjithë globin morën vrull, me miliona njerëz që zhvilluan protesta në kryeqytete të ndryshme. Në shumë vende, qytetarët përballen me ryshfete të vogla çdo ditë, kur qasja në shërbimet themelore publike siç është kujdesi shëndetësor dhe arsimi shpesh bllokohet. Zhgënjimi në rritje gërryen besimin te liderët politikë, zyrtarët e zgjedhur dhe në vetë demokracinë.

Shtetet e Bashkuara sigurisht që nuk kanë imunitet ndaj korrupsionit. SHBA ranë në vendin e 23-të në Indeksin e TI, rezultati i tyre më të ulët në tetë vjet. Sipas Qendrës Kërkimore Pew, besimi i qytetarëve amerikanë te përfaqësuesit e tyre të zgjedhur është në  nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Vendi po përballet me sfida në kontrollin e demokracisë dhe ekuilibrave midis tre degëve të qeverisë. Ai gjithashtu po gërryhet nga interesat e përveçme dhe nga përdorimi i kompanive anonime “guackë” prej politikanëve të korruptuar për të fshehur fondet e paligjshme.

Megjithëse Donald Trump bëri fushatë me një premtim për “kullimin e kënetës” dhe kontrolli mbi privilegjet e të brendshmëve të Uashingtonit dhe elitave politike, dorëheqjet e shumta të zyrtarëve dhe skandalet mbi sjelljen joetike tregojnë se korrupsioni mund të jetë ngulitur më thellë. Kjo ushqen perceptimin publik se elitat politike injorojnë qytetarët dhe njerëzit e pasur, në thelb, i blejnë zgjedhjet.

Pavarësisht problemeve të saj, Amerika ka antidota për të luftuar korrupsionin e mirëfilltë, përfshirë një media të lirë, organizata civile të pavarura, një sistem ligjor të pakorruptuar dhe mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve që nuk i përkasin donatorëve të mëdhenj. Përvoja amerikane tregon se demokracia nuk mund të merret si e mirëqenë, por duhet të ruhet vazhdimisht. Dhe demokracitë e reja si Shqipëria kanë nevojë për mbrojtje të veçantë, në mënyrë që tundimet e korrupsionit autoritar të mos mbizotërojnë.

CORRUPTION DESTROYS DEMOCRACY

Dita, Albania

Janusz Bugajski, 31 January 2020

 

The new Transparency International (TI) corruption perception index reveals that the Balkan countries continue to decline in global rankings with Albania among them. The results indicate there is a close correlation between state corruption, democratic regress, and economic stagnation, and with the growing potential fordomestic violence.

The TIindex ranks 180 countries by their perceived levels of public sector corruption, according to local experts and business people. Its recently released index for 2019 demonstrates that countries in Southeast Europe are either making no progress or going backwards in combating corruption.

Albania and North Macedonia scored worst in the region by tying for 106th place. Albania declined in the rankings since last year when it finished 99th andeven Kosova ranked above Albania in 101st place. Serbia, fell to 91st place, while Montenegro slightly improved to 66th place. Even EU members Hungary and Romania came in 70th place and Bulgaria 74th.As a region, the Balkans scored worse only than African countries.

The index is not the only measure of Balkan corruption, as the World Bank periodically issues papers that paint a bleak picture in most of the region. All such reports confirm that corruption corrodes and destroys the three pillars of a healthy state – the political system, the economy, and the social structure.

Systematic corruption among government officials, a politicized public administration, and a bribery-prone judicial system deform states such as Albania. Public sector corruption takes many forms, whether in failures to disclose the sources of party campaign funding, unregulated flows of private and foreign money to government officials, kickbacks from awarding government contracts to favored businesses, and the politicized allocation of the state budget. Just as professional criminals are usually one step ahead of the police, corrupt officials try to avoid detection by finding novel ways to channel illicit fund to their cronies and relatives.

The political system is also damaged by a clampdown on the free media, threats against journalists, and limitations on civic society organizations that monitor government corruption. A corrupt government always seeks to preserve its rule so officials can continue to benefit from the state treasury and a new administration does not conduct legal procedures against them. In the worst case scenario, corruption results in “state capture” and consolidates one party rule.

Government corruption undermines developing economies through a distorted form of crony capitalism. It impedes investment, as foreign businessmen avoid extortion and uncertainty. This has serious consequencesoneconomic growth and job creation. The World Bank has clear evidence that countries systematically confronting corruption through legal means attract more investment and grow more rapidly.

Social bonds also suffer under prolonged corruption. The communist system was underpinned by corrupt privileges in return for unswerving loyalty. In a developing democracy like Albania’s, corruption erodes public trust in the government. This is especially damagingin polarized states where corruption perpetuates inequalities and discontent can lead to extremism and violence.

During the last year, anti-corruption movements across the globe gained momentum with millions of people staging protests in various capitals. In many countries citizens experience petty bribery on a daily basis where access to basic public services such as health care and education is often blocked. Growing frustration erodes confidence in political leaders, elected officials, and in democracy itself.

The United States is certainly not immune from corruption. It droppedto 23rd place in the TI Index, its lowest score in eight years. According to the Pew Research Center, trust among American citizens in their elected representatives is at an all-time low.The country faces challenges to democratic checks and balances between the three branches of government. It is also corroded by special interests and the use of anonymous shell companies by corrupt politicians to hide illicit funds.

Although Donald Trump campaigned on a promise of “draining the swamp” and checking the privileges of Washington insiders and political elites, numerousexecutive resignations and scandalsoverunethical behavior indicate thatcorruption may have become more entrenched. This feeds into public perceptions that the political elites ignore citizens and rich people basically buy elections.

Despite its problems America has antidotes to outright corruption, including a free media, independent civic organizations, an uncorrupted legal system, and the possibility of electing candidates who are not beholden to large donors. The American experience demonstrates that democracy cannot be taken for granted but must be constantly guarded. And young democracies such as Albania’s need particular defending so that corrupt authoritarian temptations do not prevail.

 

*****

Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
9 Comments
  • Analiza e Jonizit eshte jo realiste, aq sa jo realiste eshte edhe renditja e ketij indeksi, qe Ruanden, shtetin afrikan te gerryer nga luftrat dhe korrupsioni e ve nja 10 vende perpara Kroacise se zhvilluar.
    Kush eshte ky Jonuzi, do jete ndonje qe e shikon Shqiperine me syte e Salehut, se nuk e mbajme mend te kete qene ndonje ze kritik per qeverine narko-gangstere te Sali Berishes.
    Po ku i ke keto rryshfete tani o Bugaçe. Po per te marre nje certifikate te prones tende para 2013, duhet te paguaje punonjesit e Saliut mijera Euro nen dore dhe tia dije per faleminderit, o te shpelafte.

  • Korripsooni eshte pjese e kap,dhe pa te nuk ndertohet kap dhe pasurohen batakcinjte dhe mashtrusat e politikes ne mbare boten…
    Asnje nuk eshte pasuruar me ndeshmeri

  • Me cilin po flet ky njeri, me ndonje zezak analfabet te lagjes Bronx apo me ndonje indian te mbetur ne stepat e Dakotes?

    Per cfare korrupsioni e ka ky fjalen kur na kalon aq tangent korrupsionin e SHBA?
    Le shkruaje me mire ne ndonje gazete a media amerikane, se te shkruash me kete permbajtje ne editorialet e „Dita-s“ eshte me shume te genjesh veten, se as Lymin e Tutit nuk genjen dot. Po hajde „Dita“ ka nevoje per financa, George Soros deklaroi ne Davos se do te hedhe nja 1 miliarde dollare ne mediat e tij se na „moren shpirtin dhe nuk po manipulojme me dot boten“ me „fake-new-set“ dhe ja „Dita“ i hap ketij dritaren per te hedhur dhe ky idete e tij ketu, qe jo vetem nuk ngjisin, por per dite te diele te hapin barkun me llogjet e tij.

    Kujton se i beson keto gjepura Adrian Thano, Arben Duka, Viktor Malaj (pa foto) a Bedri Islami?
    Po hajde keshtu erdhen kohet, ca para duam te mbajme gazetarine gjalle dhe fut ndonje editorial te Bugajskit qe ashtu si te hyn, po ashtu te del, se nuk e beson njeri.
    Dhe a e dini perse?
    Po ja, po flasim pak per ate korrupsionin ne USA bashke me Arabine Saudite, , shteti me mesjetar per te drejtat e njeriut qe na qenka rreshtuar ne vendin e 23 nga nje organizate qe financohet nga Departamenti i Shtetit dhe ndoshta dhe George Soros (dhe kjo nuk na qenka korrupsion?) dhe krahasohte fjala vjen me Korene e Veriut qe eshte rreshtuar ne vendin e 137 ne mos gaboj!

    USA: A nuk na qenka korrupsion te financosh fushatat elektorale me para privati, firmash dhe koncernesh ndersa keta me vone te marrin poste qeveritare si Tillerson e te tjere?
    Po kjo eshte e ligjeruar, do te thuash, dhe po kete model e shohim dhe ne shtetet e Ballkanit si Shqiperia, Serbia e te tjere ku financon Rroku, Frroku, Hyseni, Kasemi, Dragosllavi dhe Mirosllavi qe kane shkuar per lesh dhe presh te mbytur nga korrupsioni?

    Po a nuk e ka kuptuar tere bota se aty ku ka lufte, ke te besh vetem me vende ku ka rezerva nafte dhe gazi?
    Po revolucionet e trendafilta dhe te karafilta qe filluan ne tere zonat naftenbajtese perfshi dhe Venezuelen dhe persene besoj se e di z. Bugajski nuk na qenkan korrupsion?
    Sepse manjatete Naftes dhe Gazit jane pasunare qe jetojne ne SHBA si familja Bush dhe Dick Cheyne.
    Po tere ato organizata joqeveritare qe quhen „NGO“ a e dini sa financojne neper bote nen pretekstin e mbrojtjes te te drejtave te Njeriut ku kane derdhur para ne „Vellazeri Islame“, „Lesbike dhe Transversite“, „emigracion masiv“ dhe „media te hapura“ qe kane cuar ne luftera civile neper bote. Shih, Sirine, Irakun, Tunizine, Libine, Venezuelen, Ukrainen dhe te tjere, vetem dhe vetem per te sjelle ne fuqi marionetat e tyre sic ka ne Tirane, Shkup, Beograd dhe Prishtine.

    Po keto nuk na qenkan korrupsion politik dhe ekonomik?

    Po familja Trump qe qeveris me kuc dhe me mac USA me cupelina dhe djelmurina injorante si Ivanka, Jared dhe te tjere dhe te tjere qe zor se kane lexuar nje liber ne jetet e tyre?
    Ketu mund ta krahasosh USA me Korene e Veriut, se dinastia ka shkuar njeri pas tjetrtri ne familjen Kim, por provoje njehere te kandidosh ne Universitetin e Phenianit ku dhe vrima e gjilperes eshte teper e madhe, kur ne USA nuk ka mbetur Erjoner, Elisa, Blendi a Deniser qe kane marre ndonje Bachelor me leket e Sorosit qe nuk vlen nje grosh!

    Po ato grupet lobiiste qe me para ne dore qe kapin per menge senatore dhe kongresmene per te vendosur mbi fatet e njerezve dhe te popujve a nuk jane keto korrupsion?
    Kim Jong Un as bomba nuk ka hedhur, as per nafte nuk destabilizon, as NGO-s nuk ka, as grupe lobiiste nuk financon, dhe as shkollen nuk ta jep qyl, ka ideologjine e tij qe e ka si e ka dhe aty mbyllet ai muhabet.
    Ekziston nje barcalete ne rrethet e pamanipuluara, perparimtare europiane:
    „-Ore, perse nuk ka revolucione me ngjyra ne USA si ne tere boten?“ Pyeti njeri.
    Dhe tjetri ju pergjigj: „ Sepse ne USA nuk ka ambasada dhe fondacione amerikane!!!!“
    Dhe ty i nderuar Bugajski nuk besoj se te jep ndonje honorar „Dita“ se je shume i shtrenjte per Thanon, po ndoshta i thith ne rruge te tjera nga ndonje fondacion me emer si p.sh. „Open Society Fondation“.

    Gjej ndonje teme tjeter si p.sh. per rritjen e Gjelave te Detit se me kete mund te kesh me shume sukses ne Shqiperi se sa per teori dhe praktike antikorrupsioni qe vjen nga Amerika, pak so zor do ta kesh.

    Jo per gje, por po perfitojme shume nga rruga amerikane ne kete drejtim.

    Have a nice weekend!

  • Eureka! E gjeti me ne fund Januzi kycin e se vertetes. Korrupsioni shkaterron Demokracine! Fjale me se te sakta. Po Shqiperia qe ka afro 30 vite qe eshte plasteline ne duart amerikane nga “Ne jemi me ju, ju jeni me ne” e sekretarit shtetit Baker ne fillim ’90 der te “Ne ju mbeshtesim” e aziatikes Kim ne 2020, kujt duhet t’ja dije per nder jo me shkaterrimin e demokracise por vete shtetit tashme te shkaterruar nga korrupsioni pervec se atyre qe e mbajne akoma neper duar si plasteline, por duke pasur ne goje frazen e bere bajata “mbeshtesim Reformen ne Drejtesi”?

  • Korrupsioni nuk eshte gje e mire dhe argumenti ku nuk pajtohem me Bugajskin eshte, se jemi me keq se kemi qene.
    Ne nje interviste te Bugajskit te vitit 2012, ambasadori Arvizu shprehet se nga viti 2009 perparimi ne vend ka ngelur ne vend dhe frustrimi eshte ne rritje. Me tej ambsadori Arvizu shton se ka biseduar me vullnetare e paqes qe jane ne te gjithe Shqiperine, te cilet i kane thene se ka rritje te ndjenjes se zhgenjimit persa i perket punesimit dhe drejtimit te vendit.
    2009 -ën ambasadori Arvizu e sheh si nje pike kthese negative per Shqiperine, me korrupsionin ne rritje dhe sistemin e gjygjesorit jashte funksionit.
    https://m.youtube.com/watch?v=3T5dvzP_fg4

  • D I T A:Ky zotri Bugajski pse nuk e ze ne goje Lobimin Rus te L.Bashes kur 675.000 $ shkuan te NIK MUZINI AMERIKAN..!?Kjo do te thot se edhe ky eshte me nje mendje me Ambasadorin Arvizu qe i cilesoi S.Berishen e L.Bashen “Burr shteti ” dhe ” yll ne ngjitje” kur vrane 4 protestues ne 21 Janar 2011.Por edhe kur ju vodhen votat E.Rames per kryebashkiak ne Tirane-Arvizuja llere perveshur u pajtua me kete xhest te shemtuar korrupsioni.
    -Edhe ne Shqiperi ka korrupsion,pasi drejtesia te ne mund te jete me e korruptuara ne Bote.Ndaj vetingu po nxjerr ne shesh fajet e renda te qeverive te mepareshme qe kan urdheruare KlD-t e tyre te emrojne gjyqtar e prekuror injorant per interesin e tyre korruptiv.
    -Te ne po kryen vetingun ONM nen drejtimin e SHBA+BE.Por duhet thene se Gjin Gjoni Shqipetar-kampioni i korrupsionit ne gjyqsor po nxjerr nokaut firme-bisnesin Amerikane ne RINAS dhe nuk ka zot qe ta ndali.Kjo do te thot se kur nuk eshte e afte drejtesia-nuk ka se çfar te beje Qeveria.Shtoj se ishte Edi Rama ai qe kerkoi me insistim te ndihmohej nga SHBA+BE per hartimin dhe zbatimin e ligjit ne drejtesi,kur drejtuesit e PD+LSI e sabotuane ate.
    -Ndonse u krijua me shume javashllek-shpresojme se SPAK+BKH do te arrestoi peshqit e medhej qe kerkoi Ambasadori i nderuare LU.Por kjo nuk mund te behet pa doren e forte AMERIKANE,per te cilen populli Shqipetar ka shume besim e shprese…!
    -FLM-DITA

    • Or ETHEM LALAJ, behu nje here te vetme i zgjuar ne jete mor qyqar se mbete tere kohes i shplare nga trute! C’fare i duhet Rusise te sponzorizoje nje Basha kur ka Ramen gratis me kryet ne bytha e perfaqesuesit Rusise ne Ballkan, Aleksander Vucicit? Mendoje ca or xhaxho ETHEMI, mendoje…

  • Z.Bugajski!
    Te pershendes qe keni marre mundimin e na shkruan per korrupsionin boteror,se del qe edhe ky shqiptar qenka i justifikuar meqenese e paska edhe SHBA,sipas jush!
    Por nuk me vjen mire,qe ju e trajtoni fenomenin teorikisht kur ne Shqiperi korrupsioni dhe krimi jane te lidhura me njeri tjetrin deri ne nivelet me te larta qeveritare!
    Ne se me pranoni,ju kujtoj se korrupsioni ekziston vetem ne pushtetin qendror dhe vendor !
    Ka plot fakte qe e vertetojne kete gje dhe nuk ka njeri sot qe te mos e pranoje kete katrahure!
    Edhe kryeministri Rama e pranon se ketu ka korrupsion,por ai e quan veten te pastert duke bere fajtor vetem drejtesine qe eshte e korruptuar!
    Korrupsioni behet nga rrogtaret e emeruar nga Rama,qe nga lart e deri poshte,ndersa fajin e paskan prokuroret dhe gjyqtaret,qe nuk i perjashtoj se jane te pastert!
    Por qe te luftohet korrupsioni duhet te filloje puna se pari tek kryeministri dhe te gjithe ata poshte tij!
    E kerkoi te gjithe tepsine e pushtetit i vetem dhe populli ia dha 2 here nga mbi 1 milion vota!
    Ne 2008 beri ndryshimet kushtetuese dhe ne Kodin Zgjedhor duke e bere veten mbret me te drejten ekskluzive te hartimit te listes se kandidateve per deputete dhe kryebashkiake e me pas edhe te gjithe te tjeret poshte tyre!
    Keto pergjegjesi e bejne ate personalisht pergjegjes jo vetem per pa aftesine ,por edhe korrupsionin e tyre!
    Nuk kemi degjuar deri me sot,qe ky kryeminister te kete pranuar zyrtarisht ekzistencen e korrupsionit ne pushtetaret e tij ,shkaqet dhe pergjegjesite e secilit deri tek vetja!
    Kete gje ai nuk e ka bere asnjehere,bile as atehere kur shkarkoi gjysmen e ministrave dhe as atehere kur Banka Boterore denoncoi se ne Shqiperi gati gjysma e bizneseve jane informmale dhe se 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
    Keto shifra katastrofike vertetojne mos ekzistencen e shtetit ligjor, pa aftesine dhe korrupsionin e administrates qendrore dhe vendore, rrenimin e demokracise etj,duke i shkaktuar deme te pallogariteshme arkes se shtetit!
    Shifra te tilla tregojne se 50% e bizneseve nuk u japin rrogen e plote punonjesve te tyre ,nuk paguajne taksa e tatime,bejne kontrabande dhe nuk kane derdhur kontribute per sigurimet shoqerore e shendetesore!
    Pervec shtetit i jane shkaktuar deme te medha mijra punonjesve sepse nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas!
    Nga ana tjeter vete shteti ka qene i detyruar te shtoje nga buxheti vjetor miliarda leke ne muaj per pagesat e pensioneve,qe fare mire mund te perdoreshin per nevoja te tjera me te domosdoshme!
    Eshte e pa faleshme mos reagimi i qeverise pas shpalljes se shifrave te ketij raporti te BB pra 6 muajve,kur pasoi nje heshtje skandaloze per 2-3 muaj,nuk u be asnje analize rreth ketij fenomeni,nuk u ndeshkua asnje zyrtar dhe pastaj,si krejt rastesisht doli ministrja e Finance qe shpalli “AKSIONIN” mashtrues te gjoja luftes kunder informalitetit qe u perqendrua tek disa lokale qe u kapen pa kupon tatimor,kur BB bente fjale ne raportin e saj per gjysmen e bizneseve INFORMALE !
    Si perfundim :U mbars mali e polli nje mi!
    Askush nuk mund ta besoje se nje shtet,qe ka lene jashte kontrollit gjysmen e bizneseve kete gje e ben vetem nga pa aftesia,por mbi te gjitha nga KORRUPSIONI!
    Dhe nje shifer te tille skandaloze,ku 50% e bizneseve i jane shmangur te gjitha detyrimeve nga pa aftesia dhe korrupsioni gjigand shteteror e vendor nuk besoj se e le pa pergjegjesi morale,shteterore dhe penale as kryeministrin e vendit!
    Por ne kete mes te habit edhe mos reagimi i KLSH,Avokatit te Popullit ,prokurorise e as OJQ-ve!
    Ne se me ligjin “Anti KCK ” nuk vihet para drejtesise qeveria,atehere do vazhdohet vetem me propagande boshe!
    Dhe kjo gje nuk mund te behet me 30 police me maska e as me kercenime kryeministrore,por me zbatimin pa dallim te ligjeve te barabarte per te gjithe shtetasit shqiptare!
    Zhurma e bere deri me sot jo vetem nuk ka asnje vlere,por eshte bere per te terhequr vemendjen e opinionit nga krimi dhe korrupsioni pushtetar!

  • Qeveria e tashme ka bere dhe bene dicka ne zhdukjen e korrupsionit kjo eshte e dukshme.Por kjo qeveri nuk eshte e besueshme kombetarisht dhe ajo duket nga qielli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *