Janusz Bugajski, USA
Botuar në DITA
Presidenti i zgjedhur Joe Biden është i vendosur që të rindërtojë marrëdhëniet trans-Atlantike, sepse ndryshe nga Donald Trump ai vazhdon të jetë i bindur se aleanca mund t’i bëjë ballë një mori problemesh globale. Por një nga sfidat e tij më të mëdha do të jetë në lindje të Europës, një rajon që është jetik për sigurinë e kontinentit dhe që përballet me sulme të brendshme dhe të jashtme ndaj sovranitetit dhe demokracisë.
Ky rajon i gjerë nuk është i njëtrajtshëm, por përfshin demokraci të konsoliduara, shtete ku normat demokratike janë të kërcënuara, vende me kufij të diskutueshëm, shtete me qeveri të nënshtruara nga presionet ruse, si dhe vende territoret e të cilave janë të pushtuara nga forcat ruse. Një strategji efektive e SHBA duhet të përqendrohet në forcimin e sovranitetit kombëtar dhe sigurisë rajonale pa diferencuar asnjë nga aleatët apo partnerët.
Në vendet me kufij të diskutueshëm, ekipi i sigurisë kombëtare të Biden mund të ndihmojë për riforcimin e sovranitetit dhe integritetit të tyre. Në Ballkanin Perëndimor, ekipit i duhet të finalizojë bisedimet Serbi-Kosovë me një udhëzues për njohjen ndër-shtetërore. Udhëheqjes së SHBA-së i duhet që të bashkëpunojë nga afër me BE-në dhe të parandalojë që Beogradi të vonojë vendimet. Biden gjithashtu i duhet të merret me pengesat kryesore për përparimin e Bosnjë-Hercegovinës drejt institucioneve perëndimore. Mungesa e marrëveshjeve për Kosovën dhe Bosnjën ndihmon destabilizmin nga ana e Moskës, ndërsa zgjidhjet politike do t’i hapin rrugën zhvillimin ekonomik rajonal dhe integrimit në BE.
Në shtetet ku normat demokratike janë të rrezikuara, si në Poloni dhe Hungari, administratës së Biden i duhet të inkurajojë pluralizmin dhe ndarjen e pushteteve, por jo duke anashkaluar qeveritë e zgjedhura (me votë) të lirë, çfarë potencialisht do të bobësonte NATO-n. Në veçanti, Polonia ka një traditë të fortë rezistence ndaj autoritarizmit dhe është një mbrojtëse në vijë të parë e NATO-s kundër revizionizmit të Rusisë.
Për vendet, qeveritë e të cilave janë nënshturar nga Rusia dhe janë gjithnjë e më shumë të varur nga investimet kineze, SHBA-së i duhet të hartojnë një strategji për çlirim ekonomik. Do t’i duhet të punojë ngushtë me BE-në për të ndaluar marrjen e sektorëve kryesorë të ekonomisë, teksa krijon kushte më të mira për investimet private dhe publike. Kjo është veçanërisht urgjente në Ballkan, duke pasur parasysh ndikimin negativ afatgjatë të pandemisë, edhe pasi një vaksinë të shpërndahet.
Shtëpia e Bardhë e Biden gjithashtu mund të promovojë një front multi-kombëtar kundër destabilizimit rus. Do t’i duhet të përqendrohet në dobësitë thelbësore të shfrytëzuara nga Kremlini sidomos në Serbi, Bullgari dhe Hungari, përfshirë dezinformimin, korrupsionin dhe financimin e ultranacionalistëve dhe ekstremizmit ideologjik. Ndikimi i Moskës, gjithashtu, mund të pakësohet duke ndihmuar për lehtësimin e integrimit më të shpejtë në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Uashingtoni gjithashtu mund të luajë një rol konstruktiv në Bjellorusi, duke mos e përjashtuar këtë shtet nga Perëndimi përmes sanksioneve ekonomike dhe diplomatike që thjesht do ta shtyjnë atë në orbitën e Rusisë. Atij i duhet të punojë ngushtë me Poloninë dhe Lituaninë e me një përpjekje afatgjatë ta sjellë këtë vend më pranë institucioneve perëndimore. Propozimi i Varshavës për një Plan të BE-së mini Marshall për ndihmë ekonomike dhe për zhvillimin e kontakteve me të gjithë aktorët politikë është një pikënisje me vlerë.
Shtëpisë së Bardhë i duhet të forcojë mbrojtjen në vendet, territoret e të cilave janë të pushtuara nga forcat ruse, duke siguruar sisteme armatimi që do të parandalojnë agresionin e mëtejshëm. Për më tepër, Ukrainës i duhet një udhërrëfyes për anëtarësimin në NATO, ndërsa Gjeorgjia tashmë është e kualifikuar i dhe duhet të fillojë procesin e pranimit. Kërcënimet e Moskës kundrejt fqinjëve nuk do të përshkallëzohen në ndërhyrje ushtarake kur shtetet e pavarura të jenë nën ombrellën/mbrojtjen e NATO-s. Kjo është qartësisht e dukshme në (rastet e) Estonisë, Letonisë dhe Lituasinë, pasi ata iu bashkuan Aleancës.
Në mënyrë që të jetë e suksesshme, politika e Biden ndaj lindjes së Evropës duhet të mbështetet nga një NATO e fortë dhe një qasje e vendosur ndaj Rusisë. Krahu lindor i NATO-s ka nevojë për fortifikim në rajonin e Detit të Zi, duke rritur mbrojtjen detare dhe kapacitet në Rumani dhe Bullgari. Marrëdhëniet e Uashingtonit me Ankaranë duhet të rindërtohen mbi themelet e sigurisë së Aleancës, pasi Turqia është një mbrojtje e domosdoshme e NATO-s kundër Rusisë dhe Iranit. Dhe me përfundimin e luftës së fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, roli i Amerikës, si një ndërmjetës i ndershëm, duhet të jetë synimi për të tërhequr të dy vendet më pranë Perëndimit dhe për të rritur ndikimin e Aleatëve në Kaukazin e Jugut.
Biden gjithashtu duhet të shmangë një marrëveshje strategjike me Moskën me shpresën e pafrytshme që kundërshtari kryesor i Amerikës mund të shndërrohet në një partner të mirëfilltë. Një politikë më këmbëngulëse amerikane mund të vërë në dukje dobësitë e Rusisë, përfshi dobësitë e saj ekonomike dhe trazirat e brendshme në rritje. Iniciativat për demokracinë ndërkombëtare të propozuara nga presidenti i zgjedhur duhet të përqendrojnë vëmendjen në Federatën Ruse, duke mbështetur të drejtat e njeriut, pluralizmin politik, barazinë etnike dhe federalizmin e mirëfilltë në këtë shtet gjithnjë e më të pakontrollueshëm. Sulmi i Rusisë ndaj aleancës trans-Atlantike duhet të shndërrohet në një mbrojtje edhe më të vështirë.

Dita, Albania
BIDEN’S CHALLENGES IN EUROPE’S EAST
Janusz Bugajski
President-elect Joe Biden is committed to rebuilding trans-Atlantic relations because unlike Donald Trump he remains convinced that the alliance can handle a multitude of global problems. But one of his biggest challenges will be in Europe’s east, a region that is vital for the continent’s security but faces both internal and external assaults on sovereignty and democracy.
This extensive region is not monolithic but includes consolidated democracies, states where democratic norms are under threat, countries with disputed borders, states whose governments are subject to Russian capture, and countries whose territories are occupied by Russian forces. An effective U.S. strategy must focus on strengthening national sovereignty and regional security without alienating any ally or partner.
In countries with disputed borders, Biden’s national security team can help reinforce their sovereignty and integrity. In the Western Balkans, it must finalize the Serbia-Kosova talks with a roadmap for inter-state recognition. U.S. leadership necessitates working closely with the EU and preventing Belgrade from delaying the decisions. Biden also needs to tackle the main impediments to Bosnia-Herzegovina’s progress into Western institutions. The absence of agreement over Kosova and Bosnia assists Moscow’s subversion, while political solutions will open up avenues for regional economic development and EU integration.
In states where democratic norms are endangered, as in Poland and Hungary, the Biden administration must encourage pluralism and the separation of powers but not ostracize freely elected governments and potentially weaken NATO. Poland in particular has a strong tradition of resisting authoritarianism and is a front line defender of NATO against Russia’s revisionism.
For countries whose governments are subverted by Russia and increasingly beholden to Chinese investment, the U.S. must devise a strategy of economic liberation. It will need to workclosely with the EU to preclude the takeovers of key economic sectors while creating better conditions for private and public investment. This is especially urgent in the Balkans given the negativelong-term impact of the pandemic even after a vaccine is distributed.
The Biden White Housecan also promote a multi-national front against Russia’s subversion. Itwill need to focus on crucial vulnerabilities that the Kremlin exploits, particularly in Serbia, Bulgaria, and Hungary, including disinformation, corruption, and the funding of ultra-nationalists and ideological extremists. Moscow’s influence can also be undercut by helping to facilitatefaster EU integration for all the Western Balkan states.
Washington can also play a constructive role in Belarus not by sealing off the state from the West through economic and diplomatic sanctions that will simply push it into Russia’s orbit. It must work closely with Poland and Lithuania in a longer-term effort to bring the country closer to Western institutions. Warsaw’s proposal for an EU mini Marshall Planof economic assistance and developing contacts with all political actors is a valuable starting point.
In countries whose territories are occupied by Russian forces, the White House must strengthen their defenses by providing weapons systems that will deter further aggression. Additionally, Ukraine needs a roadmap to NATO entry, while Georgia has already qualified and should start the accession process. Moscow’s threats against neighbors do not escalate into military intervention when independent states are under NATO’s umbrella. This has been clearly evident with Estonia, Latvia, and Lithuania after they joined the Alliance.
To be successful Biden’s policy toward Europe’s east has to be undergirded by a strong NATO and a firm approach toward Russia. NATO’seasternflank needs fortification in the Black Sea region by enhancing maritime defenses and capabilities in Romania and Bulgaria. Washington’s relations with Ankara must be rebuilt on the foundations of Allied security, as Turkey is an indispensable NATO bulwark against Russia and Iran. And in the wake of the latest war between Armenia and Azerbaijan, America’s role as an honest broker should aim to pull both countries closer to the West and increase Allied influence in the South Caucasus.
Biden must also avoid a strategic detente with Moscow in the fruitless hope that America’s chief adversary can be transformed into a genuine partner. A more assertive U.S. policy can spotlight Russia’s vulnerabilities, including its economic weaknesses and growing domestic turmoil. International democracy initiatives proposed by the President-elect should zero in on the Russian Federation by supporting human rights, political pluralism, ethnic equality, and genuine federalism in this increasingly unmanageable state. Russia’s offense against the trans-Atlantic alliance must be turned into a more difficult defense.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Kur jeshe njehere ne Dardaneleeeeeee!!!!!!!!
‘Me pelqen gjith kohes te flas per asgje,Ështe i vetmi argument qe i di te gjitha….”’O.Wilde
Se c’eshte revizionimi i Rusise, nuk e morra vesh! Nejse, morali pa argumente jep shpesh efekte te kunderta, cfare duket -per fatkeqesine tone- edhe ne shkrimet e Janoshit.
Uroj qe injorantet e tiranes zyrtare te cohen nga gjumi dhe te punojne per rritjen e kapaciteteve ushtarake te ushtrise shqipetare , dhe jo te krenohen me shkaterrimin e aramatimit dhe te armeve.
A duhet ato pozicione qe beri Enveri ne shqiperi ti filloi edhe Kosovva ne kufi me serbnin.?
Te pakte ketyre nuk kan se c`fare tu bejen . Sa per armatimin pysni Saliun se c`fare beri me to.?
Tani nuk ke para te blesh arme moderne. vetem ne se na i fale Amerika.!
Kosova dhe Shqiperia kane kupolat partiake te kapura nga agjenturat e huaja antishqiptare.Shqiptaret jane ne krize te identitetit.Politika perca dhe sundo ka bere qe identiteti kombetar shqiptar te shifet si dyshimt duke e sulmuar aty ku i dhembe me shume,per zhberjen perfundimtare.Sulmohet prejardhja e shqiptareve,Skenderbeu,Rilindja LNC,UCK,herojte qe dhane jeten per atdhe….dhe heshten keqberesit dhe varremihesit e shqiptarizmes,bile shpallen edhe qytetare nderi Martin medalje….Asnje kombe per momentin nuk eshte i rrezikuar ne Europe si jane shqiptaret.