Bugajski: Ngërçi në Kosovë është destabilizues

J L

Nga Janusz Bugajski

 

Kosova po shkon drejt një krize politike dhe ekonomike, nëse një qeveri e re nuk formohet së shpejti. Pothuajse katër muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, mosmarrëveshja mbi postet në qeveri vazhdon. Nëse kjo (mosmarrëveshje) nuk arrihet të zgjidhet, do të rezultojë në paqëndrueshmëri kombëtare që do të vonojnë integrimin ndërkombëtar të vendit, nga çfarë do të përfitojnë edhe kundërshtarët e Kosovës.

Lufta e vazhdueshme e bërrylave për postet zyrtare injoron vullnetin e elektoratit dhe irriton në veçanti rininë që votoi për një parti të re që premtoi të ndryshojë status quo-në dhe të çrrënjosë korrupsionin e përhapur.

Ngërçi, gjithashtu, ngrin institucionet e Kosovës, procesin e buxhetimit, si dhe punën legjislative e mund të minojë, përfundimisht, të qënit shtet të vendit.

Nëse një koalicion i ri qeverisës nuk do të jetë në gjendje të (fillojë) funksionin edhe për disa muaj të tjerë, atëherë Kosova mund të përballet me trazira popullore në rritje dhe kaos ekonomik potencial. Kjo do të “armatosë” fuqitë e huaja që kundërshtojnë statusin përfundimtar të Kosovës si një shtet i pavarur dhe i integruar/ i unifikuar. Një proces i ngjashëm është shpalosur në Bosnje-Hercegovinë gjatë dekadës së kaluar, kur qeveria qendrore u paralizua.

Nëse marrëveshja ndërmjet Vetëvendosjes (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk mund të arrihet, atëherë LDK do të përpiqet të formojë një qeveri tjetër me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ose do të ndërmerren zgjedhje të reja. Kthimi i "rojes së vjetër" (ideve të vjetra) do të zemërojë një pjesë të konsiderueshme të elektoratit dhe qeveria e re mund të ketë besim të kufizuar në popull. Nga ana tjetër, një raund tjetër zgjedhjesh do ta vonojë edhe më tej çdo administratë të re (të mundshme) dhe do të paralizojë nismat e nevojshme ekonomike dhe diplomatike.

Vëzhguesit nuk e kuptojnë se kush do të përfitonte nga vonesat e tejzgjatura apo nga zgjedhjet e reja të mundshme në Kosovë. Një prej shpjegimeve është se anëtarët e elitës politike të krijuar, e cila ka kontrolluar kryesisht/në masë qeverinë që kur Kosova fitoi  pavarësinë, janë duke sabotuar rënien dakort për një koalicion të ri.

Ish-zyrtarët mund të tremben se VV dhe Kryeministri Albin Kurti do të përpiqen të mbajnë premtimin për të nxjerrë para drejtësisë politikanët e korruptuar.

Një shpjegim tjetër për vonesat është se vetë VV-ja po pengon formimin e një qeverie, duke përllogaritur se ajo do të përfitonte nga çdo trazirë popullore që pason (mosformimin).

LDK-ja, PDK-ja dhe partitë e tjera mund të akuzohen se ato po e minojnë qëllimisht procesin, sepse ata duan

të mbajnë pushtetin dhe paranë. Kjo mund të rezultojë në lëvizje proteste, sidomos nëse nëpunësit civilë dhe punëtorët e tjerë nuk paguhen pasi buxheti i shtetit skadon në shkurt, çfarë edhe rrit mbështetjen për VV-në në zgjedhjet e ardhshme.

Një shqetësim shtesë është se si bllokimi politik në Prishtinë do të ndikojë negociatat e ngecura me Serbinë. Është e vështirë të ketë rifillim bisedimesh të çfarëdoshme me Beogradin, derisa të dy vendet të kenë qeveri të reja në detyrë. Serbia vetë do të përballet me zgjedhje në

pranverë dhe ato mund të sjellin në pushtet një qeveri edhe më dritë-shkurtër tani që rruga e vendit drejt BE-së, ashtu si edhe ajo e shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, është penguar nga Presidenti Francez Emmanuel Macron.

Egziston gjithashtu një zhgënjim në rritje në Uashington që bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës nuk duken kund në horizont. I dërguari i posaçëm i presidentit Trump, Richard Grenell, vizitoi Prishtinën dhe Beogradin këtë javë për të nxitur të dy palët të rifillojnë negociatat.

Shtëpia e Bardhë po kërkon suksese në vitin e zgjedhjeve amerikane dhe megjithëse Ballkani nuk është një përparësi e sigurisë kombëtare për sa i përket kërcënimit, ato janë një përparësi e konsiderueshme për zgjidhjen e konfliktit.

Vonesat e vazhdueshme në bisedime me Beogradin mund të dëmtojnë besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës, veçanërisht nëse nuk ka qeveri funksionale ose nëse zgjedhjet e reja e shtyjnë edhe më procesin.

Nacionalistët serbë dhe imperialistët rusë do ta dendësojnë fushatën e tyre propaganduese me pretendimet se Kosova është një eksperiment i dështuar i shtetësisë dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet ta rishikojë statusin përfundimtar të Kosovës.

Mungesa e një qeverie të zgjedhur në Prishtinë gjithashtu do të pengojë reformat e nevojshme ligjore dhe ekonomike dhe (kjo) do ta bëjë Kosovën edhe më pak tërheqëse për investitorët e huaj të mundshëm.

Ideja e një krize mund ta dëmtojë edhe më tej reputacionin dhe performancën e vendit. Për të stimuluar zhvillimin ekonomik dhe interesin e biznesit, një klimë e parashikueshme politike dhe rajonale është thelbësore.

Presidenca gjashtë mujore e Bashkimit Europian e Kroacisë do të ishte një mundësi e vlefshme që Kosova të ndjekë axhendën e saj europiane.

Zagrebi e ka vendosur zgjerimin si një përparësi kryesore dhe do të përqendrohet në përpjekjen për të hequr bllokimin për negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai do të jetë gjithashtu i hapur për nisma të reja për të bërë më përfshirëse axhendën e zgjerimit. Por pa një qeveri funksionale dhe një program të besueshëm për të zhvilluar lidhje më të ngushta me BE-në, Prishtina nuk do të jetë në gjendje të përfitojë nga presidenca e Kroacisë.

****
Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
15 Comments
  • Kosovaret duhet te ishin ngritur ne protesta te fuqishme popullore ne dyert te dy partive fituese duke u kerkuar me force mareveshjen per krijimin e qeverise!
    Fajtori i vetem eshte spiuni i UDB Isa Mustafa,qe provokoi qe ne fillim se gjoja kerkonte postin e presidentit kur ai do edhe 2 vjet te mbaroje mandatin!
    Cfare presidenti kerkon ky spiun i Serbise,kur kosovaret votuan ne 6 tetor per Kuvendin dhe qeverine e jo per presidentin!
    Qe ne ate moment kosovaret duhet te ngriheshin ne protesta te fuqishme kunder djallezise se LDK-se kesaj partie anti kosovare duke e detyruar ate te pranonte mareveshjen!
    Cfare do me teper se gjysmen e posteve ky sharlatan me bastun?

  • Teper i cuditshem ky miku i Berishes,Albin Kurti.
    Tek ne vonojne me ditemuaj dalja e rrezultatit te votmit.Ne Kosove me kete Karabushin VV vonohet krijimi i qeverise mbi 4 muaj e ca.
    Nuk asht per tu cudit dhe pa rendesi vrejtja ma posht:

    “”” Nacionalistët serbë dhe imperialistët rusë do ta dendësojnë fushatën e tyre propaganduese me pretendimet se Kosova është një eksperiment i dështuar i shtetësisë dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet ta rishikojë statusin përfundimtar të Kosovës.”””

    Nese arrihet ky parashikim.Don te thote.
    “” Shkoj shyta te nxjerin brinat la dhe veshte.””

  • Albini eshte anarhist dhe si i tille pa pervoj ne politik .Kerkoi aleance me partin e dale nga LKJ ,krahu i R.Morines ,duke mos i dite intrigat e tyre.Dihet cka e priti dhe e pret.

  • Shqiperine po e udheheqin cobenjte dinaker e te pabese emigrantet e viteve 1900 tradhetaret e shqipetarizmit says:

    bravo lili eshte me se e vertete .

  • Pasoja te zgjedhjes gabim te kosovareve qe akoma i japin vota nje kufome si ky ne krah te Albin Kurtit. Eshte ajo kufome qe me urdher te eproreve te Bugajskit nuk lejon krijimin e qeverise se nuk duan Albin Kurtin kryeminister por duan nje kukull ta bashkojne me kukullen tjeter Thacin dhe ti mbajne poshte tavolines tyre.

    • O turko, sikur te na perktheje ate fjalen apo me mire ate llafin “skllvber” se nuk e kemi ne ketej ne fjaloret e Arnaudistanit.

  • Edhe nje labil e kupton,qe mbas dhurimit nga amerikanet te shtetit kosovar,vazhdon pa fund cfaqia e nje karagjozlleku te shemtuar te ´´politikaneve´´kosovare,qe asnjehere ne te gjitha zgjedhjet.qeverite e tyre,nuk i kane cuar deri ne fund mandatet.
    Dhe keta maku-katundare,per te qorollepsur turmen,tere kohen bertasin:serbet,serbet,per te terhequr vemendjen nga vepra e tyre.qe Kosoven te vazhdojne ta shqyejne mes vedi.
    Dhe Serbise,qeliimet e saj kunder Kosoves,nuk ja realizoin askush me mire se kjo race kanibalesh politikane brenda llojit te vet.

  • Lili,gezohem te jeta shtu sic mendoni.
    Po,mos harro!
    Slloboja mburresh qe Shqiperine e merrte me skuadra gjuetaresh.Ndersa praktika deshmoi qe,po te mos ishte i madhi Clinton Shkjau ngrinte dolli ne qender te Prishtines.Clinton e mbylli perkushtimin ne interres te popullit te Kosoves:
    Ne fituam luften! Ju lirine!
    Te jemi objektive,te sincerte e korrekt me ngjarjet historike.
    Pershendetje.Besoj qe mirkuptohemi.

    • Po , ashtu eshte po pa qendresen e disave kur nuk do kishin nderhy nderkombtaret!
      E pa qendresen qindravjecare te kosovareve sot do ishim te gjithe slav ndoshta! Pra qendresa eshte ajo qe te bene shtet a jo! Kosova qendroj , u ba shtet!

  • Albini e tregoje se me afer eshte me jugosllavet e Isa Mustafes se me krahun e luftes.Gjate luftes ishte zedhenes bashke me A.Demacin i UCK.Cka ndodhi pastaj qe u largua….

  • Meti e suka rrugacerine va ka lane juve! Sa per krahun e luftes nuk eshte albini qe po tradhton po ai qe punon me baton haxhiun si ne kosove sine Serbi! Edhe po vertete eshte ise yugoslavi qe po pengon , po sepse punon me batonin isa si dje si sot, po jo me per shume kohe do e pyesim ate ne ldk!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *