Bugajski: Domethënia e vërtetë e takimit Serbi – Kosovë në Uashington ishte e dyfishtë. Çfarë premtoi Sekretari i Shtetit, Pompeo, në një takim privat me kryeministrin Hoti

Ornela

Janusz Bugajski

Udhëheqësit amerikanë kanë qenë vendimtar në garantimin e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor, që nga luftërat në ish-Jugosllavi në vitet ’90. Takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti më 3-4 Shtator tregon përkushtimin e Uashingtonit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që vonojnë zhvillimin rajonal dhe mund të përndizen sërish në konflikte të armatosura.

Bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës për të “normalizuar” marrëdhëniet mes tyre kanë vijuar në mënyrë sporadike që nga Marrëveshja e Brukselit, në 2013-ën. Ndërsa BE i rifilloi negociatat këtë verë, pas disa vitesh ndalese, është përfshirja e Amerikës ajo që siguron shtysën e vërtetë për një zgjidhje përfundimtare.

Thelbi i konfliktit është refuzimi kokëfortë i Beogradit për të njohur Kosovën si një shtet të pavarur. Pas ndërhyrjes së NATO-s të udhëhequr nga SHBA në 1999 për të parandaluar gjenocidin nga qeveria serbe e Sllobodan Millosheviçit kundër shumicës shqiptare të popullatës, Kosova shpalli pavarësinë në 2008-ën. Shtetësia e saj është njohur nga shumica e anëtarëve të KB dhe të gjithë shteteve të BE-së, përveç pesë prej tyre. Por në vend që të pranojnë realitetin dhe të ndërtojnë marrëdhënie produktive ndërshtetërore me Kosovën, autoritetet serbe mbeten të bllokuara në nostalgjinë jugosllave dhe kapen pas (konceptit) të përveçmërisë serbe.

Samiti në Shtëpinë e Bardhë specifikoi fusha të ndryshme ekonomike ku të dy vendet mund të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre dhe u ra dakord për një listë të përgjithshme iniciativash. Por domethënia e vërtetë e takimit ishte e dyfishtë. Së pari, ai rikonfirmoi se zyrtarët amerikanë janë të bindur se vetëm njohja e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës si dy shtete të pavarura do të normalizojë marrëdhëniet midis tyre.

Sekretari i Shtetit të SHBA Mike Pompeo, në vijim, nënvizoi pozicionin e SHBA-së në një takim privat me Kryeministrin Hoti. Zyrtarët serbë kishin shpresuar që administrata e Trump do ta zbuste apo edhe ta ndryshonte qëndrimin e saj ndaj shtetësisë së Kosovës dhe e kundërshtuan draftin fillestar të tekstit (të marrëveshjes) të Shtëpisë së Bardhë, i cili nënvizonte rëndësinë e të punuarit drejt njohjes reciproke.

Një tjetër hap i madh është se Uashingtoni ritheksoi angazhimin e tij për të zgjeruar numrin e vendeve që njohin shtetësinë e Kosovës. Njoftimi brenda Shtëpisë së Bardhë se Izraeli do të njohë pavarësinë e Kosovës ishte një zhvillim i rëndësishëm, veçanërisht pasi Kosova e shikon veten e saj si të ngjashme me Izraelin, si një vend i krijuar pas gjenocidit për të mbrojtur popullin shqiptar. Fushata e Serbisë për bllokimin dhe tërheqjen e njohjes së Kosovës në Afrikë, Oqeani dhe gjetkë ka qenë në kundërshtim me politikat e SHBA-së, dhe Beogradi u zotua të ngrijë përpjekjet e tij (në këtë aspekt), të paktën për një vit. Kosova gjithashtu do të heqë dorë nga kërkesat për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare gjatë së njëjtës periudhë kohore, si shenjë e vullnetit të saj të mirë.

Mbështetësi më i rëndësishëm i Serbisë në përpjekjen e saj për të përmbysur shtetësinë e Kosovës është Rusia e Putinit. Moska, së bashku me Kinën, vazhdojnë të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara përmes vetos së tyre në Këshillin e Sigurimit. Kremlini mbështet fushatat ultranacionaliste kundër pavarësisë së Kosovës në mbarë Ballkanin, përhap dezinformim rreth NATO-s dhe SHBA-së si armiq të supozuar të popullit sllav dhe ortodoks dhe rrënjos interesat e biznesit të tij të korruptuar në të gjithë rajonin. Popullsia shqiptare ka dhënë prova se është më rezistentja ndaj ndërhyrjeve ruse dhe mbetet vendosmërisht pro-amerikane.

Në takimet e ardhshme të udhëheqësve serbë dhe kosovarë me mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë ose Departamentit Amerikan të Shtetit, zyrtarëve amerikanë i duhet të përqendrohen në mënyrën e neutralizimit të ndikimeve armiqësore të Rusisë dhe Kinës në rajon në mënyrë që të ndërtohet një front i përbashkët pro-perëndimor dhe pro-atlantik. Rezistenca e pamjaftueshme e Beogradit ndaj Moskës dhe Pekinit dhe gatishmëria e tij për t’i mundësuar Rusisë destabilizimin përmes marrëveshjeve energjetike, kontratave për armët dhe propagandës së përbashkët ndryshon shumë nga politikat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

BE-së gjithashtu i duhet të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e ngërçit Serbi-Kosovë dhe raundet të tjera bisedimesh janë të planifikuara për javët e ardhshme. Por Brukselit i duhet t’i përforcojë parimet e vendosura nga Uashingtoni se statusi përfundimtar i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se njohja e ndërsjellë midis Serbisë dhe Kosovës është zgjidhja e vetme logjike. Një arritje e tillë jo vetëm që do të normalizonte marrëdhëniet politike por edhe do të rriste bashkëveprimet ekonomike midis dy shteteve.

Investimet e huaja janë jetike për zhvillimet ekonomike, por biznesi ka nevojë për siguri në lidhje me një klimë të qëndrueshme politike, e cila heq të gjitha pengesat mbi tregtinë dhe udhëtimet, përfshirë pranimin nga Serbia të pasaportave të Kosovës dhe dokumenteve të tjera. Vetëm një marrëdhënie simetrike midis dy shteteve që e njohin njëra-tjetrën mund të gjenerojë stabilitet rajonal dhe progres ekonomik. Udhëheqja amerikane duhet të mbetet e përqendruar në këtë qëllim, pavarësisht se cila administratë mban postin pas zgjedhjeve në SHBA.

 

Dita86, Albania

BALKANS STILL NEEDS U.S. LEADERSHIP

Janusz Bugajski, 11 September 2020

Since the Yugoslav wars in the 1990s, American leadership has remained crucial for ensuring regional security in the Western Balkans. The meeting in the White House between Serbian President Aleksandar Vučić and Kosova Prime Minister Avdullah Hoti on 3-4 September demonstrates Washington’s commitment to resolving disputes that retard regional development and could again flare up into armed conflicts.

Talks between Serbia and Kosova to “normalize” their relations have continued sporadically since the Brussels Agreement in 2013. While the EU relaunched negotiations this summer after several years of drift, it is America’s involvement that ensures real impetus to a final resolution.

The core of the conflict is Belgrade’s stubborn refusal to recognize Kosova as an independent state. After NATO’s intervention led by the U.S. in 1999 to prevent genocide by the Serbian government of Slobodan Milošević against the majority Albanian population, Kosova declared independence in 2008. Its statehood has been recognized by the majority of UN members and all but five EU states. But instead of accepting reality and developing productive inter-state relations with Kosova, the Serbian authorities remain stuck in a Yugoslav nostalgia and cling to Serbian exceptionalism.

The White House summit specified various economic areas where the two countries can intensify their cooperation and a general list of initiatives was agreed. But the real significance of the meeting was twofold. First, it reaffirmed that American officials are convinced that only mutual recognition between Serbia and Kosova as two independent states will normalize relations between them.

U.S. Secretary of State Mike Pompeo subsequently underscored the U.S. position in a private meeting with Prime Minister Hoti. Serbian officials had been hoping that the Trump administration would soften or even reverse its position on Kosova’s statehood and objected to the initial draft of the White House text, which stressed the importance of working toward mutual recognition.

In a second major step, Washington reiterated its commitment to expanding the number of countries that recognize Kosova’s statehood. The announcement in the White House that Israel will recognize Kosova’s independence was a significant breakthrough, especially as Kosova views itself similarly to Israel as a country created in the wake of genocide to defend the Albanian people. Serbia’s campaign of blocking and derecognizing Kosova in Africa, Oceania, and elsewhere has been contrary to U.S. policy and Belgrade pledged to freeze its efforts, at least for a year. Kosova will also desist from petitioning to join international organizations during the same period to show its good will.

Serbia’s most important supporter in trying to reverse Kosova’s statehood is Putin’s Russia. Moscow, together with China, continue to block Kosova’s membership in the United Nations through their Security Council veto. The Kremlin supports ultra-nationalist campaigns against Kosova’s independence throughout the Balkans, spreads disinformation about NATO and the U.S as the alleged enemies of the Slavic and Orthodox people, and injects its corrupt business interests throughout the region. The Albanian population has proved the most resistant to Russian inroads and remains staunchly pro-American.

In future meetings between Serbian and Kosovar leaders sponsored by the White House or the U.S. State Department, American officials need to focus on how to neutralize the hostile regional influences of both Russia and China in order to build a common pro-Western and Atlanticist front. Belgrade’s inadequate resistance to Moscow and Beijing and its willingness to facilitate Russian subversion through energy deals, arms contracts, and propaganda sharing contrasts starkly with the policies of Kosova, Albania, Montenegro, North Macedonia, and other countries in the Balkans.

The EU also has a major role to play in resolving the Serbia-Kosova standoff and new rounds of talks are planned in the coming weeks. But Brussels needs to reinforce the principles laid out by Washington that the final status of Kosova is irreversible and that mutual recognition between Serbia and Kosova is the only logical solution. Such an achievement would not only normalize political relations but would also boost economic interactions between the two states.

Foreign investment is vital in economic developments, but business needs certainty about a stable political climate where all barriers on trade and travel are lifted, including Serbia’s acceptance of Kosova’s passports and other documents. Only a symmetrical relationship between two states that recognize each other can generate regional stability and economic progress. American leadership must remain focused on this goal regardless of which administration holds office after the U.S. elections.

 

*Botuar në Dita. Kolonën e z.Bugajski mund ta ndiqni çdo të shtunë në versionin print dhe online të gazetës. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë apo i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
17 Comments
  • Me kete lloj niveli si keta mender analiste si ambasadoret qe duan te perfaqesojne ameriken jo vetem nuk bejne dot avokatine e amerikes po shpien uje me ose pa dashje ne mullirin e Sebise dhe Rusise se nuki thone asgje perveçse dogmave e per kete mjafton shembulli me i mire ish Shqiperija koloni e Biberajve mergates se qyqeve dhe kaubojsave amerikone qe nga nje vend i perparuar e aspak inferior ndaj vendeve te Europes dhe aqe me teper te Ballkanit u katandisem ne sistemin primitiv gjysem skllavopronar ku gruaja dhe femijet diten terheqin parmanden e drurit ne vend te gomereve qe jane therur per mish e naten prostituohen ne gjithe Boten…fale ‘investimeve’ te Amerikes permes Fazlliqave,Nue Kalajve e shokeve te Xenit,Fevzise,e Fullhanerise….GJYQI I HAGES—VARJE NE LITAR !!!!!!

    • Jemi te vegjel dhe te korruptuar.
      Shyqyr dhe kaq qe kemi Ameriken.
      Perfytyroni te ishim pa protektor ne, me kete nivel sherri mes njeri tjetrit dhe me kete armiqesi qe kemi rreth nesh.
      Do zhdukeshim brenda nje dekade.
      Keshtu qe lerini pordhet dhe thoni Faleminderit.

      • Vertet?

        Pallavra te JONUZIT.
        JONUZ!
        BANKIERI Milloshevic pajisi UCK-n me zyre perfaqsuese ne Prishtin ngjitur me KOMANDEN e ushtris te SERBIS.

      • Redaktor i PORDEHEVE 🙂

        Pallavra te JONUZIT.
        JONUZ!
        BANKIERI Milloshevic pajisi UCK-n me zyre perfaqsuese ne Prishtin ngjitur me KOMANDEN e ushtris te SERBIS.

    • ALO!
      Pallavra te JONUZIT.
      JONUZ!
      BANKIERI Milloshevic pajisi UCK-n me zyre perfaqsuese ne Prishtin ngjitur me KOMANDEN e ushtris te SERBIS.

  • Vête fakti qe tash e 20 vite Serbia nuk pranon Kosoven tregon se s’kemi cka te bisedojme me te e se cdo bisedim eshte vetem me grabitje te arritjeve tone e abécher te shtetesise . Nuk do kenaqet kur serbia po vetem do kerkoje ma shume neser edhe mbrotje per me sale ne Durrës se kishe po i pengojme , e keshtu do paralizoje edhe Shqiperine!
    S’ka cka me biseduar ! Stop hypokrizise !

  • Vertete beson se Serbia do ta ktheje
    STATUSIN e dikurshem te Kosoves,
    pasi klsovaret kane mbi 10 vjet qe po
    shijojne frutet e Lirise dhe Pavaresise ?
    Kurre nuk kthehet rrota historise mbrap-
    sht !! Kete t’a harroi Serbia nje here e pergjithemone ! Edhe sikur nje dite Ser-
    bia te ndermarre nje sulm ushtarak kun-
    der Kosoves,asnje minut nuk do t’a gjeje veten te qete,toka kosovare do ja
    djegi kembet derisa te bindet perfundi-
    misht se Kosova nuk eshte me e tyre.
    Kete dihet ta kuptojne qeveritaret serb
    me mire heret se sa vone. Historia jep
    nje shembull shume sinjifikatik,kuptim-
    plote: Luften Clirimtare te Algjerise ku
    makina ushtarake e De-Golit per dekada
    me radhe u perpoq te nenshtronte po-
    pullin kryengrites algjerian: Rezultati: deshtim i turpshem.Diten qe Franca u
    largua nga Algjeria,ishte pikerisht ajo di-
    te kur De-Goli deklaroi pavaresine Algje-
    rise , jo nga deshira por nga imponimi.
    Shembull tjeter: Vietnami nen sundimin
    francez fillimisht dhe luftrat e pergjak-
    shme me francezet ne Dien-Bien-Fu ku
    gjenerali hero i Vietnamit Xhiap i dha
    derrmen e fundit francezeve dhe po ky
    gjeneral ishte Ai qe drejtoi luften kunder
    ushtrise me te armatosur te botes,Ame-
    rikes dhe ne fund ,fitorja ishte e Vietna-
    mit. Si keto dy raste ka me dhjetra te
    tjera ne antikitet dhe ne kohet moderne.
    Kete ende s’e kupton Serbia ! Sa me
    shpejt ta kuptoje aq me mire do te ishte
    per te dhe pikerisht qe nga ky cast do te
    niste gjithe rriga e begatise jo vetem per Serbine e Kosoven por per mbare
    Ballkanin duke hedhur tej makthin e
    “KALIZIT” te luftes …!!!

  • Analist I nderuar, nuk heq dore Rusia nga Serbia, luan lojen e shpreson dalje ne ujrat e ngrohta te Adriatikut, iluzion te besh per vete serbine, eshte si te besh shu…..n tek bahcja rusit, nuk toleron rusi, vete Serbia nuk ka piken e vullnetit te mire per fqinjesi te mire dhe as ia ndjen te kerkoje ndjese per krimet pale me shume. Na ka pjellur me fqinjet, e njejta gje me grekun dhe kjo se kemi politikane pa dinjitet vete ne. Serbia thjesht po fiton kohe dhe kjo per llogari te rusit… Perendimi ben mire te kete plan B

    • Epo, ALO!

      Pallavra te JONUZIT.
      JONUZ!
      BANKIERI Milloshevic pajisi UCK-n me zyre perfaqsuese ne Prishtin ngjitur me KOMANDEN e ushtris te SERBIS.

  • Pallavra te JONUZIT.
    JONUZ!
    BANKIERI Milloshevic pajisi UCK-n me zyre perfaqsuese ne Prishtin ngjitur me KOMANDEN e ushtris te SERBIS.

  • Nje analize e shkelqyer.SHBA eshte partner i pazavendesueshem i shqiptareve,qe flet me nje gjuhe.BEeshte e perqare dhe veshtire te zgjedhe probleme per shkak te interesave te ndryshme dhe kerdveshtrimi i shteteve qe e perbejne

  • Pompeo nese kish premtime per Kosoven nuk kish pse ti bente ne privatesi me Hotin perkundrazi ti bente publike sic foli Biden.
    Por Hot qelbesira kerkon rast te kapitalizoje para shqiptareve duke sajuar marrdhenie te privilegjuara me Pompeon dhe llap ne media se foli ne privat me sek. Amerikan..
    Kjo eshte gjuha e atdheshitesve si rama e co., gjuha e statuseve sociale, ndekombetare, te privilegjuara, qe ju furnizon mendesine e trashjes se zerit ndaj bashkekombasive kur ju kerkojne hesap.

  • AZEM TI JE GJALLE …. !!!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sali Berisha botoi sot ne Facebook nje elegji fantastike kushtuar heroit te demokracise Azem Hajdari!
    Azem ti je gjalle ,e shte titulli i saj .
    Azem ti je gjalle !
    Por une te desha te vdekur.
    Te desha te vdekur sepse vdekja me shume se jeta jote me sherbente mua!
    Vdekja jote do te ishte ringjallja ime
    Arkivoli jot do behej topuzi per te shqyer dyert e Kryeministrise, Kuvendit, RTSH-se … shtetit !
    Varrimi jot do te behej grusht shteti im ne bashkepunim me Milloshin!
    Me nje gure vrisnim dy zogj:
    1- Nje thike mbas shpine Kosoves dhe luftes clirimtare te UCK-se
    2-Nje shpate magjike per te rimarre pushtetin e sundimin une !
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli!
    Pa pushtet, pa karrike, pa sundim te pakufizuar… pa pushtet dhe pa impunitet jeta ime eshte me e rende se vdekja jote!
    Azem ti je gjalle … i gjalle per se vdekuri !
    Une nuk te vrava… as te perdora as te shperdora sa ma dashti suma! Kurren e kurres…
    Une nuk kam gisht ne pushket qe te vrane…
    Une vetem te nxorra ne prite! Vetem te nxorra ne prite per te te dhene pavdekesine ty heroit te demokracise! Ty liderit te dhjetorit! Ty….
    Azem ti je e do te jesh gjalle per se vdekuri!
    Te nxorra ne prite vetem e vetem qe te shpallja deshmor!
    A nuk veprova keshtu edhe me Arben Brocin e tre heronjt e 2 prillit!
    E shiko Azem cfare bej une per heronjt e demokracise!
    Cdo sakrifice e bej une… I nxjerr ne prite heronjt per ti shpallur deshmore!
    A e kishe menduar ndonjehere Azemi im i gjalle se do te preheshe me te tera nderet ne Varrezat e Kombit !
    Cfare nuk bej une per demokracine… Edhe vete demokracine, bile edhe Shqiperine vete e bera deshmore te karrikes sime … Jo nje por tri here me radhe !
    Azem ti je gjalle… Per heronjt e demokracise une bej cdo sakrifice!
    I pari ne sakrifica e i fundit ne pretendime! Eshte tipari numer nje i antikomunistit. E ka thene vete ai i madhi, me i madhi antikomunist i Shqiperise Enver Hoxha vete.
    Azem ti je gjalle per se vdekuri!
    Une jam i vdekur per se gjalli… E cfare kuptimi ka ymri im pa karriken qe mia shkurtoi kembet ky demosi i mallkuar me 23 qershor!
    Azem ti je gjalle per se vdekuri …
    Une jam i vdekur per se gjalli qysh ate dite te mallkuar 23 qershori…. Oi…Oi….Oooiiiiii!

    From: [email protected]
    Date: September 12, 2013 at 1:39:35 PM EDT

  • From: Alban Dega
    Date: September 9, 2020 at 9:29:58 AM EDT
    To: [email protected]

    Bilanci i Marreveshjes se Washingtonit me tre fjali +

    DIPLOMACIA NUK ESHTE LUFTE SHPATASH

    – Vucici mori celesin e Shtepise se Bardhe … dhe titullin “ bir kurve” serb ose “ son of bitch” amerikan

    – Hoti mori ….te gjatin e Noshit

    – Trampi nje bekim me shume nga Ylli i Davidit dhe nje hap para drejt Nobelit

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Politika eshte kurve ka thene nje nga baballaret e politikes boterore Winston Churchill
    Diplomacia eshte kodoshi ( the Pimp ) i saj.
    Eshte lufte per thyerje shpatash…
    Eshte shkence me vete.
    Eshte njera prej shtyllave te shkencave politike!
    Degjoje e meso prej mikut, … por meso edhe me shume prej armikut, qofte ai edhe Gebelsi i Adolf Milloshevicit !
    Bir kurve…. 99- esh e perdorim ne shqiptaret per kete kategori politikanesh ose edhe njerezish te zakonshem.
    Pak pervers ky vleresim por i vertete.
    Vucici ia arriti asaj qe synonte pa dhene asgje!
    Mori celesin e Shtepise se Bardhe ndersa Hoti me tanet moren.. te gjatin e Noshit !
    Trampi nje bekim me shume nga Ylli i Davidit dhe nje hap para drejt Nobelit .
    A nuk e mori ate edhe parardhesi i tij Barack Obama veten me blla… blla… blla terrci e verraci.. verrci e terrci … pa bere asgje vec “ Yes we can “ qe la lindur bashke me njerezimin !
    Te pakten Trumpi ka shpikur MAGArin e Nastradinit dhe AMERICA FIRST…. kur Amerika eshte e para ne Bote tash e gati nje shekull ne mos me shume.
    Nuk e di pse kjo e dyta tingellon pak si ” Deutschland Uber Alles“ megjithese nje baskekombas i tij e ka pase shpikur nja 80 vjet para tij per nje shtet tjeter …. qe nuk po me kujtohet emri …
    Edhe ai tjetri ka qene kandidat per Nobelin e Paqes para se ti fuste zjarrin Evropes e mbare Botes…
    Ah kjo pleqeria e shkrete. Se pari te godet kujtesen!
    E kush harron eshte i ndeshkuar ta perserise te kaluaren.
    Nuk thonin kot pleqte e Shoshanit te Tropojes pleqnia dreqnia!
    Zot ruajna nga dreqnia e vjeter dhe e re….
    A e dini pse ?
    Dreqi i ka njeqint 99 shpirtera… Shume me teper se kucedra qe i ka vetem nente koka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *