Manchester United është eliminuar në gjysmëfinale të “Capital One Cup” pas humbjes me penallti ndaj Sunderland me rezultat 2:1. Një pjesë të fajit për këtë skualifikim e mban edhe kosovari Adnan Januzaj. Vendasit dolën fitimtar në kohën e rregullt 1:0. Jonny Evans e kaloi Manchester Unitedin në avantazh në minutën e 37′-të kur shënoi nga shumë pranë portës. Por kjo do të ishte gjithçka pasi nuk pati më gola në kohën e rregullt që me rezultat të përgjithshëm 2-2 shkoi në kohën shtesë. Pjesa e parë e shtesës nuk solli gola kurse në minutën e parafundit të së dytës, një gabim i rëndë nga portieri David de Gea bëri që Sunderland të barazonte rezultatin dhe të besonte se siguroi finalen, pas golit nga Phillip Bardsley. Por, në mënyrë dramatike United barazoi në sulmin e fundit, pasi Januzaj dhuroi një asist në qendër nga krahu i majtë, atje ku Javier Hernandez shënoi dhe e çoi ndeshjen në penallti. Sunderland shënoi dy herë ndërsa United vetëm një, përfshirë gabimet nga Welbeck, Januzaj, Phil Jones dhe Rafael që i kushtuan vendasve eliminimin nga “Capital One Cup”. Ndërsa, Sunderland shkon në finale ku do të ndeshet me Manchester Cityn.

Ku gaboi Jonuzaj ketu? C’eshte ky laj idiot?
Une kujtova se shkoi 5:4 me penallti, dhe Jonuzaj ka humbur penalltine e vetme. Na del qe MU ka humbur 4 penallti, edhe nga lojtare me me shume eksperince se Jonuzaj.
Duket qe Jonuzaj paska dhene edhe asistin e golit te barazimit ne fund.
Gabon Jonuzaj…..Hajde lajm hajde.
Januzaj eshte cuni i ri fare as 18 vec dhe loz shkelqyer sikur ka nje jete te tere qe loz futboll….
Ai loz shkelqyer …dhe fajin e ka trajneri i United qe humben, jo Januzaj
C’jemi bere ne shqiptaret keshtu?!!Po si nuk lame njeri a gje pa perfolur e share,edhe kur e kemi lavderuar e mburuar me pare!Kjo ndodh edhe ne fushen e sporteve.Turp qe pergojojne nje talent te ri me gjak shqiptari qe e kerkojne skuadrat elite,me te medhate europiane.Po kush nga lojtaret,bile edhe me te medhenjte,nuk kane gabuar ne gjuajtjen e penalltive(vete fjala penallti vjen nga fjala denim,gjykim i nje gjyqtari,pras nje veprim shumne serioz e me pergjegjesi morale) dhe kujt prej tyre nuk i eshte dritheruar zemra ne raste te tilla me aq pergjegjesi!Ne me te vjetrit i mbajme mend mire ato,bile edhe ne ndeshjet decisive te kampionateve boterore.Me sa mbaj mend une nga ndjekja e ndeshjeve ku ka luajtur ky njomcak aq i talentuar,pra Januzaj i yne,nuk kish gjuajtur me pare asnje penallti.Fenomeni i humbjes se penalltive ne skuadren e mirenjohur “Manchester United” te Sir Alex Fergusonit te famshem,duket eshte nje nder dobesite dhe difektet ne punen e trajnerit te ri te ketij ekipi,qe nuk i ka stervitur si duhet te gjithe lojtaret e tij ne gjuajtjen e penalltive apo goditjeve te denimit.Vec anes te pergatitjes e stervitjes teknike,mendoj une,gjuajtja e penalltive kerkon ne menyre te vazhdueshme edhe pergatitje psikologjiko-emocionale te futbollisteve te cdo ekipi futbolli,ashtu edhe nje perzgjedhje te kujdeseshme nga trajneri te lojtareve te tij, qe do te caktoje per gjuajtjen e ketyre penalltive aq te rendesishme,mbi bazen e kesaj pergatitjeje.
Januzaj ka dhene nje asis, se ka shku Mancester per lesh, kjo seshte faji i djaloshit shqiptar.
Shtetasi belg Adnan Januzaj, me origjine shqipetare nga Kosova.
qyqaa penalltine e ka humb dhe messi ..adnani vetem 18 vjec eshte dhe luan me mir se ata 30 vjecaret se humbi nje penallti nk u be nami pastaj MU humbi 4 penallti cfaj ka januzaj pffff
pastaj e bukura eshte se pervec golave qe adnani i ka bere vete kunder sundelandit ne ndeshjet e tjera golat jane bere gjthm se januzaj ka qen asist …