Januzaj hap zemrën: Pse zgjodha Belgjikën

DITA Online

 

Adnan Januzaj pa sesi karriera e tij premtuese në futbollit të merrte një rënie drastike pas shpërthimit te Manchester United.

Talenti nga Kosova si për ironi të fatit vuajti probleme me ekipet ku luajti dhe u huazua qëkur vendosi të përfaqësonte Belgjikën në arenën ndërkombëtare.

Në disa vjet distancë nga vendimi kontrovers i ndikuar nga babai i tij Abedini, mesfushori tani iu rikthye kësaj çështjeje.

Për Januzajn në Shqipëri dhe Kosovë ndahen mes epiteteve “Heroi ose tradhtari”.

“Unë jam i lindur në Belgjikë dhe u rrita atje prandaj zgjodha Belgjikën. Është vendi ku unë kam lindur, është vendi im. Ishte një vit i shkëlqyer për mua në kombëtare, por më pas gjithçka u bë e vështirë. Tani shpresoj që të kem një vend te Belgjika në Botërorin e Rusisë në 2018″, tha mesfushori që tani luan te Real Sociedad.

Në një prej rasteve unike në botë, Adnan Januzaj kishte mundësinë të përfaqësonte plot 5 kombëtare, Belgjikën, Shqipërinë, Kosovën, Turqinë e madje dhe Anglinë për shkak të rezidencës prej 5 vjetësh.

Pas shumë diskutimesh, futbollisti zgjodhi vendlindjen e tij dhe jo origjinën.

Share This Article
2 Comments
  • Mendoj qe mos ta quajme tradhetar. Atje ka lindur e rritur. Nuk kemi bere asgje si shtet per ate. Mendoj qe duhet te krenohemi qe nje futbollist cilesor si ai eshte me prejardhje shqiptare.
    Me vjen keq qe nuk po e gjen vehten.
    Suksese Jonuzajt.

  • tani o Jonuz shiko boterorin nga shtepia me baben e nonen .belgjika eshte i vetmi ekip qe ka lojtare per dy ekipe te tjera nuk ka nevoje per tu o budall

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *