Besnik Hasi, ish-mesfushor i Shqipërisë dhe aktualisht ndihmëstrajner i Anderlehtit, ka deklaruar se Adnan Januzaj duhet të zgjedhë midis vetëm dy vendeve: Belgjikës e Kosovës. Ish-lojtari kuqezi e përligj vendimin e tij duke thënë se “Belgjika është vendi ku është lindur e rritur, ndërsa në Kosovë ka rrënjët”. Hasi është shprehur edhe se e kupton shumë mirë vështirësinë që ka lojtari i Manchester United për të zgjedhur, aq më tepër që kërkohet nga disa kombëtare, jo vetëm dy të lartpërmendurat.
“Kosovarët janë njerëz krenarë. Ne kurrë nuk kemi gëzuar të njëjtën liri si vendet e Evropës perëndimore, ndaj edhe jemi shumë të lidhur me Kosovën dhe kemi dy gjëra të shenjta: flamurin dhe familjen”, shpjegon Hasi. Megjithatë, një kandidat i fortë për të marrë Januzajn është edhe Anglia, ku djaloshi i ri jeton prej tre vitesh, që kur u transferua te United. Ai nuk mund të luajë menjëherë për Anglinë, edhe nëse i japin në mënyrë të përshpejtuar pasaportën britanike, siç është vepruar shumë shpesh me kosovarët që luajnë me kombëtaren e Shqipërisë.
Por, Januzaj mund të luajë me kombëtaren e “tre luanëve” pasi të ketë plotësuar kohën e nevojshme ligjore për të marrë në mënyrë të natyrshme nënshtetësinë britanike. Sipas shtypit anglez është pikërisht Anglia kombëtarja që vetë lojtari dëshiron, ndërkohë që për këtë temë ka folur dje edhe vetë trajneri Roy Hodgson. Ky i fundit shprehur fillimisht interesimin për lojtarin e ri kur ai shënoi dy gola kundër Sunderlandit, në tetor, ndërkohë që Januzaj vazhdoi të ishte mbresëlënës edhe më pas, pavarësisht se vetë skuadra ka shfaqur vështirësi të mëdha. Duke qenë se nuk mund ta thërrasë tani lojtarin, Hodgson është shprehur dje se do t’ia lërë gjithçka në dorë federatës angleze.
“Gjithçka që mund të them është se kjo çështje i përket federatës”, u tha dje gazetarëve Hodgson, në një konferencë të shkurtër në “Wembley”. “Le të presim e të shohim deri sa federata të jetë krejtësisht e qartë në mendjen e saj se çfarë politike do të ndjekë, nëse do të ndjekë me rigorozitet diktatin e FIFA-s apo do të ndjekë një rrugë pak të ndryshme. Megjithatë, një gjë është e qartë, me rregullat ekzistues, Januzaj nuk mund të luajë me Anglinë për pak vitet e ardhshëm”. Ndërkaq, edhe Belgjika nuk do të heqë dorë lehtë nga ai dhe është mësuar se do të jetë kapiteni i Manchester City-t, Vinsent Kompany, ai që do të përpiqet të “rekrutojë” djaloshin.
Ky e çoji ne Angli duke perfitu nji shume ne te zez
dhe e largoi dhe nga Shqipria dhe nga Kosova
Hasit i intereson Euro jo Jonuzaj ai eshte bere bishe e lekut