Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Januzaj refuzon Belgjikën, Vilmots respekton zgjedhjen
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Januzaj refuzon Belgjikën, Vilmots respekton zgjedhjen
Sport

Januzaj refuzon Belgjikën, Vilmots respekton zgjedhjen

redaktor
Published October 9, 2013
Share
SHARE

Trajneri belg ka shprehur dëshirën për ta marrë menjëherë kosovarin, por nuk do ta bezdisë për të vendosur.

Adnan Januzaj ka refuzuar përsëri thirrjen nga Belgjika, çka ka ngjallur shpresat se ai mund të luajë me Shqipërinë. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i Belgjikës, Mark Vilmots, i cili është shprehur edhe se do ta respektojë vendimin e lojtarit, ndonëse ka siguruar se do të flasë një herë personalisht me të. Pasi në klub ka vajtur ftesa për grumbullimin e lojtarit në dy ndeshjet e fundit eliminatore për botërorin, Manchester United i ka komunikuar federatës belge se Januzaj nuk do t’i përgjigjet thirrjes, për shkak se ai ende nuk e ka vendosur se me cilën kombëtare do të luajë. “E respektoj vendimin e tij, por i dhamë një sinjal të qartë që të luajë me ne dhe tani i takon vetë futbollistit të bëjë zgjedhjen. Unë dua ta përfshij në skuadër dhe ta integroj me grupin pa e sforcuar, e respektoj zgjedhjen e tij. Do të flas vetë me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij”, tha Vilmots. 18-vjeçari duket që është në mëdyshje të madhe, pasi nga një anë e thërret Shqipëria, vendi i origjinës, nga ana tjetër është Belgjika, vendi ku është lindur e rritur e që aktualisht përfaqëson një fuqi në rritje në futbollin evropian, falë talenteve të shumtë me moshë të re.

 

 

redaktor October 9, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?