Adnan Januzaj synon të jetë më i miri te United

redaktor

Adnan Januzaj është nderuar me çmimin e lojtarit më të mirë të skuadrës për muajin janar, bazuar në votimin e bërë nga tifozët. Është e dyta herë që tifozët e Manchester United votojnë lojtarin kosovar si më të mirin e muajit dhe ai shpreh synimin që të qëndrojë në këtë nivel. “Jam i kënaqur me këtë vit, kam punuar shumë dhe jam integruar në skuadrën e parë”, tha Januzaj për Manutd.com. “Mendoj se më e mira është përpara. Shpreson të fitojë trofe me këtë skuadër dhe të jem lojtari më i mirë”. Me United sapo është bashkuar edhe Huan Mata, i blerë në merkaton e janarit nga Chelsea për 37.1 milionë sterlina. “Ai është lojtar i madh dhe mendoj se do të mësoj shumë prej tij”, vazhdon Januzaj. “Është lojtar teknik dhe shumë i zgjuar. Shënon dhe përgatit gola, jemi shumë të lumtur që Mata erdhi në skuadrën tonë”.

Share This Article
2 Comments
  • Djaloshit Adnand Januzaj do t’i uroja pune te mbare ne jeten sportive qe ka marre persiper te praktikoje. Do te na behet vazhdimisht qejfi qe ate ta rrethojne sukseset ne fushen e gjelber, por, do t’i sugjeroja qe te kete si synim paresor per momentin jo te behet me i miri, por te behet sa me i vlefshem per ekipin e tij. Gradualiteti ne karriere eshte nje kusht teper i sigurte ne arritjen e synimeve afatgjata krahasuar me tejkalimin e parakohshem te etapave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *