Japoni, 11 të vdekur dhe 3 të zhdukur nga tajfuni

Elton Tafaruci

Lumenj që dalin nga shtrati dhe kaos, ky është skenari apokaliptik në të njëjtën zonë në Japoni që u godit nga tsunami në mars të 2011-ës.

Janë 11 viktimat dhe 3 të zhdukurit si pasojë e tajfunit që goditi rajonin e Tohokut në verilindje të Japonisë.

Policia bëri të ditur se janë identifikuar 9 viktima, ndërsa 2 të tjerët janë gjetur pranë një lumi.

Sipas të dhënave të para viktimat kanë humbur jetën si pasojë e baltës që ka pushtuar azilin e të moshuarve. Ndërsa një grua humbi jetën në banesën e saj si pasojë e përmbytjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *