JAPONI / Abe: Nuk do e angazhoj vendin në një luftë

redaktor

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, premtoi sot, gjatë urimeve të Vitit të Ri, se nuk do ta fusë vendin në një luftë, pasi miratoi në vjeshtë një ligj që i mundëson ta bëjë një gjë të tillë, për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore.

“Falë këtij ligji për paqen dhe siguri, ne do të mund të evitojmë luftën duke u përgatitur për çfarëdolloj rrethane “, deklaroi Abe.

“Ne kemi ndërtuar themelet që do na mundësojnë t’i lëmë një Japoni në paqe femijëve dhe nipërve tanë”, tha ai.

Ligji i ri u kundërshtua pasi ai i hap rrugë angazhimit ushtarak japonez jashtë vendit.

Deri tani Kushtetuta e konsideronte ushtrinë japoneze vetëm si forcë vetëmbrojtëse.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *