Japoni, art dhe pikturë në kapakët e pusetave…

J L

Format e shprehjes së artit dhe talenteve sot sa vijnë dhe bëhen më të larmishme.  Për shembull jo gjithmonë do të na shkonte mendja që kapakët e pusetave do të ishin një mënyrë e shprehjes artistike dhe pikturave të ndryshme.

Kapakët e pusetave në Japoni janë një shëmbëlltyrë e artit, dizajnit nga artistë amatore dhe  profesionistë. Mbi të gjitha janë falas për t’u shijuar.

Çdo krahinë e Japonisë ka dizenjot përkatëse që mund të përfshijnë lulet, peizazhet e natyrës, ndërtesa të famshme  madje dhe personazhe vizatimorë.

Kapakët e pusetave, metalikë ose të ngjyrosur, mund të gjenden në dizenjo të ndryshme dhe brenda së njëjtës zonë. Qyteti i Yamaguchi-t  ka 6 lloje të ndryshme dizenjosh me të cilat karakterizohet.

Kjo formë e artit në Japoni ka tërhequr vëmendjen e shumë turisteve nga bota dhe dashamirësve të artit, deri aty sa ka krijuar një komunitet për të gjithë ata që “ ulën kokën përtokë dhe e pëlqyen”.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Bravo Dita!Eshte e vetmja menyre per te shkeputur kryeministrin tone nga aktiviteti i vjedhjeve me concessione,PPP.Me mire le te rrije gjithe diten me furce ne dore,duke bojatisur pusetat.Pintojeni kete gjetje Japoneze dhe futjani poshte deres!
    Ishallah e ha karremin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *