Në fakt janë shtatë bonsai, të cilët janë grabitur. Njëri prej tyre sipas pronarëve është më i rralli dhe që ka nevojë për një përkujdesje të veçantë. Sipas të zotit: ‘Pa kujdesje jeton vetëm një javë”.
Bonsait e grabitur ka një vlerë të jashtëzakonshme. Ata janë rrëmbyer në një vilë pranë Tokios. Pronarët e tyre Seiji Limura dhe bashkëshortja e tij Fuyumi kanë bërë një apel të fortë për arrestimin e grabitësve, sepse ata kanë marrë atë që ata i konsiderojnë si “fëmijë”, shkruani BBC online.
“Nuk kemi fjalë për të përshkruar atë që ndjejmë“, shkruan Limura. “Për ne janë të çmuar“. Dhe përveç vlerës afektive, ekziston edhe vlera monetare. Një shembull i Shimpaku Juniper – si një nga më të kërkuarit prej koleksionistëve – vlerësohet mbi 90,000 dollarë. “Shimpaku është 400 vjeç, ka nevojë për kujdes dhe nuk mund të mbijetojë për më shumë se një javë pa ujë”, tha Limura.
Burimi: BBC online
Përgatiti L.Veizi / Dita
