Japoni, shpërthen vullkani, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur

Leda Hysa

N ë qytetin e Gunmas në Japoni ka shpërthyer vullkani Kusatsu-Shirane dhe si pasojnë një person ka mbetur i vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi i vullkanit, i cili ndodhet pranë një piste të skive me turistë, shkaktoi një ortek dhe një mori gurësh dhe hiri. Së paku 16 turistë u plagosën nga gurët që ranë gjatë shpërthimit.

Viktima është një ushtar i cili po trajnohej në pistën e skive në kohën e shpërthimit. Ushtari u plagos rëndë nga shiu i gurëve nga vullkani ndërsa nuk mundi të mbijetojë nga plagët e mara.

Agjencia kombëtare japoneze e meteorologjisë ka njoftuar banorët të mos i afrohen vendit të shpërthimit dhe të largohen nga vendngjarja.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *