Vargje të nënshkruara,
Kapo Labi
O miq, këngën ma mbani
Do ja kthejë Bujar Nishani
Ai që thotë: “Jam i pari”
Po nuk e pranon sovrani.
I vendosur nga kusari
Për ta hequr nga hunda zvarrë
Të jetë gati gjynahqari
Për çdo urdhër që do marrë.
Sa herë që shkel syrin Juda
Dekoratat jepen radhë
Si për ordiner nga rruga
Dhe zogist e tradhtarë.
Për emblema si Visari
Bojë e penës i është tharë
Se shkel betimin qyqari
Firmat hidhen për kusarë.
Jari imiton Qemalin
Dhe kërkon pasurinë
Ky për gruan e tija
Qemali për Shqipërinë.
Ky është Presidenti ynë
Ku shumica bën një lojë
Mbyllu qyç e mbyllu gojë
Kush të flasë do e pësojë.
Ne votat i kemi dhënë
Nga Saliu kemi përvojë
Kush bën karshillëk shtetit
Nga detyra ta shkarkojë.
Ju dhëntë Zoti guxim të bëni ndonjë shkarkim! Ju uron Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
