Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar zyrtarisht datat dhe oraret e takimeve të javës së 15 të kategorisë superiore. Java do të hapet ditën e shtunë me 2 takime. Ditën e dielë do të zhvillohen gjithashtu 2 takime të tjera ndërsa ditën e hënë do të ulet sipari i kësaj jave me zhvillimin e kryendeshjes së javës, derbin e kryeqytetit.
E shtunë, 6 dhjetor 2014
13:00 Kukësi – Apolonia
13:00 Skënderbeu – Teuta
E dielë, 7 dhjetor 2014
13:00 Laçi – Flamurtari
13:00 Elbasani – Vllaznia
E hënë, 8 dhjetor 2014
18:00 Partizani – Tirana
