Java e ardhshme do të jetë Java e Amerikës, e cila do të ketë një sërë aktivitetesh kulturore në të gjihë vendin. Axhendën e ditëve amerikane në Tiranë, e jo vetëm, e ka zbuluar përmes një videomesazhi vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, e cila thekson se ky është dhe viti që shënon 100-vjetorin e vendosjes së marëdhënieve SHBA-Shqipëri.
Diplomatja amerikane fton të gjithë qytetarët t’iu bashkohen aktiviteteve të organizuara të cilat kulmojnë në fundjavë me grupin rrok të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara “Touch ‘n Go”, që do të vijë posaçërisht në Shqipëri si dhe me aktivitetet me bazë kuzhinën amerikane të premten te Pazari i Ri.
Mesazhi i ambasadores Yuri Kim:
Gati për të festuar! Festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë këtë vit dhe kjo ngjarje meriton një festë. Me shumë kënaqësi shpall Javën e Amerikës, javën e ardhshme! Dua t’ju ftoj të gjithëve ju dhe familjet tuaja të na bashkoheni për një festë një javore, që do të ketë muzikë, ushqim dhe argëtim amerikan.
Të gjitha aktivitetet janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë. Si një element i veçantë, grupi rrok i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara “Touch ‘n Go” do të vijë posaçërisht në Shqipëri! Ky grup fantastik do të japë koncert të enjten mbrëma në sheshin “Skënderbej” dhe të shtunën në Kështjellën e Rozafës në Shkodër. Do të shfaqim gjithashtu edhe disa nga filmat tanë të preferuar amerikanë tek Reja në Tiranë dhe do të festojmë shumëllojshmërinë e shijshme të ushqimit amerikan tek Pazari i Ri.
Të gjitha detajet dhe kalendari i plotë të Javës Amerikane janë në faqet e Facebook dhe Instagram të Ambasadës. Prandaj klikoni tek to dhe shihemi atje!
Are you ready for a celebration? #AmericaWeek is coming and @USAmbAlbania Yuri Kim and U.S. Embassy Tirana have an important announcement for you! pic.twitter.com/M9fqgmoO5C
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) May 14, 2022
a.m/dita
nga 10 aktivitete, 7 ishin shfaqje filmash…