Java e 10 e Superiores, ja përplasjet kryesore

redaktor

Kategoria Superiore po I drejtohet fundit të fazës së parë dhe kur kanë mbetur për t’u luajtur edhe dy javët e fundit synimi I të gjitha skuadrave është t’I bëjnë një mbyllje sa më dinjitoze kësaj faze, për të bërë më pas bilancin dhe vendosur objektivat për pjesën e mbetur të sezonit. Takimi i parë I javës së 10-të është ai I “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Kastriotit, me formaconin durrsak që luan ndeshjen e dytë radhazi në shtëpi në tapetin e ri të këtij impianti. “Djemtë e Detit” të vetmit që nuk e kanë provuar shijen e humbjes në këtë sezon, synojnë që me një fitore të mundshme të vënë sërish nën presion Skënderbeun, që do të presë të shtunën në Korcë Partizanin.

Ne letër konsiderohet një sfidë e lehtë për kampionët në fuqi, por statistikat tregojnë se të kuqtë janë me efektivë kur luajnë në mbrojtje. Po të shtunën Tirona do të presë në kryeqytet Flamurtarin me dëshirën e madhe për të marrë tri pikët e para me trajnerin e ri Alpin Gallo. Situata në kampin bardheblu paraqitet më tepër se serioze, pasi në 9 javë kampionat kanë shënuar vetëm 3 gola, që në fakt kanë rezultuar me vlerë trepikëshi. Nuk ndodhet në një situatë më të mirë Flamurtari, që pavarësisht suksesit me Kukësin javën e kaluar ka nevojë për shumë pikë për t’iu shmangur zonës së ftohtë. Takimi tjetër I së shtunës është Lushnja – Besa, që për nga rezultatet që kanë arritur këto dy skuadra javët e fundit mbetet I paparashikueshëm. Kategoria Superiore mbyllet të dielën me Laci – Kukësi dhe Vllaznia – Bylis, dy sfida mjaft interesante nëse I referohesh ecurisë së rezultateve të javëve të fundit.
Laci mbetet një kundërshtare e pathyeshme në fushën e tij, por nënkampionët e Shqipërisë janë të dënuar të kërkojnë maksimumin, pas tri ndeshjeve pa fitore nën drejtimin e Shensojt. Në Shkodër I tremben vetëm euforisë së Vllaznisë pas suksesit mëse të merituar me Partizanin, aq më tepër përballë Bylisit, që ka ditur gjithonë të ringrihet pas situatave të vështirë.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *