Java e 14-të e Superiores luhet në mesjavë

Dita

FSHF-ja ka zyrtarizuar oraret dhe ditët e zhvillimit të ndeshjeve të javës së 14-të të Superiores. Në dy ditë, të mërkurë dhe të enjte, skuadra do të vihen përballë njëra-tjetrës, duke tentuar pikët e radhës.

Ndeshja që do të luhet në Laç, nesër në orën 14:00, do të ngrejë siparin e kësaj jave. Kurbinasit e drejtuar nga Armando Cungu do të presin në fushën e tyre Vllazninë. Po të mërkurën, në orën 17:00, do të nisin dy ndeshjet e tjera të këtij “stacioni” të garës. Në “Qemal Stafa”, Partizani do të presë pukjanët e vendit të fundit. Pra, ballafaqohen dy ekstremet e renditjes. Në të njëjtën orë do të luhet edhe sfida tjetër, Flamurtari-Kukësi. Në stadiumin e Vlorës rikthehet pas dy transfertash radhazi, të humbura, skuadra bregdetare, e cila me këtë “ritëm” rrezikon të përfshihet shpejt në zonën për mbijetesë. Një ditë më pas, pra të enjten e 3 nëntorit, do të zhvillohen dy sfida të tjera, Skënderbeu-Bylis dhe Teuta-Tirana.

Korçarëve dhe bardhebluve u janë dhënë 24 orë kohë, që të rikuperojnë forcat, ngaqë u përplasën mes tyre dje në “Selman Stermasi”. Kjo javë do të jetë e ngjeshur për Superioren, sepse skuadrat do të duhet të luajnë dy ndeshje në 7 ditë, ngaqë i tillë është parashikuar kalendari. Mbetet të shihet se kur do të përcaktohet derbi i madh i kryeqytetit, mes Tiranës dhe Partizanit, i inkuadruar në javën e 15-të, pasi bardheblutë kanë pohuar se do të kërkojnë ta luajnë të hënën e ardhshme.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *