Java e 20-të e Superiores do të luhet në 3 ditë. Na presin dy supersfida

Ornela

Java e 20-të e Superiores do të zhvillohet në tre ditë, pikërisht të premten në 1 shkurt, të shtunën në 2 shkurt dhe të dielën në 3 shkurt.

Takimi që do të hapë javën është ai mes Tiranës dhe Teutës, sfidë që do të zhvillohet në 1 shkurt, në orën 18:00 në “Selman Stërmasi”. Një sfidë interesante, me bardheblutë që janë në një formë mjaft të mirë.

Të shtunën, në 2 shkurt, Flamurtari pret Kukësin në qytetin e Vlorës, ndërsa Kastrioti pas fitores me Luftëtarin në transfertë kërkon që të marrë pikë edhe ndaj Skënderbeut në fushën e vet.

Të dielën, në 3 shkurt zhvillohen dy sfida mjaft interesante mes Laçit e Luftëtarit si dhe Partizani që kryeson do të udhëtojë drejt Kamzës, ku do të kërkojë 3 pikët e radhës.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *