Java e fundit, të gjitha ndeshjet luhen në një orar

redaktor

Kategoria Superiore luan javën e fundit për këtë sezon, teksa të gjitha ndeshjet do të luhen të mërkurën prej orës 17:00.

Një javë vendimtare për skuadrën që do të dalë kampione e vendit, për vendin e tretë, si dhe për ekipin që do të shoqërojë Tërbunin në Kategorinë e Parë, ndaj pritet një luftë e fortë sportive në të gjitha sfidat.

Skënderbeu mund të sigurojë titullin e gjashtë radhazi duke fituar në Vlorë ndaj Flamurtarit, që gjithashtu do kërkojë pikë për të mos u befasuar nga ndonjë skenar i pakëndshëm.

Partizani ka për detyrë të fitojë me Teutën, e cila gjithashtu ka synimet e saj për vendin e tretë, ashtu si Kukësi që pret në stadiumin “Zeqir Ymeri” Tiranën që kërkon të respektojë garën.

Laçi do kërkojë ta mbyllë me fitore sezonin, teksa pret në shtëpi Tërbunin e rënë nga kategoria, në një sfidë e cila do të luhet pa praninë e publikut, ndërsa Vllaznia do të ketë mysafir në fushën sportive “Reshit Rusi” ekipin e Bylisit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *