Ka startuar në Tiranë “Java e Kulturës Italiane”, gjatë së cilës do të organizohen një sërë aktivitetesh. Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci shpjegon se do të organizohen mbi 30 evente, por jo vetëm në Tiranë.
Aktivitete do të zhvillohen edhe në vende qytete të tjera, si Vlora, Durrësi e Gjirokastra, të cilat do të kenë në fokus kulturën, ekonominë, artin dhe muzikën.
“Nga data 1 deri më 7 qershor do të zhvillohet java jonë e Italisë, do të jenë më shumë se 30 evente. Por do të bëjmë dhe shumë gjëra të tjera të bukura, pothuajse në të gjithë Shqipërinë, nga Gjirokastra, në Vlorë e deri në Durrës. Do të jetë një javë e bukur festive për të gjithë”, shprehet Bucci.
Java e Kulturës Italiane do të zgjasë deri më datë 7 qershor. Ambasadori Bucci ka bërë me dije se në sheshin ‘Italia’ do të organizohet “Pizza -Village”, për të gjithë banorët e Tiranës, të cilat do të përgatiten nga picierë që do të vijnë posaçërisht nga Italia. Nuk do të mungojnë as aktivitetet kulturore.

a.m/dita

Oooo Bucciiiii!
Ate qe beri KANOCJA ne vitet 80-90 per kulturen italiane ne Shqiperi,nuk e bejne as 30 evente,as 30 shefa Ceremonish si Erion Veliaj.
Prandaj po te mesoj Une Ty,,Ruj keto Hajdutet e valeve televizive si DIGITYALBI qe shesin paqeta elektronike.
Keto Hajduter kane bllokuar Valet e RAI-tl,qe poplli te bleje paqetat e ketyre sa frengu pulen.
Kape hajdutin per veshesh,,se valet e RAIt nuk ja polli
kurva qe ka ne shpi,,dhe instalo nje perforcues te RAI ne Antenat e TVSH,si ka qene perpara DIGJYITALBIT.
Keshtu mbaron pune me Kulturen Italiane ne Shqiperi.
Edhe mileti e shikon falas Kulturen Italiane.Edhe hajduti shikon verren e semes.
Kjo eshte ZGJIDHJA.
Per Bucin Shqiperia qeka gjer ne Durres/Tirane,,, Se vete thote ne te gjithe Shqiperine, apo jo