Java Kalendar (4 –11 maj)

anazapta

Ditëlindja e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)

6 maj 1405 – Në familjen feudale të Kastriotëve, lind Skënderbeu, Gjergj Kastrioti

 Gjergj Kastrioti u mor peng si nizam pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.  Atje u dallua për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t’u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Pas kësaj, ai gjatë dhjetorit të atij viti u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e pjesës më të madhe të Shqipërisë. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera. Për gati çerek shekulli ai fitoi shumë beteja me turqit, duke u prerë atyre rrugën për në Evropë. Vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros po aty. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.

 

5 Maji, Dita simbol e Dëshmorëve të Atdheut

5 maj 1942 – Vritet nga fashistët në Tiranë i riu komunist Qemal Stafa, i cili u kthye në simbol të të gjithë të rënëve të Shqipërisë

Vritet nga fashistët pranë Varrit të Bamit në Tiranë, i riu komunist Qemal Stafa, një vrasje e cila më pas është përfolur edhe si një pabesi e shokëve, por që nuk është vërtetuar si e tillë. Ai ishte një nga drejtuesit e Partisë Komuniste dhe kishte marrë pjesë edhe në Mbledhjen e Themelimit të saj. Gjatë viteve të fundit të jetës, ai u bë promotor i gjithë lëvizjeve të forcave shqiptare kundër pushtuesve, duke qenë figurë qëndrore në rininë e asaj kohe. Duke pasur një kredibilitet te tillë, atij iu desh të ishte i survejuar për ditë e më shumë nga forcat fashiste, por dhe nga bashkëpunetorët e tyre. Emri i Qemal Stafës u përdor si simbol në luftë, por edhe më pas. Në nder të tij, data  5 maj është shpallur si Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Në këtë ditë në Varrezat e Kombit, ku prehen 600 të rënë për liri, në çdo 5 maj organizohen veprimtari të ndryshme si dhe bëhen homazhe e nderime për heronjtë dhe dëshmorët që janë varrosur aty.

 

Bajram Curri, ku, kur, dhe si u bë qytet!?…

7 maj 1952 – Krijohet qyteti Bajram Curri, qendër administrative e rrethit verilindor të Tropojës

Administrata e parë në Malësinë e Gjakovës do të vendoset në vitin 1916 me Nënprefekturë në fshatin Bujan, dhe me katër krahina: Bytyç, Tropojë, Bujan e Nikaj-Mertur. Në vitin 1925 deri në 1952 qendra administrative e kesaj treve do të ishte Tropoja, ndërkaq në vitin 1952 qendra u zhvendos në fshatin Kolgecaj, tani qyteti i Bajram Currit. Meqenëse në këtë zonë kishte zhvilluar veprimtarinë e tij patriotike, atdhetari i shquar Bajram Curri, qytetit iu dha emri i tij, një emër që i rezistoi kohës dhe që qyteti e mban edhe sot. Banorët e kësaj zone janë shquar në të gjitha periudhat historike, veçanërisht në kryengritjet anti-osmane të viteve 1909-1912, në kryengritjen e armatosur më 24.05. 1924.  Në vitet e socializmit u zhillua dhe u krijuan disa degë të ekonomisë dhe ndërmarrje prodhuese, si ndërmarrja gjeologjike, fabrika të industrisë ushqimore (të pijëve, mielli, tharjes së kumullave tropojane) etj. Në atë kohë u ngritën dy shkolla të mesme, pallati i kulturës, shtëpia e pionierit, shtëpia e lindjes, poliklinika, u ngrit klubi sportiv “Valbona”. Në qendër të qytetit është muzeu dhe përmendorja e Bajram Currit.

Ekonomia e Tropojes është kryesisht blegtorale, por është e pasur me minerale si Kromi dhe Kuarci. Tropoja ka plantacionin e geshtenjave me te madhin ne Evrope. Por kjo pak rëndësi ka sepse nuk ka ndonjë përdorim industrial, përveç atij primitiv të shitjes së gështenjës në marketin privat. Pjesa me e madhe e popullsise është e papune, te ardhurat me te medha vijne nga emigracioni dhe asistenca sociale. Nje nga sekretet turistike, Valbona nuk shfrytëzohet sa duhet, sikur të shfrytëzoheshin kapacitetet e natyrës Rrethi i Tropojës do ishte një nga rrethet me nivel më të lartë jetese në Shqipëri. Qindra Kosovarë vizitojnë Valbonën, për të kaluar fundjavët në ajrin e pastër, peshkim dhe për të përjetuar kënaqësinë e bukurive të shumta. Rrethi i Tropojës ka 81 kilometër kufi, ndër të cilët 41 kilometër janë me Kosovën dhe 34 kilometër me Malin e Zi, qarkullimi me Malin e Zi mungon totalisht, pavarësisht premtimit për hapjen e pikës së re të kalimit kufitar Qerem-Plavë. Tropoja ndodhet rreth 235 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe 135 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.

Bajram Curri

Lindi në Gjakovë  më 1862. Udhëheqës i lëvizjes anti osmane në Kosovë dhe një nga prijësit kryesor të Mbledhjes së Ferizajt të korrikut 1908. Nënkryetar i klubit “Bashkimi” të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjet e armatosura të Malësisë në vitet 1911-12/  Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e malësorëve të Veriut. Ishte ndër udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike revolucionare që shpartalluan repartet zogiste dhe i hap rrugën fitores së Lëvizjes së Qershorit 1924. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi.

 

 70-vjetori i Çlirimit të Atdheut

Të gjitha datat e krijimit të çetave  partizane

Çeta e Pezës                           21.8.1941

Çeta e Malësisë së Tropojës  mars 1942

Çeta e Kurveleshit                  1.4. 1942

Çeta e Gorës                          27.4. 1942

Çeta e Skraparit                     14.3.1942

Çeta e Dibrës                          20.6.1942

Çeta e Shkodrës                     10.6.1942

Çeta e Mokrës                        27.6.1942

Çeta e Moravës                      10.7.1942

Çeta e Matit                           18.7.1942

Çeta e Çermenikës                15.8.1942

Çeta e Kolonjës                   20.10.1942

Çeta e Martaneshit                8.10.1942

Çeta e Oparit                        8.10.1942

Çeta “Koto Hoxhi”              8.10.1942

Çeta e dytë e Skraparit     Nëntor 1942

Çeta e Vlorës                       4.12.1942

Çeta e Kuçovës                   2.12.1942

Çeta e “Çerçiz Topulli”    12.12.1942

Çeta e Myzeqesë               22.12.1942

Çeta e Dumresë                25.12.1942

Ç. “Hajredin Tremishti”  Dhjet. 1942

Çeta “Avni Rustemi”       Dhjet. 1942

Çeta e Vithkuqit                Janar 1943

Çeta e Dangëllisë           Janar 1943

Çeta e Ostrovicës           Janar 1943

Çeta “Tomorri”              Janar 1943

Çeta “Kurora” (Opar)    Janar 1943

Çeta e dytë e Gorës       Janar 1943

Çeta e tretë e Gorës       Janar 1943

Çeta e katërt e Gorës    Janar 1943

Çeta e Leskovikut         25.1.1943

Çeta e Malit të Thatë   Janar 1943

Çeta III e Skraparit      Janar 1943

Çeta e Bërzheshtës      Janar 1943

Ç. “Selam Musaj” Tep. 27.1.1943

Çeta “Verikoll” Tep.    27.1.1943

Çeta e Mallakastrës       4.2.1943

Çeta e Lumës           Shkurt 1943

Çeta e Pukë-Mirdit. Shkurt 1943

Çeta “Çamëria”       Shkurt 1943

Çeta e Sllovës          Shkurt 1943

Çeta “Musa Fratari”   13.3.1943

Çeta e Dajtit               19.3.1942

Çeta “Halim Xhelo”    7.4.1943

Çeta e Nahijes           15.4.1943

Çeta e Shpiragut       15.4.1943

Çeta e Rrëzës Përm. 16.4.1943

Çeta “Kanan Maze”   3.5.1943

Çeta “Krujë-Ishëm”  20.5.1943

Çeta e Gollobordës    25.5.1943

Çeta “Zigur Lelo”      5.6.1943

Çeta “Hodo Zeqiri” 10.6.1943

Çeta “Halim Rakipi” 15.6.1943

Çeta “Toto Bolena”   23.6.1943

Çeta “Sulo Hysi”       15.7.1943

Çeta e Dropullit           9.8.1943

Çeta “Bashkimi”        20.8.1942

Ç.“Sabaudin Gabrani”21.8.1943

Çeta “Sali Murati”      25.8.1943

Çeta e Dëshnicës      Gusht 1943

Çeta e Shëngjergjit Shtator 1943

 

 

Java Kalendar (4 – 11 maj 2014)

4 maj

1980 – Presidenti jugosllav, Josip Broz Tito, vdiq në moshën 87 vjeçare

1979 – Margaret Thatcher behete gruaja e pare qe emerohet kryeministre e Mbreterise se Bashkuar

5 maj

1821 –    Napoleon Bonaparte vdiq në ekzil, në ishullin Shën Helena

1942 – Vritet Qemal Stafa, figurë e shquar e lëvizjes dhe e Luftës ANÇ

1818 –     Filozofi politik, Karl Marx, u lind në Prusi

6 maj

1405 – Lind Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, hero kombëtar shqiptar

1886 – Naim Frashëri botoi poemën-himn për natyrën shqiptare Bagëti e Bujqësi

7 maj

1832 – Pavarësia e Greqisë njihet me Traktatin e Londrës. Otto i Wittelsbachit, princi i Bavarisë zgjidhet Mbret

1945 – Gjermania nënshkruan dorëzimin e pakushtëzuar, për t’i dhënë fund luftës gjashtëvjeçare në Evropë

1948 – Këshilli i Evropës është themeluar gjatë Kongresit të Hagës.

8 maj

  • Dita Ndërkombtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe

1502 – Christopher Columbus niset nga Spanja për udhëtimin e tij të katërt dhe të fundit për në Botën e Re

9 maj

1945 – Dita e fitores mbi fashizmin, trupat sovjetike ngritën flamurin e fitores në Berlin

*  Dita e Europës

1946 – Mbreti Viktor Emanueli II i Italisë, heq dorë nga froni i tij dhe zëvendësohet nga Umberto

1943 – Krijohet batalioni partizan Çemenika

10 maj

1994 – Nelson Mandela u zgjodh kryetar i Afrikës së Jugut dhe u bë i pari kryetar me ngjyrë i këtij shteti

1994– Manjati medial, Silvio Berlusconi u bë kryeministër i Italisë, në të cilën për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore zunë vend edhe neofashistët

2006 – Giorgio Napolitano u zgjodh kryetari i 11-të i Italisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte komunisti i parë që u emërua në këtë pozitë

1943 –  Krijohet batalioni partizan “Fuat Babani”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *