FOTO: Java nis me shi, nga e marta pritet përkeqësim i fortë i motit, priten reshje dëbore, stuhi dhe ulje e temperaturave

redaktor

 

Sipas MeteoAlb: Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të izoluara në Veriperëndim të territorit.

Por në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të zhvillohen në të gjithë Shqipërin duke sjell shira të pakët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë rrishfaqje të flokëve të dëborës.

Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.

Nga dita e martë pritet përkeqësim i fortë i motit. Meteorologët flasin për një mot të keq që e kanë konsideruar si “ekspres”, për shkak të shkak të rrëkesë që do të shkaktojë fenomene të forta shiu e bore në pjesën më të madhe të vendit.

Në veçanti parashikohen reshje bore në male, stuhi dhe erëra të forta në veri dhe veri lindje.

Temperaturat parashikohet që të zbresin me disa gradë celcius. Pothuajse i gjithë vendi parashikohet që të “pushtohet” nga reshjet e shiu dhe të dëborës.

 

o.p. / dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *