Java nis me shi, këto janë qarqet që do të preken nga reshjet

Leda Hysa

E hëna ka nisur me shi në vendin tonë, duke paraqitur hera herës alternime kthjellimesh.

Ato që dominojnë territorin janë vranësirat, të cilat më të dukshme paraqiten në qendër dhe juglindje të vendit duke gjeneruar dhe shira, njofton meteoalb.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtrirje të vranësirave në të gjithë vendin, ku reshjet e shiut më të dendura paraqiten në rajonin Jugor.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes POR rritje të lehtë sjellin orët e mesditës ku vlerat minimale dhe maksimale priten nga 7°C deri në 22-23 °C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Shokë gëzoni se këto ditë me shira ndodhi mrekullia Anedetesja e Vlorës u kthye në nëndetëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *