Javash – javash Davutoglu…

Dita

Zoti Kryeministër,

askush nuk do t’ Ju pengojë në mbështetjen e pakicave turke në Ballkan. Në Ballkan askush nuk do të rebelohet dhe revoltohet për pasionin Tuaj për t’ i bërë turqit e Ballkanit krenar me Perandorinë Osmane. Zoti Davutoglu, populli shqiptar nuk është mbetje turke, por ishte njëri nga popujt e pushtuara nga Perandoria Osmane dhe njëri nga popujt, që më së shumti i bëri rezistencë pushtimit. Nuk ka asnjë dyshim se pushtimi qe bërë me luftë, me rrethime, me vrasje, me dëbime, dhunime dhe shkatërrime, këto mirëpo, nuk duhet ta pengojnë shikimin para: për të respektuar miqësinë e sinqertë dhe pa prapavijë me Turqinë e sotme, për të ndërtimin e së cilës, u angazhuan edhe shumë shqiptarë.

Ju keni të drejtë dhe mund të mburreni me Perandorinë, por mos e kërkoni dhe mos e prisni këtë nga i pushtuari. Ju shihet se nuk njihni kombin shqiptar. Krenaria me pushtimin është kundër natyrës njerëzore dhe kritereve shkencore dhe morale të vlerësimit. Është kundër mendësisë shqiptare. Mos kërkoni prej nesh të mburremi me vezirët, që kanë sunduar në Perandori Tuaj, sepse ata nuk ishin në shërbim të popullit shqiptar në Rumeli, siç keni qejf ta quani një pjesë të Ballkanit, ku jetojnë shqiptarët. Ata vezirë kanë sunduar, gjersa ajo Perandori, kishte ndaluar me ligj vetëm gjuhën shqipe. Siç keni ndaluar sot me ligj përdorimin e gjuhës kurde nëpër shkollat publike. Ne nuk jemi kundër bashkëpunimit ekonomik me Turqinë e sotme, por ne, si edhe arabët (sipas Franfurter Allgemeine Zeitung), nuk jemi të interesuar për t’ u kthyer prapa në kohë dhe të mburremi me pushtimin tonë. Ndoshta të dukemi të çmendur, jo mirënjohës, por ne nuk mburremi as me pushtimin serb, edhe pse pas shumë sakrificave dhe pas disa dekadave në pushtimin e tyre, patën lejuar hapjen e shkollave shqipe. Ne nuk falënderojmë serbet, edhe pse në kohën e tyre, kishim të drejtë të kemi universitet në gjuhën shqipe, çfarë u ndalohet kurdëve në Turqinë, ku ju jeni sot Kryeministër. Çfarë nuk mund të imagjinojnë shqiptarët e Turqisë.

 

Zoti Davutoglu, Skotlanda refuzoi pavarësinë e vet me referendum, sepse nuk diskriminohet, çfarë ju si demokrat që besoni se jeni, do t’ia ndalonit kurdëve këtë mundësi, sepse Ju jeni i bindur, si edhe unë, se populli i shtypur, edhe shkëputet. Ju zoti Davutoglu në vitin 2014, jeni duke punuar për shpërbërjen e Turqisë duke diskriminuar një komb me më shumë se 20 milion banorë.

 

Ne kemi respekt për Turqinë e fuqishme, por shumica shqiptare, nuk mburret me parulla populliste si një akademik i joni, se “Turqia qenka Kosovë, e Kosova Turqi.” Ndoshta këtij akademiku, pas deklaratës Tuaj për të sjellë kulturën në valixhe me dollarë dhe për të rekrutuar njerëz, i hapen kapakët e syve dhe sheh se Turqia, nuk është BE, që përpiqet për të integruar në vlerat e vitit 2014, por është një vend, që distancohet në të gjitha mënyrat nga këto arritje. Ne jemi dhe dëshirojmë të mbetemi pjesë e Europës. Nëse nuk kuptoni këtë, atëherë lexoni pak shtypin dhe shikoni se shqiptarët në gazep vullnetarisht nuk ikin drejt Azisë, por drejt Perëndimit, ku e ndjejnë veten në shtëpi të vet. Ju mund t’i blini disa politikanë shqiptarë, por jo popullin.

 

Ju mendoni se gruas duhet ngrirë buzëqeshjen në rrugë, ne mendojmë se jo. Ju dhe kryetari Juaj mendoni se gruaja nuk mund të bëhet e barabartë me burrin e vet. Ne mendojmë se gruaja e meriton. Ne nuk kemi nevojë të shtypim, ata që duhet t’ i dashurojmë. Ne gjatë historisë kemi parë dhe përjetuar se shtypja nga pushtuesi i huaj është më pak traumatizues, se sa nënshtrimi në shtëpi, nga ata të cilët duhet të falin dashuri, jo dhunë. Nëse ju mendoni se pjesë të Ballkanit janë Tuajat, ne mendojmë se nuk jemi të askujt, por të vetvetes dhe orientimi jonë i qartë, tregon edhe cakun. Ju, së bashku me despotin tjetër rus, tani i gjunjëzuar ekonomikisht, po përpiqeni të shantazhoni Perëndimin duke krijuar sfera ndikimi për ta destabilizuar më lehtë Europën. Putinin po pushton Ukrainën nga krenaria, duke dëmtuar rëndë edhe ekonominë ruse. Ai përpiqet të kthejë shkëlqimin e Bashkimit Sovjetik dhe mburrjen nacionaliste ruse, ju bëni të njëjtën gjë si nacionalist turk duke ëndërruar Perandorinë Osmane, që e kanë shembur dhe zhdukur pikërisht gjyshërit Tuaj, zoti Davutoglu.

 

Neve zoti Davutogliu jemi popull krenar, edhe pse të copëtuar dhe syrgjynosur. Ne në jetë nuk lejojmë të na përzihen në çështje private as vëllai, që kemi në shtëpi, dhe na pezmaton, kur dikush nga jashtë, duke u shtirë si vëlla, përpiqet të realizojë tek ne programe nacionaliste. Ju shihet se nuk njihni mendësinë shqiptare. Ky komb i thotë njëri tjetrit VËLLA dhe MOTËR, vetëm në kohë të rrezikut kolektiv. Pasi ta shmangim atë, ne shajmë njëri tjetrit edhe nënën, edhe motrën. Ju me vëllazëri nënkuptoni vetëm bindjen fetare. Ne vetëm lidhje gjaku. Ky botëkuptimi joni, me pak përjashtime, është i kristalizuar mirë. Është pjesë integrale e mendimit shqiptar.

 

Ju zoti Davutoglu dini se Turqia në vitin 1927 kishte diku 13 milion banorë. Në vitin 2013 ishit diku 76 milion. Në atë kohë Shqipëria kishte diku një milion banorë dhe ndoshta në Ballkan diku 2,5 milion shqiptarë. Sot jemi diku 6 deri 7 milion. Sikur shqiptarët të mos ishin shpërngulur me dhunë në Turqi para dhe në kohën e Titos (për të cilin akademiku jonë ka mendim shumë pozitiv), dhe nëse marrim si fakt se nataliteti ka qenë përafërsisht si ai në Turqi, sot në Ballkan do të kishim pasur gjashtë herë më shumë siç ka Turqia në krahasim me vitin 1923. Gjashtë herë më shumë do të na rezultonte një numër prej 15 milion banorëve. Neve pra kemi 8 deri në 9 milion shqiptarë më pak, që janë asimiluar në Turqi dhe ata shqiptarë atje, nuk kërkojnë kulturë shqiptare, por ndoshta do t’ iu motivonin juve, për të asimiluar edhe këta në Ballkan që kanë mbijetuar.

 

Ju zoti Davutoglu që jeni aq zemërgjerë për të na sjellë një kulturë, që bie ndesh me parimet europiane, do të bënit mirë sikur të anulonit ligje, që po shkaktojnë gjenocid kulturor dhe gjuhësor kundër kurdëve. Alarmohuni kundër ligjeve, që ndalojnë gjuhën e tyre në shkollat publike, sepse Ju jeni Kryeministër edhe i kurdëve. Nesër do të shpalleni vizionar. Ata jetojnë në tokën e vet. Nëse nuk e bëni këtë, një ditë edhe ata, si ne nga Serbia, do të shkëputen.

 

Zoti Davutoglu, ju dhe Presidenti Juaj po i ngjani gjithnë e më shumë despotit rus, i cili po përpiqet ta zmadhojë Rusinë, sipas nostalgjisë sovjetike. Ju dy i keni caktuar vetes detyra shumë të rënda dhe ligjërimi popullist, po krijon një skepticizëm të madh në Europë. Kancelarja Merkel nuk erdhi në Ballkan për t’ i ofruar këtyre popujve të inatosur, smirak dhe nacionalist, ndihmën për të hyrë në Perandori Osmane, por në Bashkësinë Europiane. Se do të vini Ju pas saj, për t’ i dërguar BE-së një mesazh për ndikimin Tuaj atje, dihej, siç dihet se java ka shtatë ditë.

 

Ju zoti Davutoglu keni kuptuar një gjen të shqiptarit, pasionin e tij të sëmurë ndaj karrierës dhe jeni të bindur se me disa milion, i blini edhe të majtët, edhe të djathtët, edhe ateistët. Në fakt nuk duhet edhe të harxhoni shumë, disa iu hidhen falas në prehër, dhe ju mbeten tre apo katër udhëheqës partie, tre apo katër milion euro dhe ju do ta keni krejt hapësirën e nevojshme për të vepruar, për të sjellë kulturën turke dhe zhdukur atë shqiptare. Nuk mund të besohet se diçka të tillë do të mirëpriste populli, por mund të besohet se tek ne ka politikan, që janë në shitje.

 

Ne kuptojmë blerjen e çdo shqiptari sepse ata brenda natës, ndryshojnë qëndrimet dhe botëkuptimet. Ata akoma me erë alkooli në turi, fotografohen duke u lutur. Ata përpiqen duke shpurdhur me naivitet dhe duke kundërshtuar ligjin, që sanksionon shkuarjen në luftëra të huaja, me shpjegime infantile se në rast të tillë, nuk do të kishin të drejtë për ta mbrojtur Shqipërinë. Shqipërinë që është pjesë e NATO-së dhe e cila nuk do të ketë asnjë nevojë për kaçakët e Kosovës. Dhe, siç dihet, në kohë lufte, njerëzit pak çajnë kokën për ligje. Thënë sinqerisht, ne në Ballkan, as në kohë paqeje. Ne kuptojmë kur blini ju njerëz sepse ata me deklaratat e tyre publike, përpiqen t’ iu falënderohen dhe tregojnë një përputhshmëri në qëndrime dhe ide, si mirënjohje për investimet Tuaja. Në Kosovë dhe Maqedoni do ta keni më lehtë sepse keni krijuar bazën e nevojshme. Në Shqipëri do të jetë ndryshe, jo pse atje nuk ka me bollëk njerëz në treg, por sepse intelektualisht është më e formuar.

 

Zoti Davutoglu, Franca ka kërkuar ndjesë kolonive të veta, kërkojuni edhe Ju. Nuk humbisni gjë, por vetëm tregoni madhështinë turke. Shkoni në Krujë dhe vizitoni Kështjellën, aty do ta gjeni krenarinë tonë, dështimin tonë, rilindjen tonë dhe përpjekjet tona. Kërkoni ndjesë për pushtimin pesëshekullor, sepse për 100 vite gjysmë liri, kemi ecur më shumë para, se sa pesëqind vjet Perandori Osmane, edhe atë, me dhjetëra vezirë me origjinë shqiptare dhe për këtë prapambetje, ka faj Perandoria me të cilin ju dëshironi të na bëni krenar edhe neve. Dhe, alfabetin me të cilin po shkruaj unë sot, e rikrijuam në mënyrë sekrete, klandestine në Rumeli, në vitin 1908, kur Perandorisë po i dilte shpirti nga primitivizmi dhe mos-përparimi.

 

Ju zoti Davutoglu keni një emër arab, por një mbiemër me parashtesën “bir”, “djalë” në gjuhën turke. Edhe në Perëndim haset kjo, ku të krishterët kanë emra fetarë, por mbiemrat i kanë nacional, në gjuhën e vet. Mbiemri flet për origjinën e njeriut. Tek ne siç keni konstatuar edhe ju, njerëzit kanë edhe mbiemra arab apo turk. Edhe kryetari Jot ka emrin arab “Rexhep”, që domethënë “Korrik”, si Rexhepi jonë, që ka mbiemër turk, „i paqime”, edhe pse qime ka faqeve dhe në gjuhë. Mos u bazoni në emrat dhe mbiemrat shqiptarë, as në timin, sepse ata nuk janë tregues të patriotizmit osman, por të analfabetizmit shqiptarë dhe të injorancës nëpër familjet tona, që qe predikuar në Perandori.

 

Njeriu ka të drejtë të mbajë apo ndërrojë emër e mbiemër. Këtë mundëson demokracia dhe bën pjesë në sferën private të njeriut, ashtu siç ka të drejtë të zgjedhë këpucë apo të dashurën, por ai fakt, është tregues i këmbënguljes permanente dhe konstante të Perandorisë për shuarjen e një kombi, ashtu siç jeni duke bërë edhe me kurdët. Mbiemrat arab, jo mysliman, sepse këta kanë ekzistuar para religjionit, tek ne janë rezultat i hutimit dhe mungesës së arsimit. Tepër rrallë gjendet tek krishterët mbiemri fetar, por zakonisht emri. Schröder, Merkel, Gauck, Chirac, Berlusconi, Pertini, Moravia, Proust, Camus, flet për origjinë e tyre, ashtu siç flet mbiemri Erdogan për origjinë turke apo osmane. Ne zoti Davutoglu kemi njerëz me emër Kastriot dhe mbiemër Islam. Ne kemi mbiemër dhe emra Mahmuti, që në gjuhën shqipe ka një kuptim krejtësisht përdhes, por tregues se si kemi kuptuar botën dhe shpresat për botën tjetër, kur kjo nuk vlente fare. Ne kemi sot Kryeministrin e Kosovës, që quhet Jezu (Isa) Mustafa. Emrat zoti Davutoglu flasin për respektin ndaj religjionit, kurse mbiemrat janë tregues të tendecës asimilues. Ju keni caktuar vetes një detyrë shumë të vështirë: të vazhdoni me procesin, aty ku u ndërpre nga rrënimi i Perandorisë Osmane. Sigurisht për këtë do ta keni edhe përkrahjen e ateistit formal, Rexhep Qosjes. Ai do të thotë se nuk kemi asgjë kundër kulturave të huaja. E them edhe unë këtë, por jo kur ato bëhen nga qeveritë e shteteve duke faktorizuar klerin. Shteti serb që ka krijuar një simbiozë me religjion, meritoi bombat.

 

Sigurisht jini në korrent se qëndrimet Tuaja po shkaktojnë nënqeshje tallëse në Europë. Revistat Focus” në artikullin me titull: „ Barazia shkatërron jetën, tezat e paziera të Kryeministrit turk“, deklaratën Tuaj quan: “Horllëku shkencor i profesorit Davutogolu.“ Sipas Jush, vetëvrasja qenka më e madhe në vendet skandinave se sa në Turqi, pikërisht për shkak të barazisë gjinore atje. Sipas Jush gratë kanë mision hyjnor për të lindur fëmijë dhe ndihmuar në mbijetesën e njerëzimit. Revista shtron edhe këtë pyetje: si është e mundur që një ish-profesor universiteti, të bëjë deklarata të tilla për barazinë gjinore në vendet skandinave, pa marrë parasysh shumë faktorë tjerë kulturor dhe duke konstatuar se vetëvrasja, tek protestantët është shumë më e madhe se sa tek katolikët, ku ky akt konsiderohet një mëkat shumë i madh. Madje, edhe shkurorëzimi qenka më i dendur tek protestantët se sa tek katolikët.

 

Revista Spiegel shkruan për doktoraturat false në Serbi, Bosnje dhe Shqipëri. Aty shkruhet edhe për doktoraturën plagjiaturë të presidentit serb Nikoliç. Vazhdon me Bosnjen, ku shumë veta kanë doktoruar tek Universiteti Humanitar rus, që nuk ekziston. Shkruhet edhe për Shqipërinë dhe këtë anomali, por përmendet edhe fakti pozitiv dhe mbyllja e fakulteteve nga Edi Rama. Revista shpreh habinë se si ata plagjiatorë zihen, por nuk kanë asnjë pasojë. Hajni zihet, por ai mbetet profesor në Ballkan. E si të ketë, kur edhe mentorët e tyre kanë vjedhur titujt. Aty përmenden edhe revistat dubioze shkencore. Ndërfuta këtë mendime në këtë artikulli për të lidhur me titullin Tuaj si profesor dhe mungesën shkencore për deklarata para publikut. Shumë herë, pas titullit, nuk gjendet shkencëtari i vërtetë.

 

Ballkani zoti Davutoglu nuk ka nevojë për më shumë osmanizëm, por për më shumë Europë. Ballkani nuk ka ndërmend t’ i bashkëngjitet Perandorisë Osmane, por Bashkësisë Europiane. Vullnetarisht, madje duhet të plotësojë shumë kushte për ta dorëzuar sovranitetin e vet në Bruksel. Ju shpërfillni vlerat europiane. Ndoshta edhe është vendim pragmatik duke parë se edhe me hyrje në BE-në e përfunduar, nuk do të jeni më shumë se 10 për qind brenda saj. Ju keni të drejtën ta islamizoni shtetin turk dhe politizonin klerin, siç ka bërë edhe Homeini, por çdo popull duhet të zgjedhë rrugën që dëshiron. Këtë të drejtë gjakojmë edhe ne. Neve nuk na pëlqen kur përzihen në çështjen tonë as ata që na çliruan, e aq më pak ata që kuptuan ekzistencën tonë, pas dëbimit të Serbisë dhe stacionimit të Bondsteel, që na garanton shtetin. Dhe, sot, Kosova, është aq e sigurt sa edhe SHBA.

 

Kosova dhe Shqipëria nuk ndjen mungesë për kulturën turke dhe krenari osmane. Ndoshta turqit e Ballkanit. Ne kemi kulturë shqiptare, por kemi nevojë për ndërtimin e shtetit ligjor, për demokraci, kundër despotizmit, për respektimin e dinjiteti të njeriut, kundër përbuzjes, për barazi gjinore, kundër diskriminimit, për lirinë e shtypit, kundër censurës, për pranimin e diversiteteve, kundër ksenofobisë dhe racizmit. Ne zoti Davutoglu kemi nevojë për shekullin tonë, prosperitetin politik dhe ekonomik, jo dy orë në javë religjion në shkolla si në Turqi nga klasa e parë, por dy orë shkencë më shumë. Jo mësimin e osmanishtes në shkolla siç bëni, por të anglishtes apo ndonjë gjuhe tjetër të gjallë, qoftë edhe të turqishtes.

Ne kemi nevojë për iluminizëm, jo për obskurantizmin. Ne kemi nevojë për ndarje të qartë të shtetit dhe religjionit. Ne kemi nevojë për inkurajimin e intelektualëve, jo të klerit. Kleri le të merret me religjionin, shkenca me përparimin dhe krijimin e vendeve të punës.
Ne zoti Davutoglu kemi disa fe, por vetëm një komb. Ju keni një fe dhe një komb, prandaj na duhet ndihmë për të shikuar para, jo prapa. Bota na çmon pikërisht për tolerancën fetare, që ju përpiqeni ta rrënoni tek shqiptarët. Ne nuk duam segregacionin e askujt për bindje fetare. Ne kemi nevojë për ta mësuar dashurinë, jo përbuzjen dhe dominimin me dhunë në shtëpi. Kemi nevojë shumë për barazinë gjinore, kemi shumë nevojë për mësimin e dashurisë, kemi shumë nevojë për liri të vërtetë, sepse njëri ndër faktorët kryesor për lumturinë e njeriut, është pikërisht liria dhe e drejta për të marrë vendime vet.

 

Zoti Davutoglu, Ju nuk mund të realizoni tani atë plan që Perandoria nuk ka mundur ta përmbarojë për gati 500 vjet, por Ju mund të përçani dhe rrisni albanofobinë brenda shqiptarëve: të financoni dhe impononi botëkuptime tjera dhe natyrisht, të pengoni apo ngadalësoni procesin e integrimit në BE. Mos u bëni si ish-krimineli, si popullisti Lutz Bachmann, që drejton PEGIDA. Po veproni në të njëjtin kamp. Në këtë mënyrë vetëm se rriten paragjykimet dhe përçarja. Europa ka nevojë për zhdukjen e barrierave, jo për ngritjen e të rejave.

 

Ta përfundojmë me Konfucin zoti Davuoglu, biri i Davidit, nëse Davut kanë origjinë hebraike, ashtu si mund të merret me mend: “Nën qiell ekziston vetëm një familje!” ekzistojnë njerëzit pra dhe të punojmë në eliminimin e diferencave në mes popujve dhe religjioneve, nuk na duhen llogore të reja. Güle Güle!

 

 

Share This Article
27 Comments
  • Sa megaloman debili. Vjen halldupi nga anadolli ben te fortin ne Shkup me shqiptaret duke i bere turq dhe ne bejme sehir.

    Ky dhe ai zorzopi me ate pallatin me 1000 dhoma po zhvillojne prpjektin neo otoman ne trojet shqiptare dhe ne bejme sehir. Ky u takua edhe me partine e re Levizja Besa te hapur prej tij ne maqedoni me gjasme simbole kombetare shqiptare duke i lene porosite e radhes se ti shqiptaret ti bejne turq.
    Porosite ja dha Afrim Gashit, Adnan Ismaili, Skender spiun Rexhepit dhe Zeqerija Ibrahimit. Te gjithe keta spiunet e Davutoglus ne Maqedoni.

    Fli o popull fli…frrrr…gjume te embel

  • mire e ka autori.
    Na vdiqen keta dreqer.
    Njehere Greqia, njehere Turqia.
    Dhe vetem fjale te bukura k..rash.
    sillni miliarda ketu, beni rruget, beni biznes, luftoni varferine dhe e kryet ndihemn tuaj nese doni vertet te ndihmoni

  • Po ne sa iken turqit na copetuan dhe na perdhunuan..e lexove ate artikullin te asaj gjyshes dje te dita??..dhe ti qahesh nga ky shtet dhe ky popull qe te pakten nje fjale,nje strehe dhe nje cap buke na e ka dhene…une sju kuptoj ju si shpreheni kur kujtimet per masakrat greke jane te gjalla, ju akoma flisni per otomanizmin dhe kur greku eshte kembekryq ne trojet tona dhe ku tani ska me shqiptare…ju goja turku turku

  • E dini premtimin qe i beri ky shqiptareve atje: Do bejme marreveshje me qeverine maqedone qe t’;ju japim bursa dhe te vini te mesoni osmanisht ne Turqi!!! O mosterrrrr o plehreee ti me gjithe plehrat e partickave qe te priten atje

  • Turqit jane cmend
    Sillen sh keq me shqiptaret ne aeroporte.
    Dhe en administrate ka nisur nje vale perzineish te atyre me orjgine arnaute.
    Sepse konsiderohen njerez te Gylenit, armikut te Erdoganit

  • Gjithnje diplomacia turke shkon e ben politike me viktimat,ku gjithnje i ben myslimanet te qajne si ky viktima ne ket fotografi!paska pas te drejt serbi greku e bullgari qe ja ua ka gjet vendin nga kan ardh ne anadolli ktyre dallkaukve qe e bejn veten shqiptare!race e poshter dhe nga me te pabeset per shqiptaret e shqipris qe ruajn identitetin e krishterimit arberor!

  • tURQIt nuk kane faj,ata po mbushin te carat e boshlleqet e medha te politikes e dipllomacise se shtetit ame,por dhe te lidereve te tyre, kundrejt Shqipetareve te Maqedonise.Shqipetaret e Maqedonise ndihen te kercenuar nga shovinizmi e percmimi sllav,ata me te drejte, nuk po e ndjejne perkujdesjen e sigurine e shtetit ame.turqit,po shfrytezojne rastin,qe te rrisin influencen e tyre te myslimanet e maqedonise.Per mendimin tim, te paperkrahur dhe jetime sic ndihen Shqipetaret e maqedonise,AFRIMI ME tURQIt DO tE ISHtE E KEQA ME E VOGEL PER AtA, PER MOMENtIN. PRA NE SItUAtEN NE tE CILEN NDODHEt SHQIPtARIZMI MAQEDONAS,AFRIMI ME tURQINE DO tE SILLtE ME SHUME DOBI SESA DEM.Kur Sllavet nuk na llogarisin si Shqipetare,atehere,le te na llogarisin si turq.

  • Abuzive sjellja e Dautogluse qe i puth doren nje shqiptari, sepse sipas tij “shqiptarët nuk ishin asimiluar dhe kishin ruajtur identitetin kombëtar dhe besimin e tyre islam”.

    Dautoglu shpreh dhe njehere cinizem ekstrem, sepse asimilimi me i madh i shqiptareve po ndodh ne shtetin e tij, ku gjendet gjysma e kombit. I kujtuam Dautogluse qe ne vitin 1908 Prizreni nuk kishte turq, kurse sot ka komune turke dhe turqit njihen si minoritet etnik.
    I kujtuam Dautogluse se ne vitin 1908 Plava dhe Gucia ishin me shumice shqiptare, por tani jane me shumice dermuese boshnjake, edhe pse prinderit e shumices se “boshnjakeve te rinj” flasin shqip.
    Asimilimi ne boshnjak eshte interes turk, sepse boshnjaket nuk kane identitet kombetar te zhvilluar dhe vene fene para kombit. Gjithashtu eshte interes serb se boshnjaket, pavaresisht kasaphanes serbe jane popull sllav, i nje gjaku dhe gjuhe me serbet.
    Ne vitin 1908 nuk kishte asnje turk ne Prizren dhe asnje boshnjak ne Plave-Guci.

  • Rumeli vjen nga fjala arabe rrum qe do te thote Rome. Pra turqit nuk e kane mohuar kurre qe arnautet-arberit kane qene evropiane-romake. Sa per ndalimin e gjuhes shqipe fajin nuk e ka sulltani sr na u zgjua vone ndergjegjja kombetare per shkak se na “shijuan” privilegjey, ofiqet dhe pronat. Kur them na shijuan e kam fjalen per elitat fhe parine politike fhe intelektuale. Pashallare, bejlere, imame shkrtare e shkencetare. Thuaj shyqyr qe u fut AustroHungaria si lobuese dhe influencuesre se do kishim humbur fare. Kulturen Ilire dhe albanologjine i detyrohemi gjermaneve.

  • Ky osman i vogel duhet me llogjike njerezore te kerkoje te falur per mijra e mijra koka te prera shqiptaresh.Po aq mijra te debuar nga vendi i tyre.Nga shkaterimet barbare qe i ka bere Shqiperise. A kane tru keta prepotente otomano-islamiste nga Anadolli.
    Pas kesaj varet nga shqiptaret se cfare “ndihmash humanitare’ do pranoje nga ky turk ” i squt”.
    Keta osmane,mysllumane jane “shume te dashur”ndihmojne me bollik kurane,xhamija,ferexhe, qylafe etj.
    Keta osmane te rinj,injorojne problemet e medha qe kane si “i semuri i Bosforit”,qe ka mbetur i tille deri me sot.

  • Te lumte dora- ja ke bere forra. Naser Aliu, jam i sigurte se te kane zili edhe shume europiane,lere pastaj ballkanasit. Une jam i nje mendje me Ju dhe ju falenderoj per shkrimin sepse keni folur me mendjen time. Pershendtje, urimet me te mira dhe zoti ju dhente fuqi te vazhdoni perhere ne kete rruge.

  • Nje nga deduksionet e mdha te historise NJERZORE te shkences MARKSIZEM-LENINIZEMIT-thote se skllavrimi i nje vendi a’po shteti,e kombi ,eshte i lidhur me shfaqjen e prones private . çdo pushtim ka ne themel pronen-pasurine- kete fenomen duhet ta kuptoji çdo njeri ne trojet shqiptare sot.Me shtimin e popullesise Turqise i shtohet dhe oreksi per pasuri drejt vendeve qe u siguroin te ardhura ekonomike me shume,-jo per syte e bukur.qe kemi.Me shtimin e pasurise shtohet dhe rendesia e pozita e çdo shteti ,por dhe turqise ne kurrizin tone. bazohet ne skllavrimin te pasurive tona ,pastaj varemi nga i zoti shtepise ne turqi,me qdo shtet te kemi mardhanje te mira ,te vendosura te barabart me LIGJE,nje barazi e plote te drejtash per dy shtetet,dhe me gjitha shtetet,ne zot shtepie ne shtepine tone,ata ne te tyren.kjo krijon miqesi te drejte e sinqerte me turqit dhe te tjere.

  • Trap gazetar.
    Turqia jo vetem as eshte nje shtet I fuqishem be NATO por eshte nje superfuqi ne ballkanin jugor
    Dhe me tej .
    Por Ana e mire e qeverise Shqipetare eshte se sndikohet nga shkrime te tilla mediokre .
    Bej cudi me gazeten qe merret me shkrime te tilla.

  • Si e botoni nje njeri kaq te paditur historikisht ju, sa protestantin Naser Aliu? A nuk keni pak me shume standart si gazete?

  • A ka dikush te n’a e spjegoj cfare do te thote ky frumor ne kete fleterrufe?!Argumenti me idot ishte ai supozimit te rritjes se popullesise shqiptare me ate propabilitetin sikur mos te…kishte rene murtaja, sikur mos te ishin luftrat ….ik or Naser merru me ndonje pune tjeter !

  • Nje shkrim per tu duartrokitur i Naser Aliut. Shkrim qe gezon dhe ben krenar te gjithe shqiptaret e vertete, por qe idhnon dhe terbon mbetjet e garnizoneve turke ne trevat shqiptare. Nje shkrim si ky duhet ruajtur per vlerat qe ka dhe temen e nxehte qe trajton. Eshte nje lloj manifesti i marredhenieve tona te ardhshme me Turqine. Vend mik dhe aleat strategjik, por edhe nje pushtues mizor 500 vjeçar. Nje pushtues qe per pak na asimiloi.

  • Hajde po ta mbajti ty majmun me mustaqe,se do te kendojme kengen :

    O halldup Davutoglu largo taborre
    se do t’ju kuq t’ju bej more me boje

    do t’ju kuq t’ju bej more me boje
    se ashtu e kam zakone

    se ashtu e kam zakone
    Cerciza Topulli na thone…

  • Aq sa më shumë të jete prezente Turqia në Kosovë dhe Shqipëri, aq më shumë do të gëzohet Serbia dhe Turqia dhe në çastin e volitshëm, do të ndryshojë harta e Ballkanit. Reagimet e turqve duhet kuptuar: ata flasin nga zemra…

  • Do shtoja edhe genocidin armen, te grekeve e asireve bere nga turqit ne fillim te shekullit te kaluar, te cilet Turqia nuk i njeh. Gjermania ka kerkuar falje per Holokaustin e ka demshperblyer, Turqia jo.
    Na pelqen te jemi turq me te vertete?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *